| E premte, 28.11.2025, 06:58 PM |
Ç'FARË KUPTOHET ME NOCIONIN KOMB?
Nga Fahri
Dahri
a)-
"Xëngë xëngë miza del kollofotiza".
Kjo
metaforë është përdorur nga thesprotët/çamët, për të treguar se duke folur
shumë për të zgjatur një sherr, apo për të "tjerrë" një thashetheme,
arrihet në veprime të pa dëshiruara, armiqësore, madje deri edhe në vrasje.
Pra, fjalë pas fjale plas sherri, armiqësia. Më qartë:
Nga
disa veprime në dukje të vogla sot, lindin rreziqe të mëdha shoqërore nesër.
Për
të ndalur këto raste, përvoja popullore gjeti metafora e mësipërme.
E
nisa kështu këtë shkrim për të goditur fenomenin shoqëror të shfaqur dukshëm në
dekadat e fundit, të cilat karakterizohen nga një zhvillim i tepruar grindjesh,
mashtrimesh, ngritje zëri të zhurmshëm pa asnjë efekt pozitiv, shpifjesh,
etj.
Këto,
çorba të kavurdisura së pari nga politika, kanë ndikuar rëndshëm në
mbarëvajtjen tonë gjithëpërfshirëse. Fenomeni ka sjellë pa përgjegjshmëri, pa
ndëshkueshmëri edhe kur denigrohen figura të shquara si dhe identiteti ynë
kombëtar.
Në
këndvështrimin tim, nëse nuk vendosen sa më shpejt pengoret, rrezikohemi të
hyjmë në etapat (periudha kohe) "hergjele", (të harlisura) të
zhvillimit shoqëror.
Jetojmë
në këto etapa prandaj zgjodha metaforën e mësipërme.
b)-
Fenomen tjetër i rrallë dhe i veçantë, po thuaj dymijë vjeçar që vepron ndaj
kombit shqiptar është pa ndalshmëria armiqësore e të tjerëve për të na
asimiluar, për të na zhdukur.
Të
gjithë rrimë e rrimë e vetpyesim: Vallë pse? Nuk e di nëse është vetëm thënie e
popullit tonë, por për përgjigjen e pyetjes duket është e saktë vetëm për ne:
"Pema me kokrra gjuhet me gurë".
Mijëvjeçarët,
emërtim i bërë nga njerëzimi, ecin në vazhdimësinë e Universit, bashkë me 'ta
ecën dhe njerëzimi. Tek i pari njerëzimi nuk arrin ta ndjekë, as ta
kuptojë ndryshimin; por ndryshimet në zhvillimin dhe ecurinë e njerëzimit, për
epokat e kaluara na njeh historia, arkeologjia, gojëdhënat dhe nga
aktualitetet përkatëse.
U
zgjatëm pak, për të thënë që në këto periudha të gjata kohe, kombi shqiptar
është sulmuar nga të gjitha anët me synim asgjësimin e tij.
Ndalem
në disa të veçanta që kemi për të vërtetuar qenien tonë si "Pemë me
kokrra që na gjuajnë me gurë".
c)-
Gjuha është shprehja e parë e kombit. Nuk është nevoja për tu zgjatur pasi
është e njohur veçoria e gjuhës tonë si protogjuhë dhe unike (është vetëm një).
ç)-
Gjaku. Lidhja e gjakut. Tek etnia shqiptare ekziston një lidhje e fortë e
gjakut dhe lidhja farefisnore. Organizimi etnik shoqëror tek ne, ka baza të
forta tek vazhdimësia e gjakut dhe e fiseve. Dukshëm është njohur organizimi
fisnor gjatë Mesjetës. Ndër datat më të rëndësishme të historisë së etnisë
tonë, është "Besëlidhja e Lezhës"; ose "Lidhja Shqiptare e
Lezhës"; "Kuvendi i Lezhës", apo "Liga e Princërve
Shqiptarë". Kjo lidhje ka të bëjë me Kuvendim e Princërve Shqiptarë të
viteve 1444, me nismën e Gjergj Kastriotit. Besëlidhja e Lezhës është mbledhur
më 2 mars 1444, në Katedralen e Shën Nikollës, në Lezhë. Organizatorë të kuvendit
ishin: prijësi i Principatës së Kastriotëve Gjergj Kastrioti dhe princat më me
influencë të disa krahinave. Princërit që morën pjesë ishin: princi i krahinës
midis Krujës dhe Durrësit; princi i Beratit dhe disa princër të tjerë të
Myzeqesë; princi i krahinës midis Krujës dhe Lezhës; princat e
principatës që shtrihej nga Drini në Kosovë gjer në kufi të Serbisë; princi i
Danjës; princi i Malësive të Shoshit e i Shalës; princi i Zadrimës; princi i
Malit të Zi, etj.
Besëlidhja
mbarëshqiptare ishte bërë mbi parimet e gjuhës, zakoneve dhe traditave tona të
veçanta.
Në vazhdimësi atë organizim e gjejmë në Lidhjen e Prizrenit, ku lindi
përcaktimi i kombit mbi bazën e fiseve. Në atë lidhje u konsolidua ndërgjegja
jonë kombëtare. Lidhja e Prizrenit ishte një organizim politik i parisë së
katër vilajeteve ku, nga popullsia e territori mbizotëronin shqiptarët. U
themelua zyrtarisht më 10 qershor 1878 në ish qendrën e vilajetit të Kosovës.
Qëllimi i Kuvendit del qartë nga fjalimi i Abdyl Frashërit: "Qëllimi
i Kuvendit është që t'ua presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën
shqiptare dhe duke u betuar që t'i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë
gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë".
d)-
Trashëgimia që kanë lënë amanet të parët tanë, ka qenë dhe vazhdon të jetë:
"Mbajtja e lidhjeve të gjakut dhe lidhja fisnore, kush prish apo tenton
ti prishë këto lidhje, mbi 'ta të bjerë mallkimi i rëndë".
Megjithatë
tek njeriu, në tërësinë e tij, për fat të keq zënë vënd, krahas arësyes edhe
pasionet. Po ç'farë janë pasionet? Ndjenjë e fuqishme, e thellë dhe e
qëndrueshme, që shfaqet me vrull dhe që përcakton sjelljen e veprimtarinë e
njeriut; me efekt të fuqishëm.
"Nuk
janë të pakta rastet kur njeriu pranon pasionin absurd, në këtë rast
absurditeti është një pasion nga më të dhembshmit". Na thotë mëmçuria e të urtëve tanë.
Periudha të gjata kohe, njëra pas tjetrës ecin gjithmonë përpara. Kjo është
ligjësi e natyrës. Ndërsa ndryshe është me njerëzit, ku seicili veç e veç e nis
nga e para jetën e tij. Edhe kjo është ligjësi e natyrës. Të dyja janë
ligjësi të natyrës, atëhere ku qëndron problemi? Tek njerëzit që duhet të
arrijnë ta kuptojnë këtë fakt të ligjësisë natyrore.
d)-
Një tjetër mënçuri nga të parët na kujton: "Mos vraponi për të
gjetur gurë, sigurohuni të mos humbim diamantët që i kemi". Dhe
vërtet ne kemi plot diamante që jo të gjithë i kanë, dhe kjo është një nga
shkaqet që të tjerët na gjuajnë me "gurë"!.
Në
këto situata kërkohet të jemi të ndërgjegjdhëm e të përgjegjshëm se:
Nuk
mund të mbrojmë dhe të ruajmë vendin e të parëve tanë, nëse nuk kultivojmë
ndjenjën e dashurisë për çdo pjesë të truallit të Shqipërisë etnike".
Për
të realizuar ruajtjen dhe mbrojtjen e trojeve tona, lind nevoja të njihemi me
disa përkufizime, apo përcatime të nocionit "komb".
Personalisht
mendoj se nocioni komb është rezultat i fazave sasiore dhe cilësore të
zhvillimit demografik të njerëzimit me fillesë çifti, familja, fisi, etnia, të
cilat ne shqiptarëve na çojnë tek kombi, të pa shkëputur nga "lidhja
e gjakut".
Dihet
se për termin "komb" ka plot përkufizime dhe të gjitha, sipas
këndvështrimeve të autorëve të ndryshmë dhe të shumtë, janë të drejta pasi
mbështeten në vullnetin e tyre. Trajtimi për këtë temë nuk bëhet për
kundërvënie të askujt, gjithashtu nuk ndalem në përcaktimet e shumta që i bëhen
kombit. Këtë emërtim do e trajtoj duke u bazuar në fjalën e dialektit tim
krahinor, "komb". Kjo fjalë edhe sipas fjalorit shqip-shqip do të
thotë: nyjë; pengesë si nyjë në të folur: iu bë një komb në grykë nuk mund të fliste dot. Në litar bëjmë një nyje (komb) që, sipas rastit shërben si forcë për të
kryer një proçes pune. Nga një proçes pune që kërkohet forca dhe që zgjidhet me
komb (nyje) edhe shkalla e zhvillimit njerëzor kërkon një emërtim të ri, mbi
atë të fisit për tu forcuar më tepër, për këtë shërben kombi, i cili lind si
efekt i shtimit sasior e cilësor i fiseve. Gjithmonë në lidhje biologjike. Në
konceptimin e përgjithshëm me "komb" kuptojmë banorët; me
"Atdhe- Mëmëdhe" kuptohet hapësira territoriale; ndërsa emërtimi
"shtet" është organizëm shtetëror a shoqëror, që i njohim si
institucionet legjitime.
Por
në realitetin tërësor idea e kombit është tepër e ndërlikuar, mbasi veprojnë
këndvështrime të ndryshme që lidhen me interesa etnike, racore, fetare etj. Në
glob ka kombe të ndryshme, të tillë si: shumëgjuhësh, me disa besime fetare si:
SHBA, Gjermania, Shqipëria. Komb që banorët jetojnë në shumë shtete, siç jemi
ne, shqiptarët. Pavarësisht nga të gjitha këto, përkufizimet për kombin
grupohen në dy:
a)-Kombi
është krijesë artificiale kulturore e jo zhvillim natyral i bashkësisë me
prejardhje të njëjtë biologjike.
b)-Shqiptarët
e vërtetë e kanë kombin me zhvillim natyral të bashkësisë me prejardhje të
njëjtë biologjike.
Në
këto dy grupime përkufizimesh të kombit lindin kontradiktat antagoniste të
cilat krijojnë armiqësi dhe konflikte të vazhdueshme. Nëse vëzhgohen me kujdes
dallimi mes tyre është tek të bazuarit jo me prejardhje biologjike dhe me
prejardhje biologjike. Që do të thotë se shumica nuk kanë prejardhje biologjike
që të bazohen. Si rrjedhojë krijojnë arësyetime dhe justifikime artificiale që
të formojnë komb, janë agresivë dhe nxisin luftëra. Konkluzion që është i
vërtetuar në shekuj. Ndërsa pakica, që kombin e përcakton nga prejardhja
biologjike, është krejtësisht e kundërta me jo biologjikët. Në këtë grup
përfshihet kombi shqiptar i cili është paqësor, nuk ka sulmuar, as ka
pushtuar asnjë territor të të tjerëve, është tolerant, respekton të drejtat
universale të Njeriut, të Pronës. Por fatkeqësisht ndodhet i vetëm si komb mbi
baza të prejardhjes biologjike. Veçori e rrallë që krijon ambicje,
zili negative të të tjerëve që në vazhdimësi na "gjuajnë me gurë"!.
Nga
sa u trajtua shkurtimisht, përkufizimi i saktë dhe i plotë që i përgjigjet
shkallës së zhvillimit shoqëror të njerëzimit, është përkufizimi sipas
përcaktimit që i bëhet nga populli shqiptar, i cili e shikon kombin të lidhur
me zhvillimin natyral të bashkësisë me prejardhje të njëjtë biologjike.
e)-
Sa sipër duhet ruajtur përkufizimi shqiptar për kombin nga çdo agresion i
brëndshëm dhe i jashtëm, mbasi është natyral, aspak i sajuar!.
Në
përfundim "Kombi", për të qenë i përmasave botërore,
kërkohet të ketë unifikim shkencor. Një vlerësim i tillë i shërben vendosjes së
paqes dhe ndalon agresorët profanë në fushën e kombeve.
E
vërteta e nocionit komb, sipas përcaktimit shqiptar që e lidh me zhvillimin natyral të
bashkësisë me prejardhje të njëjtë biologjike, lind të drejtën për të
qenë i mbrojtur nga UNESCO.
Fahri Dahri. Tiranë,
më 28/Nëntor/2025