E diele, 23.11.2025, 09:45 PM (GMT)

Faleminderit

Don Fran Sopi: Një shekull dritë nga jeta e Luigj Gurakuqit

E diele, 23.11.2025, 06:58 PM


Një shekull dritë nga jeta e Luigj Gurakuqit

Shkruan:  Don Fran Sopi

Sot, në 100-vjetorin e vrasjes së Luigj Gurakuqit, me nderim të thellë kujtojmë një ndër figurat më të mëdha që ka e lindur kombi ynë. Ka njerëz që lindin një herë në histori, por mbeten përgjithmonë të gjallë në zemrën e popullit. Njëri prej tyre është Luigj Gurakuqi. Ai ishte poet që shkroi me shpirt, mendimtar që punoi me mendje dhe atdhetarar që e nderoj Shqipërinë me gjithë fuqinë e tij shpirtërore.

Lindi në Shkodrën shumë të dashur, një qytet që për shekuj ka qenë qendër e dijes, kulturës dhe atdhetarizmit. Në atë vatër gjallërie shpirtërore, ku fjalët e poetëve dhe zërat e lirisë përziheshin për forcuar frymën e shqiptarisë, dhe për ta forcuar karakteri i tij.

Në këndvështrimin tim si meshtar i kishes katolike në Kosovë Luigj Gurakuqi ishte njeri me mendime të pastra dhe me zemër të madhe për vendin e tij. Ai ishte dritë e Shqipërisë”, sepse punoi me penë, me mendje e me shpirt, jo për vete, por për popullin vet.

Qysh në moshë të re, kur ishte student larg atdheut, ai nuk u kufizua vet?m në libra. Ai e kërkonte të bukurën, të drejtën dhe të mirën e popullit tonë. Poezitë e tij të hershme janë plot freski e ndjeshmëri. Ai sollli një ide të re në letërsinë shqipe. Ai krijoi mënyra të reja poetike, duke e bërë gjuhën tonë më të rregullt, më harmonike dhe më të kuptueshme. Më pas botoi një abetare për nxënësit tonë, libër i vogël në formë, por i madh në mision, sepse ndriçonte hapat e parë të arsimit shqip. Ai besonte se, ashtu si shpirti nuk ndriçohet pa dritën e Zotit, edhe populli nuk mund të jetë i lirë pa arsim e pa dije.

Në Kongresin e Manastirit (1908), Gurakuqi punoi krah burrave më të urtë të kohës, përkrah delegacionit të Shkodrës me pater Gjergj Fishtën, Dom Mjedën dhe Mati Logorecin. Ai u zgjodh nënkryetar dhe anëtar i komisionit për unifikimin e alfabetit shqip. Vendimet e atij Kongresi ishin një hap i madh drejt bashkimit shpirtëror dhe kulturor të popullit tonë evropian.

Në qeverinë e parë shqiptare të 28 nëntorit 1912, të drejtuar nga Ismail Qemali, Gurakuqi ishte më shumë se firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Ai shërbeu si Ministër i Arsimit, duke punuar me përkushtim për të ngritur themelet e para të shkollës dhe arsimit kombëtar.

Në vijim, më 1913, ai mori pjesë në Konferencën e Londrës, dhe më vonë ishte anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris.

U vra në Bari të Italisë më 2 mars 1925, gjatë njjë atentati nga,ata njerëz të cilën nuk e deshtën të vërtetën historike të popullit tonë. Ai u vra larg atdheut, si shumë shërbestarë të së vërtetës dhe të idealeve të mëdha. Me vdekjen e tij të dhimbshme, u shndërrua në martir të idealeve kombëtare.

Jeta e Luigj Gurakuqit mbetet një thirrje e fortë për intelektualët qe ti ruajm vlerat  atdhetare të vërteta  të popullit  tonë. Ai është shembull i njeriut të palodhur, që mësonte, punonte dhe e donte vendin me zemër të pastër.

Për Klerikët fetarë,  mësuesit dhe për secilin prej nesh, Gurakuqi nuk është thjesht një emër në faqet e historisë, ai është një dritë e brendshme që ndriçon rrugën e dijes dhe kulturës së popullit tonë. Ai na mëson se mirësia, nderi dhe dashuria për atdheun janë vlera të pavdekshme.

Luigj Gurakuqi ishte shërbetor i dijes dhe i atdheut, një shembull i pashuar për çdo zemër shqiptare. Edhe sot, një shekull pas vrasjes së tij, zëri i tij vazhdon të na thërrasë: “atdheun e bëjnë njerëzit që i shërbejnë me shpirt”.

Në mbyllje të fjalimit tim, i përshendes me respekt të veçantë organizatorët e kësaj ngjarjeje, Forumin e Intelektualëve “Luigj Gurakuqi”, për vizionin, përkushtimin dhe punën e tyre të palodhur në nderim të kësaj figure madhore të kombit.

Njëkohësisht, shpreh mirënjohjen time të sinqertë për panelistët dhe studiuesit pjesëmarrës, të cilët me kumtesat e tyre të vlefshme do ta pasurojnë këtë përkujtim dhe do ta mgrsin edhe më lart vlerën e kësaj Akademie Përkujtimore

Mirënjohje dhe shumë urime për të gjithë.

Faleminderit!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Lekë Mrijaj: Klina nderon Luigj Gurakuqin, një nga burrat e mëdhenj të kombit Maliq Torra: Historiani dhe ushtaraku madhor Zenun Fero Hysen Ibrahimi: Në përkujtim të diplomatit dhe atdhetarit Gani Azemi Prend Buzhala: Rrëfyesi i urtësisë dhe pajtuesi i plagëve Gjon Keka: Madhështia e Gjergj Kastriotit Hysen Ibrahimi: Prof. Prenk (Jak) Gjetaj – Intelektual i përmasave kombëtare Albert Zholi: Jeta e vrullshme politike e Fatos Nanos Gjekë Gjonaj: Rruga e jetës, arsimimi dhe aktivitetet e Drita Ivanajt - Ujkaj (4) Lekë Mrijaj: Frano Alkaj – një shkëndijë e humanizmit dhe gjuhës klasike shqiptare Llesh Ndoj: Atë Gjergji nuk ka çmim! Gani Pllana: Kontributi i Prof. Ferdinand Lekës në Terminologjinë Shkencore-Teknike dhe Fjalorët Dygjuhësorë Llesh Ndoj: Pesha e madhe e atdhedashurisë së një Kampioni Bote Gjekë Gjonaj: Rruga e jetës, arsimimi dhe aktivitetet e Drita Ivanajt - Ujkaj (2) Arben Bitri: Tragjedi në New-York Albert Zholi: Dr. Diamant Lulaj – Kardiologu shqiptar që lartëson emrin e vendit në arenën ndërkombëtare Ilir Çumani: Nënë Tereza – kjo humaniste e ndërgjegjes njerëzore Gjekë Gjonaj: Rruga e jetës, arsimimi dhe aktivitetet e Drita Ivanajt - Ujkaj (1) Kristinë Oroshi: Liza Llesh Moli – Heroina që mbrojti pragun e shtëpisë Hysen Ibrahimi: Faruk Spahija – Kontributi dhe Sakrifica në Shërbim të Lirisë së Kosovës Hysen Ibrahimi: Kontributi i Gani Azemit në promovimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx