Faleminderit
Don Fran Sopi: Një shekull dritë nga jeta e Luigj Gurakuqit
E diele, 23.11.2025, 06:58 PM
Një shekull dritë nga jeta e Luigj Gurakuqit

Shkruan: Don
Fran Sopi
Sot,
në 100-vjetorin e vrasjes së Luigj Gurakuqit, me nderim të thellë kujtojmë një
ndër figurat më të mëdha që ka e lindur kombi ynë. Ka njerëz që lindin një herë
në histori, por mbeten përgjithmonë të gjallë në zemrën e popullit. Njëri prej
tyre është Luigj Gurakuqi. Ai ishte poet që shkroi me shpirt, mendimtar që
punoi me mendje dhe atdhetarar që e nderoj Shqipërinë me gjithë fuqinë e tij
shpirtërore.
Lindi
në Shkodrën shumë të dashur, një qytet që për shekuj ka qenë qendër e dijes,
kulturës dhe atdhetarizmit. Në atë vatër gjallërie shpirtërore, ku fjalët e
poetëve dhe zërat e lirisë përziheshin për forcuar frymën e shqiptarisë, dhe
për ta forcuar karakteri i tij.
Në
këndvështrimin tim si meshtar i kishes katolike në Kosovë Luigj Gurakuqi ishte
njeri me mendime të pastra dhe me zemër të madhe për vendin e tij. Ai ishte
dritë e Shqipërisë”, sepse punoi me penë, me mendje e me shpirt, jo për vete,
por për popullin vet.
Qysh
në moshë të re, kur ishte student larg atdheut, ai nuk u kufizua vet?m në
libra. Ai e kërkonte të bukurën, të drejtën dhe të mirën e popullit tonë.
Poezitë e tij të hershme janë plot freski e ndjeshmëri. Ai sollli një ide të re
në letërsinë shqipe. Ai krijoi mënyra të reja poetike, duke e bërë gjuhën tonë
më të rregullt, më harmonike dhe më të kuptueshme. Më pas botoi një abetare për
nxënësit tonë, libër i vogël në formë, por i madh në mision, sepse ndriçonte
hapat e parë të arsimit shqip. Ai besonte se, ashtu si shpirti nuk ndriçohet pa
dritën e Zotit, edhe populli nuk mund të jetë i lirë pa arsim e pa dije.
Në
Kongresin e Manastirit (1908), Gurakuqi punoi krah burrave më të urtë të kohës,
përkrah delegacionit të Shkodrës me pater Gjergj Fishtën, Dom Mjedën dhe Mati
Logorecin. Ai u zgjodh nënkryetar dhe anëtar i komisionit për unifikimin e
alfabetit shqip. Vendimet e atij Kongresi ishin një hap i madh drejt bashkimit
shpirtëror dhe kulturor të popullit tonë evropian.
Në
qeverinë e parë shqiptare të 28 nëntorit 1912, të drejtuar nga Ismail Qemali,
Gurakuqi ishte më shumë se firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Ai shërbeu si
Ministër i Arsimit, duke punuar me përkushtim për të ngritur themelet e para të
shkollës dhe arsimit kombëtar.
Në
vijim, më 1913, ai mori pjesë në Konferencën e Londrës, dhe më vonë ishte
anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris.
U
vra në Bari të Italisë më 2 mars 1925, gjatë njjë atentati nga,ata njerëz të
cilën nuk e deshtën të vërtetën historike të popullit tonë. Ai u vra larg
atdheut, si shumë shërbestarë të së vërtetës dhe të idealeve të mëdha. Me
vdekjen e tij të dhimbshme, u shndërrua në martir të idealeve kombëtare.
Jeta
e Luigj Gurakuqit mbetet një thirrje e fortë për intelektualët qe ti ruajm
vlerat atdhetare të vërteta të popullit
tonë. Ai është shembull i njeriut të palodhur, që mësonte, punonte dhe e
donte vendin me zemër të pastër.
Për
Klerikët fetarë, mësuesit dhe për
secilin prej nesh, Gurakuqi nuk është thjesht një emër në faqet e historisë, ai
është një dritë e brendshme që ndriçon rrugën e dijes dhe kulturës së popullit
tonë. Ai na mëson se mirësia, nderi dhe dashuria për atdheun janë vlera të
pavdekshme.
Luigj
Gurakuqi ishte shërbetor i dijes dhe i atdheut, një shembull i pashuar për çdo
zemër shqiptare. Edhe sot, një shekull pas vrasjes së tij, zëri i tij vazhdon
të na thërrasë: “atdheun e bëjnë njerëzit që i shërbejnë me shpirt”.
Në
mbyllje të fjalimit tim, i përshendes me respekt të veçantë organizatorët e
kësaj ngjarjeje, Forumin e Intelektualëve “Luigj Gurakuqi”, për vizionin,
përkushtimin dhe punën e tyre të palodhur në nderim të kësaj figure madhore të
kombit.
Njëkohësisht,
shpreh mirënjohjen time të sinqertë për panelistët dhe studiuesit pjesëmarrës,
të cilët me kumtesat e tyre të vlefshme do ta pasurojnë këtë përkujtim dhe do
ta mgrsin edhe më lart vlerën e kësaj Akademie Përkujtimore
Mirënjohje
dhe shumë urime për të gjithë.
Faleminderit!










