E diele, 23.11.2025, 09:38 PM (GMT)

Mendime

Idriz Zeqiraj: Skuthëria klanore, kanceroze e LDK-së

E diele, 23.11.2025, 06:26 PM


SKUTHËRIA KLANORE, KANCEROZE E LDK-SË

NGA IDRIZ ZEQIRAJ

Gjithherë në prag të zgjedhjeve, zyrtarët partiakë të LDK-së deklarohen se: "Jemi të gatshëm për zgjedhje dhe për të fituar!" Pavarësisht ulje-ngritjesh, fitorja e premtuar ka munguar. Arsyet e humbjeve janë edhe subjektive. Tashmë, nuk përbënë asnjë sekret, se në zgjedhjet e vitit 2021, LDK-ja fitoi vetëm 9.8 %, sepse brenda koalicionit ishin Pacolli dhe ca partiza minore.

Ndodhi kjo gjëmë për LDK-në, sepse Lidershipi klanor shpërfilli, më sakt, përmjerri elektoratin, anëtarësinë, Këshillin e Përgjithshëm, Grupin e Deputetëve, madje edhe vetë Kryesinë saj! Klani vicioz dertoi me shefat e PDK-së, të cilët kishin përgjakur LDK-në dhe Kosovën dhe e pësoi.

Për turpin e klanorëve, humbjen ua faturuan dy veprimtareve dinjitoze: Donikë Gërvalles dhe Vjosë Osmanit!? Ishin mësuar me skuthëri dhe heshtje, të largonin nga strukturat e partisë kuadrot e devotshëm dhe besnikë të Presidentit Rugova,

Mirëpo, në rastin e zonjave luftarake e dinjitare skuthëria agjenturore SHIK-iste nuk funksionoi. Dhe, për ta shpëtuar rënien në hiç të partisë, dikur, zëmadhe, vendosen bërjen e ndryshimit. Për rrjedhojë pensionoi PAN-in kriminal me komandantët e tij dhe vegël-patericë klanin Mustafa të LDK-së.

Lidershipi i ri i LDK-së, i kryesuar nga Lumir Abdixhiku, ngjalli goxha shpresë. Nisma e reformës u prit mirë nga anëtarësia, elektorati. Me keqardhje, nuk përmbushi pritjet e dëshiruara, edhe pse shënoi rritje, ngaqë nuk shfrytëzoi mundësitë, me arsyetimin e ruajtës të unitetit. Ishte humbje e shansit për partinë e Dr. Rugovës, e cila bëri paqen dhe luftën. duke u bërë themeltare e shtetit të Kosovës.

Si ka mundësi që një parti me një barrë krimesh vrastare e hajnore, si PDK-ja të këtë epërsinë e ulëseve në Kuvendin e Kosovës, në raport me LDK-në, e cila bartë vlera demokratike dhe larg çdo gjëje të keqe, që mund ta penalizojë?! Nisur nga ky fakt domethënës, LDK-ja duhet të bëjë një analizë të thellë për shkaqet, rrethanat dhe veprimet për inferioritetin e LDK-së. Nëse PDK-ja, përkatësisht, krerët dhe eksponentët e saj, kanë "harruar" për jetimët që ia shtuan Kosovës, gjatë dhe pas luftës, u takon, së pari,  Kryesisë, deputetëve, Këshillit të Përgjithshëm dhe kuadrove të tjerë të LDK-së, tua kujtojnë kriminelëve të PAN-it se nuk mund të vazhdojnë të bëjnë hije në jetën politike të Kosovës.

Ishte vendim logjik dhe dinjitar i LVV refuzimi i kthimit në pushtet të komandantëve kriminelë të PAN-it. Sepse një shoqëri, e cila proklamohet si demokratike, nuk mund të ecën me krime nëpër këmbë! Një qeveri e kontaminuar, do të ishte vazhdim i turpërimit gjithë shqiptar.

Përzgjedhja e LVV për bashkëqeverisje  me LDK-në, si të vetmet parti parlamentare të pa kriminalizuara, ishte rreshtimi i duhur. Kjo ftesë e LVV për koalicion me LDK-në, ka pasur dhe vazhdon ta këtë aprovimin e shqiptarëve vendorë dhe të përbotshëm. Dhe, misioni i kësaj bashkëqeverisje ishte madhor e fisnik: Largimin e krimit dhe të kriminelëve nga jeta politike e publike të shqiptarëve. Ajo që u ndodhi shqiptarëve në luftë dhe pas luftës, është unike. Bijtë më të mirë të Atdheut-Kosovë, të cilët e bënë paqen dhe luftën, u ekzekutuan të listuar ngeshëm, për të përvetësuar lavdinë e luftës dhe grabitur pasuritë e brezave shqiptarë, nga bastardët shqipfolës, hafije të Serbisë, Francës dhe të Tiranës zyrtare social-komuniste.

Dhe, sot kur i sheh kriminelët, në organizimet e turpshme, kinse, për drejtësi, na kujton miken e madhe të shqiptarëve, euro-deputeten proverbiale, Doris Pack se "me kriminelë janë ata që protestojnë, se sa ata që janë të ngujuar në Hagë".

Dhe, nëse këtë mision nuk e realizon LDK-ja, do të mbetet pengu i madh, madje i përjetshëm i shqiptarëve. Sepse është ngushëllim jo vetëm i shumë qindra familjeve të viktimave, por edhe i dhjetra-mijëra familjeve, të cilat ndërlidhen me gjak e fis, me miqësi dhe dashamirësi, me ato familje. Dhe, krejt më e rëndë është se shqiptarët do të konsiderohen si të zhveshur nga ndjenja e drejtësisë dhe janë një hiç!

Me refuzimin e krijimit të organeve kuvendore, fillimisht, pastaj të Qeverisë të Kosovës, LDK-ja  mori përgjegjësinë e fajësisë së madhe, jo vetëm të shpenzimeve të miliona eurove, për procesin e përsëritur zgjedhor; qindra miliona të tjera nga BE-ja dhe Banka Botërore; por edhe bllokimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe dëmi politik, që po e konfirmon akuzën e Serbisë se "shqiptarët nuk janë të aftë për shtet-ndërtim!" Dhe, e gjithë kjo barrë po i faturohet partisë së vetme dhe të parë pluraliste në Ballkan, LDK-së, që, edhe pse pa polici dhe ushtri; pa objekte zyrtare pushtetare e shtetërore, krijoi paralelizmin shtetëror, duke e ruajtur qenien njerëzore shqiptare, në kushtet e një terrori serbo-sllavë, derisa gjeniu Rugovë e bindi botën demokratike, të prirë nga SHBA, për ndërhyrje me "Apaçët" e saj, duke e çliruar Kosovën, ndër shekuj të pushtuar.

Lidershipi i LDK-së, me propozimet e tij për: "qeveri teknike, gjithëpërfshirëse, të unitetit", dështoi tërësisht, sepse u pa qartë se ishte nën presioneve e klaneve, për ta kthyer PAN-in kriminal në pushtet! Këtij qëllimi i parapriu qysh para fushata, kur eksponentët e klanit Mustafa absolutizonin pamundësinë e bashkëqeverisjes me LVV, duke aluduar koalicionin me PAN-in, kryesisht, PDK-në.

"LVV na ka fyer",- thonë krerët e LDK-së. Por, PAN-istët na kanë vrarë "pushkë hekuri, si derra e egër" ,- siç shprehet populli. Thënë troç, janë dy beteja kryesore, fitimtare, por të dy protagonistët, komandantë fitimtarë, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Kolonel Tahir Zemaj, u ekzekutuan nga PAN-i. I pari në pikun e luftës, i dyti pas luftës, në liri. Dhe, seria e vrasjeve është numerike, jo 100 e 200 persona, siç duan ta minimizojnë dhe falsifikojnë krimin, por llogaritën në shumë qindra. Dhe kjo dëshmohet me shtatoret, bustet dhe varret e tyre anekënd Kosovës.

Nëse Lidershipi aktual i LDK-së nuk sheh, nuk e dëgjon, nuk e dinë pakënaqësinë në rritje të anëtarësisë dhe të strukturave të partisë, madje në të gjitha nivelet, ne po ju paralajmërojmë se pazaret e pista, me përgjakësit e LDK-së dhe të Kosovës, nuk do të kalojnë pa pasoja.

Lidershipi i LDK-së doli blof. Një herë tha se nuk duam koalicion me askënd. Pastaj i bëri thirrje kampit të kriminalizuar, PAN-it, për një qeverisje të opozitës, pa LVV! Injorimi i popullit nuk është normë e demokracisë. Përkundrazi, është mënyrë e të sunduarit komunist dhe fashist. Por, kjo nuk i shkon partisë më pro perëndimore të Presidentit Rugova.

Kujt i duhet flirti me Fatmir Limaj, i damkosur me "non grata" amerikane, për krimet vrastare e hajnore. E njëjta vlen edhe për subjektet tjera politike, pjesë të PAN-it, përkatësisht, PDK dhe AAK.

Nëse kryetar Abdixhiku, me Kryesinë e tij, nuk e përballon presionin klanor brenda Kryesisë të LDK-së, duhet t`i hapë rrugë një referendumi partiak, i cili realizohet brenda një dite, me lokale gratis, objektet shkollore, me të vetmin shpenzim simbolik letrat, me një pyetje: Jeni pro krimit apo kundër krimit? Dhe, "kriza" e stisur dhe e shpifur artificialisht, kalohet pa asnjë përgjegjësi për kryetar Lumirin dhe të Kryesisë së tij.

Kujdes, se skuthëria klanore po e mbanë peng Kosovën. Dhe, kjo do të kushtojë shumë.

Koha për maturi dhe reflektim!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx