E merkure, 19.11.2025, 11:19 PM (GMT)

Mendime

Bashkim Saliasi: Kritika, arma që vret; buzëqeshja është ajo që të bën të lumtur në jetë

E merkure, 19.11.2025, 06:55 PM


KRITIKA, ARMA QË VRET, BUZËQESHJA ËSHTË AJO, QË TË BËN TË LUMTUR NË JETË

Përgatiti: Bashkim SALIASI

Të kritikosh të tjerët, nuk është veprim i mençur. Kritika nuk është veprim i mençur sepse e shtyn ata që kritikon, të mbrohet dhe të justifikohet, është e rrezikshme sepse prek te njeriu, që kritikon krenarin dhe krijon pakënaqësi.

Në gjermani është e ndaluar të kritikosh personin pasi ka ndodhur një ngjarje. Nëqoftëse kritika bëhet me një herë dënohet ai që kritikon dhe jo ai që ka gabuar.

Sa domethënëse është kjo ligjësi e cila ju jep mundësi njerzëve që të rregullojnë marrdhëniet ndërmjet tyre. Ne njerëzit e vdekshëm jemi të gjithë njësoj: gjithmonë të gatshëm të kritikojmë të tjerët.

Njeriu kur mendon se do kritikojë dikë le të kujtoj një herë veten se si duhet të sillet ai kur e kritikojnë atë. Njerëriu duhet të bindet se kritika është si ai plumbi, që bënë rikoshet dhe vret atë që e zbraz revolen.

“Mos gjyko, që mos të jesh i gjykuar!”. Ta gjykosh tjetrin për veprimin, që ka kryer është njësoj si ta pushkatosh, dhe kur je para pushkatimit do mundohesh të gjesh të gjitha mundësit për të shpëtuar. Pra nga i akuzuar do kthehesh në akuzues.

Kur duam të shmangim hatërmbetjet, që mund të zgjasin disa dhjetëvjeçar, është mirë ta përmbajmë veten, që mos të bëjmë menjëherë kritika dhe mos i japim me lehtësi mësime tjetrit edhe përse mund ti meritojë. Të tjerët është mirë ti trajtomë ashtu sikundër dëshironim të na tajtonin dhe ne.

Po ta mendojmë thell - thell kemi të bëjmë me një qënie që qeveriset, jo vetëm nga logjika, por edhe nga pasionet. Një proverb shkodrane thotë: “Mos të hyftë vetja në qejf se thyen kokën”.

Kritika është një mjet i rrezikshëm, e aftë të provokojë një shpërthim në egon e një personi, shpërthimin që mund të ketë pasojë edhe vdekjen. Njeriu, në sensin e mirë të fjalës nuk ka përse të flas keq për tjetrin sepse dashje padashje fjala i vete në vesh dhe sjell vetëm konflikte dhe mëri. Një proverb nga tepelena thotë: “doli fjala nga dhëmballa e mori vesh tërë mëhalla”.

Nga pikpamja personale është më e lehtë të ndryshosh veten sesa të mundohesh të kritikosh dhe ndryshosh të tjerët. Mendoj se tjetrit duhet ti zëmërohesh aq sa peshon dhe nuk ke arsye përse të konfliktohesh me të.  Po të sjellim në mendje proverbën angleze: “ Të kuptosh gjithçka, do të thotë të falësh gjithçka”.

Mos harrojmë se njeriu lufton që gjithëkund të jetë i rëndësishëm. Dëshira për të qënë i rëndësishëm, është një nga ndryshimet thelbësore ndërmjet njeriut dhe kafshëve. Pra shprehja më thuaj se si e plotëson dëshirën tënde për t'u dukur i rëndësishëm dhe të them se kush je. Kjo përcakton karakterin dhe personalitetin tënd.

Në jetën e përditshme na takon të takojmë lloj-lloj personash, por ajo që unë vë re është se të gjithë dëshirojnë të flasin vetë dhe tjetri duhet të dëgjojë. Sa më shumë koplimenta ti bëjmë bashkëbiseduesit aq më shumë do i adhurojnë fjalët tona, i cili do i mbaj mend dhe kur ne i kemi harruar pas disa vitesh.

Është e çuditshme se sa shpejtë harrojmë. Nëse dëshirojmë të bëjmë sa më shumë miq nuk duhet të fillojmë, të pretendojmë që ata të interesohen për ne dhe për punët tona.

Mënyra më e mirë është ta ndjekësh me vëmëndje bisedën dhe tia aprovosh atë. Që të kesh shumë miq është mirë që me njerëzit të përshëndetesh me dashamirësi.

Përdorimi i shprehjeve: “Ja ku jam në dispozicionin tuaj”, krijon afrimitet dhe ngjallin ndjenjën e besueshmërisë. Buzëqeshja fletë më tepër se një mijë fjalë.

Vite më parë kur ikja për në punë përshëndetesha me gruan me shprehjen: Mirupafshim. Vitet e fundit kur unë u gjenda larg në punë në mëngjez jo vetëm që përshëndetem me gruan, por puthemi njëri-tjetrin. Ndihem mirë dhe dita kalon për bukuri.

Kur ndodh që ndonjëherë nuk përshëndetemi me njëri tjetrin dita më duket e gjatë dhe mërzitëshme. Një proverb kineze thotë: se kush nuk di të buzqeshë, nuk duhet të hapë dyqan.

Të buzqeshësh do të thotë se je krenar dhe rrit sasin e prodhimit të adrenalinës në gjak. Ti thërrasësh tjetrit në emër tregon afri dhe ngjall respekt dhe përqënderim vëmendje.

Njeriu është shumë krenar për emrin e tij, sa do ta përjetësoi me të gjitha mënyrat. Për një njeri emri është tingulli më i bukur për të. Që të ndjihesh i afërt me dik është më se e domosdoshme që ti mbash mend emrin dhe akoma më e mirë kur fikson emrin e fëmijve dhe të gruas.

Të gjithë jemi kureshtar nëse na dëgjojnë kur flasim dhe sa vemendje na kushtojnë. Ajo, që duhet bërë kur dikush flet është që tjetrin ta shikosh në sy dhe me vemendje të plotë maksimale.

Që të kesh sa më shumë shok e miq është e nevojshme të jesh një dëgjues i mirë dhe ta inkujarosh tjetrin të flas vetëm për veten. Bisedën me bashkëbiseduesin e bënë më interesante problemi që i intereson atij. Që ta bësh tjetrin që të dëgjojë duhet të mos e ndërpresësh dhe ti aprovosh mendimet pa e fyer dhe e ndërprer gjatë bisedës, kështu fitoni respektin e tij.

Si mund ta bëni një grua që t'ju dashurojë?

Sekreti është vetëm që ta shtysh femrën që të flas për veten e saj dhe ta dëgjosh me kujdes dhe ti aprovosh ato që thotë.  E njëjta metodë është dhe për burrat, po ti flasësh për veten e tij dhe ato që i interesojnë, ai do tu dëgjojë për orë të tëra. Qëllimi është, që tjetri të ndihet njerëzor dhe i rëndësishëm!

Të debatosh me tjertin do të thotë që të kesh siguri për atë që diskuton dhe ti japësh zgjidhjen që bashkëbiseduesit ti interesoj dhe mos ta kundërshtosh pa baza.

Kur tjetri ngul këmbë për problemin që diskutohet se e vërteta është kështu dhe në qoftë se ai është gabim duhet ta pranosh dhe mos konfliktohesh me të se nuk fiton gjë, por përkundrazi ngjall mëllëf dhe urrejtje.

E thënë ndryshe humbet një mik dhe nuk do kesh miqësin e kundërshtarit tënd. Më shumë vlen një miqësi e re sesa një fitore akademike.

Mënyra më e mirë të dalësh nga një debat është ta evitosh atë, -shkruan Dale Carngie. Që të jesh i mirpritur në shoqërin e tjetrit nuk duhet filluar biseda, që dua t'ju tregoj këtë gjë apo atë gjë.

Kjo është një sfidë që ngjall në shpirtin e kundërshtarit, bashkëbisedues  dëshirën për të debatuar, përpara se të flisni. Sokrati u thoshte gjithmonë dishepujve  të tij në Athinë: “Di një gjë, që nuk di asgjë”. Pra, unë mund të mendojë ndryshe, por dhe më ndodh shpesh të jem gabim, dhe do të doja të bindesha për këtë.

Kjo frazë bënë mrekullira, sepse tjetri nuk ta merr për të keq dhe të dëgjon me vëmendje për problemin që diskuton. Individët e llogjikshëm janë të paktë, shumica janë të paragjykueshëm, të mbushur me lloj-lloj konceptesh, ndjenjash xhelozie, dyshimi, frike, zilie, krenarie etj. Këta lloj njerëzish mbrojnë fortë opsionet e tyre.

Nuk janë idet që janë të çmuara, por është egoja e njeriut që kërcënohet nga rreziku që duhet të pranojmë se kemi gabuar. Njeriu kështu është bërë. Kur kemi gabuar atë mund ta pranojmë kur flasim me një mik të ngusht që ia hapim zemrën dhe na e hap atë duke pranuar këshillat e njëri tjetrit.

Gabimi pranohet kur na e thonë me mirsjellje dhe nuk pranohet kurr duke ta përplasur në fytyrë. Një rast që më kujtohet nga jeta ime në vitet e para të punës, kur unë të tjerët i shikoja se dinin pak dhe unë dija më shumë shpesh nëpër mbledhje i kritikoja ashpër për rezultatet e ulta që kishin në lëndët e tyre dhe në lëndët e mija nxënësit kishin rezultate të larta.  Një ditë një miku im më ftoi të pinim një gotë raki dhe në bisedë e sipër me shumë mirsjellje më thotë.

“Jeni bërë shumë i besdishëm në kolektiv”.

Ju, kundërshtoni të gjithë ata që nuk kanë të njëjtin mendim me ju dhe kolegët tuaj ndihen më mirë kur ti nuk ndodhesh i pranishëm në ambjentet ku ata rrinë dhe diskutojnë për probleme të ndryshme.

Ti mendon se di gjithçka, në shumë fusha të jetës dhe askush nuk ka të drejtë të të kundërshtojë, sepse e ka të humbur davanë. Po të vazhdosh kështu do të ngelesh vetëm dhe nuk do kesh asnjë shokë e shoqe.

E dëgjova me shumë vemendje dhe që nga ai moment e detyrova veten që të hiqa dorë nga kundërshtitë e mendimeve kundra. Shumë shpejtë pash se bashkëbisedimi me kolegët ishte i këndëshm dhe mendimet që unë shprehja mi pranonin me shumë kënaqësi.

Ajo që më ka mbetur në mendje është se kur kundërshtarit i jep të drejtë ai shumë shpejtë do bëhet miku juaj. Në asnjë mënyrë nuk i thuhet tjetrit hapur se e ke gabim.

Të bësh autokritik është njësoj sikur të falësh dhe të qetësosh shpirtin. Të flasësh me sinqeritet me miqtë dhe të prekësh zemrat e tyre do të thotë që ke krijuar popullaritet dhe të gjithë janë të gatshëm për të ndihmuar. Të pranosh gabimin me sinqeritet do të thotë të fitosh lumturinë e humbur.

Në këtë mënyrë pakson armiqët dhe rreth teje do mblidhen më shumë miq.  Po të kemi në konsiderat thënien e Linkolnit se: “Një pikë mjaltë tërheq më tepër miza se sa një litër uthull”, do dalim në përfundim se pika e mjaltit do fitojë më shumë zemra dhe kështu do kemi më shumë miq se sa armiq.

Sa domethënse është përralla me diellin dhe erën se, kush është më i fortë nga këta të dy. “Era i thoshte diellit sa e forta jam unë se ty”. E shikon atë plakun atje, unë e bëjë që ta zhvesh pallton më shpejtë se ty dhe fillojë të fryjë me të gjithë forcën e saj, por sa më tepër frynte, aq më shumë plaku mbështillej me pallton e tij.

Në fund era u dorëzua. Atëherë dielli doli mbrapa reve ku ishte fshehur dhe hodhi rrezet e tij mbi plakun ngadalë e butësisht. Plaku ndjeu të ngrohtë dhe e hoqi pallton.

Dielli i tha erës me mirëdashje arrihet më tepër, se sa  me rrëmbimin e zemrës. Mirësjellja dhe mirëkuptimi mund të na bëjnë të ndryshojmë mendim shumë më lehtë se të gjitha detyrimet e grindjet e botës.

Kinezët kanë një proverb që pasqyron gjithë mençurinë e pandryshuar të Orientit” “Kush ecën ngadalë, shkon larg dhe shëndosh e mirë”. E kuptuar ndryshe kjo proverb do të thotë, që gjatë bashkëbisedimit me kundërshtarin të bëjmë të mundur, që ai që në fillim të bisedës të thotë”po”.

Rushefuko, filozofi i madh francez thoshte: “nëse doni të krijoni armiq tregohuni superior ndaj miqve tuaj; nëse doni të bëni miq lërini miqtë tuaj të ndihen superior ndaj jush”.

Kur miqtë na e kalojnë në diçka, ata ndihen të rëndësishëm dhe kjo i shtyn ata të jenë bamirës, ndërsa kur ne i kapërcejmë ata, lind në shpirtin e tyre një ndjenjë inferioriteti që pastaj sjell xhelozinë dhe zilinë. Në qoftë se na takon, kur bashkëbiseduesi, që jemi duke folur e ka gabim, por me të tijën ai është i bindur se mendimin e shpreh drejtë  nuk duhet ta dënojmë sepse e ulim në personalitet dhe e bëjmë që të ndihet keq.

Suksesi në jetë varet më shumë nga aftësia, për të vlerësuar gjërat nga këndvështrimi i personave të tierë.  Pra e thënë ndryshe ti lëm të kuptojë bashkëbiseduesi sikur, idetë kane lindur nga ai!

Që t'ju duan dhe tu dëgjojnë të gjithë është mirë, që bisedën ta nisim me shprehjen: “Nuk ju vë faj aspak nëse mendoni në këtë mënyrë, po të isha në vendin tuaj ka mundësi që të mendoja dhe unë kështu”.

Këto fjalë e qetësojnë si me magji dhe njeriun më grindavec qoftë. Të ngjallësh simpatin te njerëzit e tjerë do të thotë se ke fituar krebilitet dhe je i mirëpritur në çdo rrethanë.

Njerëzimi e kërkon dhe e dëshironë me zjarr simpatinë. Për tu bërë i adhurueshëm nga të tjerët është e nevojshëme të shprehim simpati për mendimet dhe dëshirat e të tyre!

Ta vrasësh tjetrin me pambuk, thotë populli ynë. Pra më e mira do ishte që tjetrit t'ja vëm në dukje të metat indirekt dhe pa e prekur atë. Në të mirë të kuptimit të riparimit të të metave është që në radhë të parë të flasësh për të metat e tua përpara se të kritikojmë tjetrin dhe mos të prekim të tjerët në krenarin e tyre.

Para se të bësh pyetjen duhet të përgatitesh për përgjigjen që do marrësh. Pyetja sa më e shkurtër të jetë aq më dimethënse është. Ti japësh tjetrit përshtypjen se ka diçka për të mbrojtur, largoni hatërmbetjen dhe mërzin e cila ndikon direkt në sjelljen e tij karshi jush. Mënyra më e mirë për të eleminuar të metat është që ta ikurajojmë bashkëbiseduesin  që të metat ti duken të lehta për tu korigjuar dhe propozimi juaj ti jap kënaqësi, kështu ai do ndihet krenar dhe do kërkojë që tju takojë dhe të bisedojë më shpesh sepse fiton besim dhe respekt karshi jush.

Egoizmi dhe xhelozia kanë shkatërruar bura shteti, artist e shkrimtar të mëdhenj. Rasti i Napolonit të III-të të Francës që u martua me Eugjenian, që ishte shumë e bukur dhe në vitet e para të martesës kalonin për bukuri zjarri i dashuris u shua shumë shpejtë, kur ajo filloi të bëhej xheloze, grindej dhe ankohej vazhdimisht.

E brejtur nga xhelozia dhe dyshimet, Eugjenia e bukur nuk kujdesej për porosit e burrit. E shqetësonte vazhdimisht, hynte në zyrën e tij kur ishte i zënë me punët e shtetit, nuk e linte kurrë vetëm , nga frika se mund të takonte gra të tjera.

E persekutonte dhe e bezdiste burrin e saj aq sa, Napoloni, pronar i dymbëdhjetë kështiellave madhshtore, nuk kishte një vrimë ku mund të rrinte i qetë.

Napoloni fshehurazi dilte nga pallati i shoqëruar nga ndonjë mik besnik e shkonte e gjente shoqërinë e ndonjë gruaje të bukur, apo bënte xhiro nëpër qytet për të marr frymë lirishtë.  Eugjenia ishte një grua e bukur. Ajo kishte hipur në fronin e Francës, por as mbretërimi, as bukuria nuk mund të mbanin gjallë flakën e dashurisë në mes gjithën atyre skena grindjesh.

Sherri i vazhdueshëm është vdekjeprurës, ai vret e zhduk këdo. Gruaja e kontit Leon Tolstoi, fatkeqësishtë e kuptoi këtë fakt kur ishte shumë vonë, dhe,  në shtratin e vdekjes iu rrëfye vajzave të saj.

“Unë isha shkaku i vdekjes së babait tuaj”. Vajzat që qanin nuk i thanë gjë, e dinin të vërtetën, që ajo kishte vrarë babanë e tyre me ankimet e vazhdueshme, me zënkat e përjetshme, me kritikat e saj në çdo moment!

Tolstoi ishte romancieri më i famshëm i kohës dhe librat e tij “Lufta dhe Paqa”, “Ana Karenina”, do të mbeten të pavdekshëm. Jeta e tyre bashkëshortore kishte filluar shumë mirë, në periudhën e parë të martesës, por më pas ndodhi diçka e çuditshme.

Tolstoi pak nga pak ndryshoi. Fillimisht u kthye në dishepull, në mbrojtje të Krishtit, më vonë adhuronte tokat dhe pëlqente jetën e varfërë. Jeta e Tolstoit ishte një tragjedi dhe shkak i kësaj tragjedie ishte martesa. Gruaja e tij donte lluksin, Tolstoi e përbuzte.

Ajo donte famën dhe vlesimin e shoqërisë, Tolstoi nuk interesohej për to. Gruaja e tij donte paratë dhe pasurinë, Tolstoi e konsideronte pasurinë dhe pronën private një krim.

Dëshira e tij e fundit ishte që e shoqa të mos afrohej pranë krevatit, ku po jepte shpirt. Ky ishte çmimi që kontesha Tolstoi pagoi për heretizmin e saj, për grindjet, ankimet dhe kritikat e pafund.

Njerëiu nuk arrin as gjë me grindje dhe ankime, përveç se shkatërron lumturin e ndërtuar. Dhe Abraham Linkolni nuk kishin asgjë të ngjajshme me njëri tjetrin. As edukimin, as temperamentin, as shijet, as mentalitetin. Zonja Linkoln kishte një xhelozi kaq të tepruar që nuk pyestye ku ndodhej, por në çdo ambjent bënte skandale publike.

Më në fund u mbyll në çmendi. Kto janë rezultatet që zonja Linkoln, mbretëresha e Eugjenia dhe kontesha Tolstoi arritën me sjelljen e tyre. Një nga arsyet kryesore që bashkëshorti braktis shtratin bashkëshortor janë zënkat dhe kritikat e vazhdueshme midis tyre. Mos u grindni dhe mos bëni kritika, që të keni një jetë familjare të qetë. Evitoni sa të jetë e mundur zënkat dhe konfliktet midis jush.

Asnjëri mos të pretendojë të ndryshojë karakterin e bashkëshortes së tij. Në shumë libra flitet për jetën e Dizarelit, politikanit anglez. Dizareli nuk dashuronte dhe u martua me një grua 30 vjeçe më të madhe se veten.

Gruaja zotëronte pasuri të shumta dhe ishte një vejushë e pasur, por që i mungonte kultura në të gjitha degët, ama ishte mjeshtre në trajtimin e burrave. Vejushës nuk i shkoi kurrë në mendje që të vihej në garë me gjeninë e të shoqit, por kur ai vinte në shtëpi, i lodhur dhe i dërrmuar nga debatet e tij brilante intelektuale, ishte i lumtur që mbështetej në prehrin e saj.

Orët që kalonte me të shoqen ishin orë të qeta dhe nënë përkëdhelit e saj ai i tregonte për jetën në parlament dhe ashtu duke treguar e zinte gjumi. Dizareli dhe kur e shoqa gabonte nuk e kritiknte kurrë dhe nëse dikush e bënte këtë ai hidhej menjë herë në mbrojtje të saj.

Gjëja e parë që duhet mësuar në marrdhëniet tona me të tjerët është që ta lëmë që secili të jetë i lumtur sipas mënyrës së tij apo të saj, me kushtë që mos të na shkaktojnë ne dëme.

Suksesi i martesës nuk varet vetën në gjetjen e personit të përshtatshëm, por edhe, mbi të gjitha, në “qenien” person i përshtatshëm.

Mos pretendo të duash të ndryshosh karakterin e bashkëshortes tënde! Shkak i prishjes së martesave është kritika e pamëshirshme dhe e panevojshme.

Burri duhet të dijë të gjejë fjalët e përshtatshme, të shpreh vlerësimin për përpjekjet që bënë gruaja e tij për t'u dukur e veshur sa më mirë. Por, të gjithë harrojmë se gratë e kanë dobësi veshjen.

Kur një gruaje 90 vjeçare i treguan një fotografi që kishte dal 30 vjet më parë dhe shikimi i ishte dobësuar shumë, pyetja që bëri ishte se çfarë fustani kisha veshur.

Një burr i kujdesshëm duhet të bëjë kujdes që ti bëjë koplimenta gruas së tij për veshjen dhe kolorin e ngjyrave që zgjedh. Që një grua të jetë e lumtur ka nevojë të gjejë te bashkëshorti mirënjohje dhe aprovim të pakushtëzuar. Bëjë sa më shumë vlerësime dhe lavdërime të sinqerta! Ajo për të cilën ka nevojë më shumë një grua për të falur dashuri janë lulet. Ato janë quajtur gjuha e dashurisë.

Gratë i japin shumë rëndësi festimit të datëlindjeve apo përvjetoreve të ndryshme.  Kjo është një nga misteret e natyrës femërore. “Dashuria ndonjë herë shuhet për shumë voglsira”.

Xhesti i mirësjelljes nxit shtimin e dashurisë midis partënerve dhe nuk kanë përse të presin të nesrmen! Sjellja jo e mirë është kanceri që largon dashurinë. Mirësjellja është një cilësi e domosdoshme për lumturinë e familjes, ashtu si kripa që i hidhet gjellës dhe i jep shijen e duhur.

Që jeta familjare të jetë e qetë dhe marrdhëniet të jenë të mira një burr duhet ta puth gruan e tij në buzë dhe në sy, që ta bëjë memece dhe të verbër dhe ti lavdëroi fustanin që ka veshur që ajo të harroj pretendimet......

Tiranë, 18/11/2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Sabile Basha: Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë, 1945–1990 (13) Florim Zeqa: Zgjedhja e Bedri Hamzës dhe deklarata e Presidentes! Klajd Kapinova: Kardinali Gerhard Müller - Nuk mund të jemi katolikë të mirë dhe të jemi komunistë Prend Buzhala: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, humbja e besimit dhe ikja e të rinjve Hasan Hoxha: Të pathënat për Fatos Nanon Florim Zeqa: Fillimisht Klinën, pastaj mbarë Kosovën! Shefqet Sulmina: Lufta e Trojës? Apo Lufta e Iiridës? Nue Oroshi: Kali qifteli, dredha e djallit dhe lotët e nënës shqiptare Përparim Hysi: ''Librat që kam lexuar'' në ''bibliotekat e vdekura'' Florim Zeqa: 'Fitorja' që nuk shihet as në horizont! Refik Hasani: 'Bota Serbe', një alarm për kombin shqiptar dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor Klajd Kapinova: Marksisti ekstremist dhe radikali islamik Zohran Mamdani ka shkelur Aktin Federal të Fushatës Zgjedhore Fritz Radovani: Data më e bukur e jetës! Florim Zeqa: LDK nuk ngritet me yryshnik të pushtetit! Idriz Zeqiraj: Cënimi i qëllimshëm i të drejtës së votimit të mërgimtarëve! Albert Zholi: Gëzim Tushi - Shtypi i shkruar mbetet një mënyrë e sigurt, e përgjegjëshme dhe më e qëndrueshme për të orientuar publikun Kalosh Çeliku: Krimbat bishtekrye të partive politike Ardian Ndreca: Kur Dëshira bahet Ligj! Klajd Kapinova: Tulsi Gabbard Zbulon Komplotin Masiv të Komunistëve Kinezë për të Manipuluar Zgjedhjet për Kryetar Bashkie të NYC në Favor të marksistit Zohran Mamdanit Ndue Dedaj: Kruja, si po shuhet pak nga pak kryeqyteti i historisë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx