E shtune, 15.11.2025, 11:04 PM (GMT)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Lidhja e gjakut

E shtune, 15.11.2025, 06:50 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

Lidhja e gjakut

(Humoreskë alegorike me ironi dhe sarkazëm)

Në një mbretëri me plot llafe e kafe,

Hyri një burrë me kravatë rreth qafe.

Kokën përpjetë, hundën lart mbi trarë,

Thoshte: “Unë jam politikan i paparë!

Unë zgjidh probleme, sfida edhe halle,

I mësoj qytetarët të jetojnë me ideale.”

Mbreti, sa e dëgjoi, dha urdhër të prerë:

“Bëje kalin tim kokëfortë të sillet pa frerë!”

“Madhëri, unë nuk stërvis kuaj, për besë...”

“Fjala e Mbretit s’pyet: po s’e bëre - vdes!”

Politikani nga frika pranon të shkretën,

Me një kusht: nëse e qëllon t’ia falte jetën.

Shkon politikani te kali dhe si çdo “ekspert”,

Thotë: “Kali s’ka pirë qumështin e nënës së vet!”

Mbreti u shtang dhe shërbëtorin e pyet,

Ai pranoi se me qumësht lope e kanë rritë.

Gjatë lindjes pela ngordhi, mëzi mbet jetim,

E mbajtëm heshtur, të mos ngjallnim zemërim.

“Si e dije që kali im nuk ishte i racës së mirë?”

“Kishte vese të lopës dhe sillej sikur me brirë!”

“Ah!”, tha Mbreti, “ky burrë qenka intelekt!

Shko te gruaja ime, shih mos fsheh sekret!”

Mirëpo, pas pak ditësh, deshi “ikjen politike”,

Rojet e kapën ngarendi si: opozitën klasike!

“Ç’pate me gruan time, pse ike me furi?”

“Ajo s’është e jotja - as bijë mbreti kurrsesi!”

Mbreti u shtang, shkoi te vjehrri në hetim,

Me shpatë në fyt kërkoi prej tij konfirmim.

Pastaj urdhëroi të bëhej te nëna e tij shërbëtor,

Për të mësuar për historinë e pallatit mbretëror.

“Po!” – tha ajo, “vajza ime ishte cigane e re,

Ajo biologjike më vdiq në moshën dyvjeçare.

Për të mos humbur pallatin dhe të mirat e tjera,

E fsheha këtë sekret me dëshpërim e me të tjera.

Për t’i mbuluar gjurmët shkëlqeja me hijeshinë,

S’kishte më të bukur se unë në gjithë mbretërinë.

U martova me mbretin, edhe pse ishte steril,

Ai nuk e dinte se isha me barrë - dhe linda kopil.

Kështu që ti s’je bir mbreti, e as djalë “hasreti”,

Ngase për baba ke një kuzhinier nga komuniteti.”

Mbreti u kthye dhe tha me habi: “Si e more vesh?”

“Sepse kur flet ajo shkon i mbyll sytë si shpesh”.

“Ti nuk je djali i mbretit - po ta them s’po e zgjati,

Babai yt, o Mbret, është thjesht kuzhinier pallati!”

Mbreti mbeti i shtangur, e humbi udhën në oborr,

Mbase çdo perandori s’ka gjak të pastër mbretëror.

Sidomos ato, të cilat kanë në gjen diktatin përherë,

Duke ngritur kapitale, famë dhe karrierë të mjerë!

(Karikatura marrë nga interneti)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx