Kulturë
Nue Oroshi: Busti i Lekë Dukagjinit po kthehet në tokën e tij, në Shpenadi të Prizrenit
E hene, 27.10.2025, 05:55 PM
Busti i Lekë Dukagjinit po kthehet në tokën e tij, në Shpenadi të Prizrenit
Këtë nismë po e realizon Shoqata “Lekë
Dukagjini” – Shpenadi, Prizren
Nga
Nue Oroshi
Sa
herë që bëhen gjëra të mira në vendlindje ndihem dy herë i gëzuar.Në njërën anë
që po vjen diçka e re në vendlindjen time e në anën tjetër se po rikthehën
figurat tona historike që iu takojnë trojeve Arbërore. Këtë gëzim ma sollën
qytetarët e fshatit Shpenadi të Prizrenit, fshati me i afërm me fshatin tim të
lindjes Caparcin, të cilët në këtë vit u mobilizuan dhe përmes një koordinimi
të përbashkët në mes të mërgimtarve dhe banorëve që jetojnë në këtë fshat ata
themeluan Shoqaten" Lekë Dukagjini", mlodhën mjetët dhe morën
aksionin për kryerjen e tri projekteve në këtë fshat: vendosjen e bustit të
Lekë Dukagjinit, rregullimin e varrezave të fshatit që janë varreza të vjetra,
si dhe meremetimin e selisë se Shoqatës pikërisht në këtë fshat.Ky aktivitet i
mbarë me shtyri që edhe unë të bëj diç për këtë vendlindjën time se jemi rritur
dhe shkolluar bashkë me këta veprimtarë atdhetar në një shkollë.Me këtë i
propozova kryesisë së Shoqatës "Trojet e Arbrit" që pikërisht në këtë
ditë ta mbajmë në qytetin e Prizrenit një sesion shkencor madhështor për Rolin
e Dukagjinasve në historinë shqiptare.
Pas
përfundimit të këtij sesioni shkencor që do të mbahet më 2 Nëntor 2025, të
gjithë bashkë do të shkojmë në fshatin Shpenadi ku aty na presin veprimtarët e
vyer të Shoqatës "Lekë Dukagjini". Kjo shoqatë në këtë ditë do të
bëjnë tri organizime: zbulimin e bustit të Lekë Dukagjinit një vepër e
mrekullueshme e skulptorit Fiqiri Kasa, me pas do të shkohet tek varrezat e
fshatit që janë varreza shumë të vjetra dhe që mërgimtarët e këtij fshati i
kanë rinovuar komplet, ku do të bëhet bekimi i varrezave si dhe do të hapet edhe
selia e Shoqatës " Lekë Dukagjini".
Këto
tri projekte të Shoqatës "Lekë Dukagjini" dëshmojnë se kur
mërgimtarët shqiptarë bashkohen me bashkëfshatarët e tyre në vendlindje dhe
punojnë me përkushtim të përbashkët, rezultatet dhe sukseset nuk mungojnë.










