E marte, 28.10.2025, 03:05 PM (GMT)

Kulturë

Nue Oroshi: Busti i Lekë Dukagjinit po kthehet në tokën e tij, në Shpenadi të Prizrenit

E hene, 27.10.2025, 05:55 PM


Busti i Lekë Dukagjinit po kthehet në tokën e tij, në Shpenadi të Prizrenit

Këtë nismë po e realizon Shoqata “Lekë Dukagjini” – Shpenadi, Prizren

Nga Nue Oroshi

Sa herë që bëhen gjëra të mira në vendlindje ndihem dy herë i gëzuar.Në njërën anë që po vjen diçka e re në vendlindjen time e në anën tjetër se po rikthehën figurat tona historike që iu takojnë trojeve Arbërore. Këtë gëzim ma sollën qytetarët e fshatit Shpenadi të Prizrenit, fshati me i afërm me fshatin tim të lindjes Caparcin, të cilët në këtë vit u mobilizuan dhe përmes një koordinimi të përbashkët në mes të mërgimtarve dhe banorëve që jetojnë në këtë fshat ata themeluan Shoqaten" Lekë Dukagjini", mlodhën mjetët dhe morën aksionin për kryerjen e tri projekteve në këtë fshat: vendosjen e bustit të Lekë Dukagjinit, rregullimin e varrezave të fshatit që janë varreza të vjetra, si dhe meremetimin e selisë se Shoqatës pikërisht në këtë fshat.Ky aktivitet i mbarë me shtyri që edhe unë të bëj diç për këtë vendlindjën time se jemi rritur dhe shkolluar bashkë me këta veprimtarë atdhetar në një shkollë.Me këtë i propozova kryesisë së Shoqatës "Trojet e Arbrit" që pikërisht në këtë ditë ta mbajmë në qytetin e Prizrenit një sesion shkencor madhështor për Rolin e Dukagjinasve në historinë shqiptare.

Pas përfundimit të këtij sesioni shkencor që do të mbahet më 2 Nëntor 2025, të gjithë bashkë do të shkojmë në fshatin Shpenadi ku aty na presin veprimtarët e vyer të Shoqatës "Lekë Dukagjini". Kjo shoqatë në këtë ditë do të bëjnë tri organizime: zbulimin e bustit të Lekë Dukagjinit një vepër e mrekullueshme e skulptorit Fiqiri Kasa, me pas do të shkohet tek varrezat e fshatit që janë varreza shumë të vjetra dhe që mërgimtarët e këtij fshati i kanë rinovuar komplet, ku do të bëhet bekimi i varrezave si dhe do të hapet edhe selia e Shoqatës " Lekë Dukagjini".

Këto tri projekte të Shoqatës "Lekë Dukagjini" dëshmojnë se kur mërgimtarët shqiptarë bashkohen me bashkëfshatarët e tyre në vendlindje dhe punojnë me përkushtim të përbashkët, rezultatet dhe sukseset nuk mungojnë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx