E hene, 27.10.2025, 07:34 PM (GMT)

Mendime

Ndue Dedaj: Minatorët e Spaçit, aleatë mediat dhe qytetarët

E diele, 26.10.2025, 05:55 PM


MINATORËT E SPAÇIT, ALEATË MEDIAT DHE QYTETARËT

Nga Ndue Dedaj

Minatorë të Spaçit! Keni kaq ditë që protestoni, po bëhen javë. Protestuat pa ndërprerë dhe mes shiut që s’kishte të ndalur. Kanë ardhë dhe ju kanë takuar përfaqësues institucionesh lokale e qendrore, për të shprehur solidaritetin me ju dhe mirë kanë bërë, ju kanë pritur dhe në tavolina qeverie kinse po ju dëgjojnë.

Ia vlen te respektohet çdo kontribut, por lirisht mund të thuhet se keni pasur dhe keni vetëm një aleat të përhershëm, që nuk bën llogari për vete kur vjen te ju, që është masmedia: gazetat, televizionet, portalet, rrjetet sociale, që do të thotë se përkrah jush janë qytetarët.

Kur jo shohim ashtu të bashkuar na duket se keni njëzet e pesë vjet që jeni në protestë, që kur kanë filluar konçesionet e dyshimta të bakrit, kromit e pasurive të tjera të nëntokës, që nuk i sjellin asgjë komunitetit (nuk flasim për “thërrimet”), vetëm e zhvasin. Prandaj protesat juaj nuk është e lehtë, por “dhëmb për dhëmb” me paligjshmërinë e tranzicionit.

Ka qëlluar që sipërmarrësit e minierës së Spaçit janë turq, po kjo nuk do të thotë asgjë sa i përket çështjes tuaj; sipërmarrësit e minierës së Rubikut kur u bë greva e gushtit të vitit 1938 ishin italianë. Kanë qenë më parë kanadezët në minierat tona. Nuk ka kurrëfarë rëndësie kombësia e tyre, por mënyra se si ata sillen me ju dhe plotësojnë kërkesat tuaja për pagën, kushtet e punës etj.

Protesta juaj është një zgjim i demokracisë së “fjetur”, prandaj ka mbështetjen e qytetarëve. Në këtë kuptim ajo është më shumë se protesta e Spaçit, që minierë ishte dhe dje, por e kishte gjuhën e lidhur.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx