Mendime
Selim Hasanaj: Nuk po kuptoj, po cuditem!
E merkure, 18.02.2009, 08:10 PM
NUK PO KUPTOJ, PO QUDITEM?
Selim Hasanaj
Nga Selim Hasanaj
Kur njeriu ka nge ( kohë) shtjen rruza n'pe thotë nji e popullit. Unë e zonja ime që të dyt pensionist , shumicen e kohës e kalojmë mbrend në banesë pran Tv-së ose unë pran stufes së dhezun me nji libër në dorë e ajo me ato programet e veta të preferueme në TV sepse tash dimnit kur koha këtu në Norvegji nuk asht per tu lakmue, ban ftoftë, bie borë, nxehet koha, ndalet reshja e bores, rrezon dielli dhe prap nga e para, bahet ftoftë e kështu me radhë. Pra asht kohë jostabile. Ndryshon disa herë gjatë dites, dhe edhe vetë dita asht e shkurt. Andaj dalim vetem kur duhet shkue deri në shitore per të ble ushqim.
Dhe kuptohet , kur i man tan diten sytë në TV aty shef gjithcka. Të shtunen e kalueme më bani pershtypje nji turnir i boksit i cili (masi nuk e pash nga fillimi) me siguri ishte organizue per hir të njivjetorit të Pavarsisë së Dardanisë. Aty kishte boksier të Dardanisë dhe edhe të shteteve komshi por ma së shumti kishin ardh shqiptarë nga Shipnia. E percolla nji meq në mes nji dardanasi dhe nji boshnjaku nga Bonia dhe jo pse boshnjaku ishte aq superior sa per mos të pas mundsi ta rraf ky dardanasi , (ishte e kunderta, mund ta rrafte edhe lehtë bile dardanasi boshnjakun) por thjesht ajo ishte nji luftë pasive thuese luenin dy fëmijë e jo që ishin në ring dy burra dy luftëtarë të sportit që ndryshe njifet me emnin SHKATHTËSI BUJARE. Mas kësaj erdhi në radhë nji meq në mes dy shqiptarve, nji dardanas e nji nga Shqipnia. Cka të shofish, luftë e rrept, e pamëshirshme, sulmonte shqiptari shqiptarin sikur të ishte ai anmiku ma i perbetuem. U zdepen të dyt mirë me njani tjetrin dhe mue më therte zemra kur pash se si dy shqiptarë njani me fanela të ngjures së kaltert ( ngjyrat e flamurit multietnik të Dardanisë) dhe tjetri me fanella KUQ E ZI ( ngjyra e gjakut shqiptar në Flamurin kombëtarë) pa asnji mëshirë e rrafen njani tjetrin. Bile shifej se dardanas zeza ishte ma se i pa interesuem per FER-PLEIN . Ai sillte sikur dikur Mehmet Bogujevci në Ace Rusevskin. Por kishte të drejtë Mehmeti at¨botë dhe neve na kënaqke shpirtin. Së paku në boks, Mehmet Bogujevci, Aziz Salihi, Nazif Gashi, Xhevdet Peci, Bajram Hashani,Nusret Rexhepi, Skender Hajdini etj etj na jipnin kënaqësin sepse i mundnim serbet, magjupet serb dhe maqedon, malazezet e edhe boshnjaket. Nuk harrohet fitorja spektakulare e Nazif Gashit kunder Marjan Beneshit të famshem dhe të rrezikshem.
Por të këthehem tek tema. Ju nda fitorja dardanasit dhe ky thue se ka fitua miliarda hudhet shah perpjetë. Tregon muskujt dhe i tregon publikut shqiptar se ka rraf nji shqiptarë. Nuk mungojnë ovacionet dhe duartrokitjet. Budallak i publikut! Pas kësaj erdhi prap radha per nji meq mes nji dardanasi dhe nji boshnjaku dhe prap luftë e qetë miqësore, mas meqit perqafime të boksierve. Sa bukur. Asht shkathtësi bujare kjo mendova sepse per momentin harrova meqin që perfundojë para këtij. Dhe u ngjiten në ring prap dy shqiptarë. Liridon Krasniqi nga Dardania dhe Jetmir Kuqi nga Shiqpnia. Meqense dija pak per reputacionin e Jetmir Kuqit si boksier i klasit të naltë dhe cilsor vendosa ta percjell edhe këtë meq. Cka të shof, Liridon Krasniqi i versulet Jetmirit sikur hasmit ma të perbetuem. Nuk len pa perdorë mënyra per ta nokautue, per ta lendue, per ta sakatue vëllaun e vet Jetmir Kuqin. Bile Jetmiri që në fillim u nxu i befasuem nga sulmi vandal i Liridonit edhe u lendue pak në hundë. Por Jetmir Kuqi si boksier me pervojë, arrijti ta mban situaten në kontrollë, arriti të ruhet nga lendimet që ashiqare pa mëshirshem kerkonte per të ja shkaktue vëllau i tij Liridon Krasniqi dhe bile në fund arrijti edhe ta mund dhe deklasojë Liridonin. Kur i hoqen dorzat dhe pritej kumtimi i rezultatit nga gjygjtari Liridon Krasniqi e perqafonte Jetmir Kuqin. Unë i thamë Liridonit se perqafimi yt ishte per të la mut me shurrë. Sikur tä kishe pas nji shkja para vetes në vend të Jetmir Kuqit nuk do boksoje ashtu si miza pa krye dhe mundoheshe me cdo kusht me e lendue Jetmirin. Unë u gëzova shumë që Jetmiri mjeshtrishtë e perfundojë at meq që ma teper ishte rrahje rrugaqi me nji njeri të urtë por edhe human. Jetmir Kuqi deshmojë se BOKSI ASHT SHKATHTËSI BUJARE.
Dhe per fund masi ma hapi gojen kjo që pash në ato meqe boksi, po i shtojë edhe disa fjalë faktit të dhimshem i cili më qudit. Pse jemi kaq të pamëshirshem kunder njani tjetrit?! Nuk ka asnji meq sportiv ku shqiptari si i cmendun nuk i versulet shqiptarit. Nuk e dij a kanë mundësi disa ti këthehen me kujtesë kohes kur KF. PRISHTINA ishte antare e Ligës së Parë Federative të Jugosllavisë. A kan mundësi të kujtojnë duelet e pamëshirshme në mes të Skender Shengylit të Prishtines dhe Xhevat Prekazit të Partizanit të Beogradit. Ata njiherë edhe u kacafyten në Stadionin e Prishtines para syve të atij publiku fantastik që shkonte aty nga të gjitha fshatnat e Dardanisë bile edhe me qerre të kuajve dhe me daulle e valle e perkrahin klubin e tyne të dashtun PRISHTINËN. Atëherë pata thanë po ku nuk e gjet Xhevati ta sulmojë Batroviqin apo Donqiqin ose ku nuk e sulmojë Skenderi cilindo tjeter nga Partixani por jo Xhevatin si i vetmi shqiptarë që luente aty. Xhevati i bahej trim Skenderit dhe e sulmonte , ndersa Aleksander Trifunoviqi kolegë i tij në Partizan e rrafte shpulla dhe nuk i reagonte. Kamë kjen vet prezent disa herë në Stadionin e futbollit në BEZHIGRAD të Lublanes kur treneri i thoshte Xhevat Prekazit per ti ekzekutue gjuejtjet e lira per të cilat ai ishte mjeshter i vertetë, por vetem sytë kur ja lëshonte Trifunoviqi ai largohej nga topi dhe ato gjuejtje i ekzekutonte Trifunoviqi. Pse pra, kështu, pse jemi trima, të fortë, mizor, të pamëshirshem dhe banal kunder njani tjetrit?!!! Pse asnjiherë kunder shkjaut nuk jemi të tillë. Nuk po kuptojë, po quditem. Mbahen shpesh turnire futbolli edhe në Norvegji. Organizohen dhe pjesmarrja asht e larmishme. Ka lojtarë të nacionaliteteve të ndryshme neper të gjitha ekipet. Vetem ti shofish se si i shkojnë ashper në duel per topin shqiptari shqiptarit. Sa mjeshtrisht dhe but shkojnë kunder të tjerve. Prap edhe nji PPPPSSSEEE?!
Selim Hasanaj
Norvegji