Kerko: a
Albert Zholi: Monumenti i Gjergj Kastriotit – Skënderbeu në Ulqin nuk ka asgjë të përbashkët me trimërinë, diplomacinë, vizionin e Skënderbeut
E enjte, 05.06.2025, 06:56 PM
Monumenti i Gjergj Kastriotit – Skënderbeu në Ulqin nuk ka asgjë të përbashkët me trimërinë, diplomacinë, vizionin e Skënderbeut
-Skëndebeu
simbolizon një luftëtar të pathyeshëm, i
armatosur me përkrenaren e tij të lavdishme me kalin besnik dhe me një qëndrim
heroik.
-
Për shqiptarët Skënderbeu është simbol i unitetit, i vizionit shtetformues, i
besës, i përkushtimit ndaj kombit
-Skënderbeu
i Sabri Behramajt është abstrakt, vepër atipike dhe futuriste e i shmaget
traditës
Skulptori
Julian Muçollari: Duke qenë korrekt me kolegët kam rezervat e mia për vendosjen
e një vepre të tillë monumentale
Nga
Albert Z. ZHOLI
Këto
ditë u shpallën fituesit e konkursit ndërkombëtar për monumentin e Gjergj
Kastriotit – Skënderbeu në Ulqin. Komuna e Ulqinit ka përmbyllur me sukses
konkursin ndërkombëtar për përzgjedhjen e zgjidhjes ideore të monumentit të
heroit kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu. Në këtë konkurs kanë marrë pjesë
17 punime nga autorë të ndryshëm, të cilat kanë përmbushur të gjitha kushtet e
përcaktuara në shpalljen e konkursit. Të
gjitha punimet janë shqyrtuar dhe vlerësuar me përkushtim nga një komision
profesional vlerësues në përbërje:
Prof.
Gazmend Leka, piktor
Prof.
Adem Rusinovci, skulptor
Prof.
Dejan Durakovi?, skulptor
Prof.
Muhamet Mala, historian
Gazmir
Pulti, arkitekt
Në
bazë të kritereve të përcaktuara në detyrën projektuese, komisioni ka shpallur
punimet fituese si më poshtë:
Vendi
i parë: Shifra 2030 - autor Sabri Behramaj
Vendi
i dytë: Shifra 54 - autor Vasil Rakaj
Vendi
i tretë: Shifra PHOENIX - autor Agron Ujkashi
Komuna
e Ulqinit falënderon të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre krijues dhe
profesional në këtë proces të rëndësishëm për identitetin kulturor dhe historik
të qytetit tonë.
Reagime dhe e debate
Është
shpallur modeli fitues për monumentin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeu i cili
do të vendoset Ulqin por nuk ngelet me kaq.
Nga
Komuna e Ulqinit kanë njoftuar se është përmbyllur me sukses konkursi
ndërkombëtar për përzgjedhjen e zgjidhjes ideore të monumentit të heroit
kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Pas shpalljes së vendimit për fituesin
ka pasur shumë kontestime nga autorë të ndryshëm. Shumica thonë se skulptura fituese nuk ka në thelb figurën madhështore dhe krenare
të Skënderbeut. Thënë thjesht, punimi
abstrakt i Skënderbeut i cili ka fituar ka ngjallur kritika të opinionit.
Pikërisht vepra atipike dhe futuriste e Brahimajt ka ngjallur reaksion
refuzues. Realisht e drejta e gjithkujt është legjitimitet i të drejtës për të
patur të drejtë të japë mendimin e tij, për sa dhe si ai mendon për një vepër
arti, duke ju përgjigjur ndjenjës kombëtare dhe thirrjes së shpirtit kombëtar.
Këto
kritika që do të gjenerojë debati në vijim, është legjitime dhe vjen nga një
pritshmëri e rrënjosur thellë në ikonografinë tradicionale të Skënderbeut, ku
ai është përfaqësuar si luftëtar i pathyeshëm, i armatosur me përkrenaren e tij
të lavdishme me kalin besnik dhe në një qëndrim heroik. Megjithatë, përgjigja
ndaj kësaj kritike kërkon një hapësirë mirëkuptimi ndërmjet artit si memorie
dhe artit si reflektim bashkëkohor. Për shqiptarët Skënderbeu është simbol i
unitetit, i vizionit shtetformues, i besës, i përkushtimit ndaj kombit, dhe
këto janë koncepte, jo thjesht atribute fizike.
Punimi
fitues i autorit Sabri Behramaj me një punim abstrakt të Skënderbeut ka ngjallur
kritika të opinionit. Ja si shprehet një ndër skulptorët pjesëmarrës në
konkurs:
- Skulptori, Julian
Muçollari
Jam
skulptori Julian Muçollari, autor i shumë veprave si ajo e monumentit të
Ibrahim Rugovës në qendër të Prishtinës, mbretëreshës Teuta etj.
E
vlerësova dhe ndjehem i angazhuar në konkursin e Heroit tonë Kombëtar
"Gj.KSkënderbeu" në Ulqin. Një vlerë dhe predispozicion maksimal i
imi dhe kolegëve. Por u ndjeva i fyer dhe jashtë çdo perimetri në konkurs, që vepra ime u
prezantua e amballazhuar me dërrasa, e paprecedent për një konkurim gjë që
reagova me organizatorët dhe për fyerje të dinjitetit të autorit dhe konkursit
serioz.
Respekt
për kolegët e mi që kishin paraqitur punë serioze dhe dinjitoze për këtë figurë
Kombëtare Shqiptare. Duke qenë korrekt me kolegët kam rezervat e mia për
vendosjen e një vepre monumentale dinjitoze, por si pjesëmarrës në konkurs ruaj
etikën profesionale, kritikët e artit duhet të flasin. Duhet fjala e
profesionistëve pasi unë kam pretendim.
**
Piktori dhe tenori,
Edmond Tullumani:
Mora
gazetën "Telegraf" në fillim të javës dhe si gjithmonë dhe mu bë qefi
kur pashë shkrimin e zotit F.Shkreli një
personalitet i gazetarisë shqiptare për reagimin e tij për vendosjen e monumentit tëe Heroit Kombëtar
Skënderbe në Ulqin.!
Atë
ditë qëllova me një mikun tim skulptor në Ulqin dhe pashë ekspozitën e këtyre
veprave në konkurim ku organizatori më pyeti: " A të pelqen ky çmimi i
parë i Skënderbeut që do vendoset ne Ulqin ?", Pata rezervat e mia pasi në
traditën tonë Skënderbeu tregohet madhështor, gjithmonë mbi kalë në ecje, me
shpatën lart, krenar, triumfues. Kjo skulpturë kishte diçka abstrakte,
moderrne, jashtë traditës.