Kerko: a
Florim Zeqa: Nuk i ndihmoi as 'Nata e Bajramit'!
E enjte, 05.06.2025, 06:55 PM
Nuk i ndihmoi as 'Nata e Bajramit'!
Shkruan:
Florim Zeqa
Dështim pas dështimi, bllokim pas bllokimi, mashtrim pas
mashtrimi kemi arritur në dështimin e 27 të seancës konstituive të Kuvendit të
Kosovës! Me akuza dhe kundërakuza faji ka mbetur jetim, kurse shteti pa
institucione!
Pa largimin e djallit nuk ka konstituim
të Kuvendit
Nuk është hera e parë e bllokimit të institucioneve
shtetërore shkaku i egove (djallëzisë ) personale dhe armiqësive të imagjinuara
partiake! Sikur na është bërë dukuri e shpikjes së "armiqve" të
brendshëm dhe "bashkëpunëtorëve" të Serbisë pas çdo procesi zgjedhor!
Pas
dështimit të fundit, 48 orëshi u pjestua për 2 shkaku i 'Ditës së Bajramit'.
Kjo u bë shkak që një pjesë e qytetarëve të besojnë në mrekullinë e natës së
madhe!
Në
këtë moment m'u kujtua kënga e Ndoc Mark Gegës, kur në vlugun e luftimeve,
'Qaushi' e merr ikën përpjetë livadhit: "Ndihmo Zot oj Natë e Bajramit,
natë e Bajramit je qëllue prej Ndoc Markut n'mujsh mem pshtue, prej Ndoc Markut
n'pshtofsha vet, për zapti tybe s'po e kam dert, se zapti boll ka baba mbret,
pak na vyfshim na lypim apet".
Në
anën tjetër edhe Ndoc Mark Gega i lutet Zotit: "Ndihmo Zot o 'Qiri i Shën
Kollit", natë e qirit sonte je qëllue, prej Qaushit vet n'mujsha me pshtue
për babë të Gegës tybe nuk po kam dert, se boll ka rrnue plaku 70 vjet, 70 vjet
plaku i ka rrafshue, na i shkoj ymri plakut tuj luftue, me qausha fyt e n'fyt
tuj luftue"!
Analogjia
e betejës së Ndoc Mark Gegës kundër ushtrisë turke, me betejën politike në
Kuvend qëndron në faktin e përballjes së dy blloqeve politike në Kuvend, ku
asnjëra nuk e kanë hallin e shtetit dhe as të qytetarëve, por si të arrijnë vet
në pushtet, nën thënjen imagjinare të politikanëve; "para ka boll
baba shtet, sa herë t'na duhen zgjedhjet na i marrim vet, se për popull as që e
kemi dert"!
Kjo
është e vërteta e hidhur e bllokadës politike në Kuvend, si pasojë e
inateve personle apo e djallit mes subjekteve politike në Kuvend, pa largimin e
të cilit as që pritet të gjendet zgjidhje fatlume në Kuvend.
E
gjithë kjo shkaku i egos (djallit) në kokat e liderëve partiakë, të cilët më me
dëshirë e pranojnë rikthimin e Serbisë në Kosovë sesa t'ia shtrijnë dorën e
pajtimit njëri-tjetrit për të mirën e shtetit.