E premte, 25.07.2025, 10:22 AM (GMT+1)

Kerko: a

Sevdail Hyseni: Cirku parlamentar

E marte, 03.06.2025, 06:05 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

Cirku parlamentar

A ka më komik se parlamenti pa kryetar,

Që ka për flamur, një bojkot legjendar?

Populli votoi, me shpresë dhe me durim,

E tani e ndjek telenovelën me shqetësim!

Në sallën e kuqe, ligji përmendet me nder,

U mblodhën sërish për njëzet e pesë herë.

Deputetët që nuk dinë ç'kanë nënshkruar,

Seancë pas seance – një cirk i programuar.

Komisioni formohet, për votim të fshehtë,

Por, që mbetet bosh, si valixhja e shkretë.

Ndërsa qytetari pret, me shpresën e kotë,

Të zgjedhurit e popullit pushojnë n’resort.

Kur ua përmend votat, si vullnet e mision,

Ata zgërdhihen ashiqare, a je ti në iluzion?

E dinë se bllokada, nuk sjell ndonjë befasi,

Rroga vjen me kohë, kjo është me rëndësi.

Prapë thirret Kuvendi s’dihet kur mbaron,

Njëri voton, tjetri ikën e ndonjëri mungon.

S’ka kuorum, e seancës i vije si pulës veja,

Mirupafshim, o popull, në zgjedhjet e reja!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx