Kulturë
Mihal Antonesku: Të shpërngulur në gjerësinë e shpirtit
E enjte, 12.02.2009, 07:51 PM
Mendime rumune mbi vlerat shqiptare
Mihai Antonescu
Të shpërngulur në gjerësinë e shpirtit
(Përkitazi me librin e Sali Bashotës, Exilul sufletului/ Ekzili i shpirtit)
Nga Mihai Antonesku (Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë)
Të dish të dashurosh siç vepron Sali Bashota në poezi, është njësoj sikur ta ngjallish lotin në shpirtin e gurit, apo, sikur ta tërheqish pas teje glinën nga e cila lartësohesh duke u bërë pjestar i fitoreve të jetës mbi vdekjen tënde të përkohshme. Asnjë rrudhë të shpirtit nuk e ka kapluar thatësia, asnjë frymëmarrje nuk është e kotë, atëherë kur poeti qëndron si dëshmitar i ringjalljes së tij për përjetësi. Ai është vetëdija e madhe e së mirës dhe së keqes në qenje dhe sende, instanca e fundit që e shpall dashurinë si antidot i vërtetë universal kundër harresës dhe urrejtjes: "Kur të pashë kur të njoha kur ti shkëlqeve/ Përnjëherë të gjithë zogjtë e robëruar fluturuan/ Mbi simbolin e bukurisë tënde/ Përqafimin më nuk do ta ndëshkojnë frikacakët/ A je Zanë mali apo vetëm dhembje/ Që e fsheh shikimin e përlotur mbi bebëza/ Himnin e dashurisë s'mund ta gozhdojnë më nëpër mure/ Lëre dritaren hapur vetmia të mos krimbet/ Lulet të mos copëtohen nëse ndodh zhgënjimi/ Në parajsë purgator ferr takohemi si hije të gjalla/ Pritja shndërrohet në shekull/ Ti je Zanë mali apo vetëm dhembje/ Që papritmas përjetësohesh nga bukuria/ Kur ëndërron kur buzëqesh kur flet" (Zanë mali apo vetëm dhembje).
![]() |
Sali Bashota |
"Në pjesën e grisur të ditës/ Zgjohet një mjellmë e bardhë/ / Çdo gjë do të harrosh/ Nga mëria e akullt e fjalëve/ Më në fund s'do të ketë heshtimë uturimë/ Prej amshimit tonë përrallor/ Vetëm etjet t'i çelim në një krua/ Ti mbajmë gjallë/ Shpresëfikurat e vendlindjes/ Nëse kukuvajkat shprishin ëndrrat
![]() |
Sali Bashota mes dashamireve te tij ne Bukuresht |
Kështu është, "asgjë s'është hyjnore përveç sakrificës", ndërsa poeti është shtiza e gjallë e flamurit që valëvitet në përjetësi, përkundër çfarëdoqoftë tëhuajësimesh të padrejta. Të shpërngulur në gjerësinë e shpirtit tonë, jemi o Zot! Mjalta e vargut të këtij poeti të madh (botuar në Bukuresht më 2004), ma ka dhënë rastin të ballafaqohem me vetveten dhe me të gjithë ata që dergjen nga arti fisnik i shkrimit, në një bregdet të shenjtë rë poezisë, që është Kosova, e ardhur edhe ograjën tonë të quajtur Rumani. Një mendim i mirë dhe tërë mirënjohja ime për këtë poet të shquar kosovar, i përket edhe Baki Ymerit, tani, këtu e kudo! (Mihai Antonescu, Umbra palida a timpului/Hija e zbehtë e kohës, Editura PRINTEURO, Bukuresht 2006, f. 144/145)