Kerko: a
Përparim Hysi: Lirikat e Majit
E diele, 25.05.2025, 11:30 AM
Lirikat
e Majit
(cikël me poezi)
Nga
Përparim Hysi
1. Ç'është ky fustan?
Ç'është
ky fustan kaq i hapur
Ku
dhe gjiri duket"lisho"?
Unë,pothuajse,
mbeta gojëhapur
I
moshuar dhe nuk mbaj dot"iso"!!!
Gojën
e shpie vesh më vesh
Mu
në sy ma ngul shikimim
Më bëhet sikur po më"përqesh"
Dhe
nuk e duroj fare "provokimin"
Se
aq pusullën e humbas
Kur
gjiri çipllak ma bën me sy
Fustanhapur
m'u qas,
Se
kam një neps që vet e di.
Kush
ka faj,hajd ma gjej
Nepsi
nuk pyet për arsye
Me
dy duarët e mbërthej
E
ku pyes unë për"ligje"?
2. E fut veten
në"gajlera"
E
fut veten në "gajlera" dhe tani,në pleqëri.
Ja
ku erdhi"symëshqerra",edhe tak ma bën me sy,
Tak
me sy e tak me vetull,nuk ma ndan ajo"ngacmimin"
Pyet
në gjallë a jam i vdekur (në kandar vë Përparimin)
Dhe
m'i ngul si shtizë sytë. dhe aspak nuk ka "mëshirë"
Tash
mua më lojtën "burgjitë",dua të"ha" qelepir.
E
ç'më polli groshi mua (desha,s'desha,hyj në"valle"
Të
më marri dreqi mua( në më mbytët,"punë e madhe"!!!)
3.Lirikë baritore
Në
çaire,tash në maj, po sodis barin e
njomë
Mos
më thoni që kam"faj",sado jam në moshë të vonë.
Befas
seç më erdh një mike ( në çaire do "kullotë")
Mirëse
erdhe, o moj shpirte(jam në hall,a ia dal dot?)
Aventurën
s'e kërkova.por kjo erdh pa pandyer
Drejt
në sy e shikova dhe u bëra"lylyver"
Dhe
aty,tek çairi, mu atje mbi bar të njomë
Pesë
para vajti "sehiri"...dhashë"koncert" në moshë të vonë.
4. Ah,ajo udhëz!
Ah,ajo
udhëz që dredhon,që dredhon e shkon në pyll
Ajo
udhëz më kujton, një takim dhe një"idil"
Një
"idil"në muajin maj( më vjen mbresa mbushur mall)
Se
nuk e harroj kollaj,sado tash unë jam kokëbardhë.
5.Letër për një mike
Zgjuar
je,moj "Jargavane"?Zgjuar jam dhe unë.
Veç
për ty,o mikexhane,po më zë me shkumë.
Mendja
doli nga burgjia,mori arratinë
E harboi dashuria,për ty,shpirti im.
Malli
zë dhe më bren,siç ha mola trarin
E
ç'të them,moj mademë,s'e mbaj dot mallin.
Jam
si qingji i NAIMIT, s'ka pengesë të më ndalë
Besoj
mike,Përparimit! Eh,sa mall që ka! Eh,sa mall!
Tiranë,24 maj 2025