E premte, 25.07.2025, 11:47 AM (GMT+1)

Kerko: a

Neki Lulaj: Shtatë vite pa ty Florinë

E diele, 25.05.2025, 06:52 PM


Neki Lulaj

SHTATË VITE PA TY FLORINË

Kur kthehem nga udhët e largëta të mërgimit

Ndalem pranë teje i heshtur si memec

E di oh që  pranë teje nuk vjen muzgu i përëndimit

E di se me atë buzëqeshje përpara nuk më del

S`na ledhatojnë ato fjalë të ngrohta si zjarri

Kur më flisje per libra me enciklopedi

Ti ishe flokëverdha që zgjon krua malli

Juristja, fjalëpaka gjer në madhështi.

Ylbleroshja e xhaxhait si dielli në qershor

Të mashtroi maji me lule dhe të mori me vete

Tok me ty  kujtimet si farë e grurit frymojnë

Kacavjerrur ne degët e rënda me aromë jete.

E malli nga shpirti për ty rritet e  kurrë nuk shkëputet

Ani se vitet sa shpejt fluturojnë.

Të kujtohet kur më pyete për vargjet poetike

dhe jetën e nxënësve  mërgimtarë në shkollë

Në botë rinia është e gjallë e plot dallgë

gumëzhin si zgjua bletësh që bëjnë mjaltë

Të mashtroi e të mori maji i lules së bardhë

Me penjtë e shiut do t'i qepim arnat si plagë

E dy zogj

të vetmuar do t'i lë në degët e thara.

Na janë ndryshkur lotët nëpër faqet me rrudha

Për ty i ka hapur dyert anekënd parajsa.

Ti, e bukura, sugarica, flokëarta si flutura

Një liqen me lotësh vjen për ikjen pa lamtumirë

Vajza, nëna bashkëshortja, princesha e vërtetë

Pse na ngrive buzagazin o engjëlli i dashurisë.

Ti që buzagazin e bacës e more përjetë

Ti na mungon në Sofrën e ngrohtë të nënës,

Dhoma e vajzërisë ngeli e shurdhëruar

Foton tënde në cellular e ndrin dritë e hënës

Ylli i mëngjesit ka mbetur pa  ndriçuar.

Të shoh e do të shoh të qeshur si ylber

Me vellon e  nusërisë do jesh mes nesh.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx