E premte, 25.07.2025, 11:41 AM (GMT+1)

Kerko: a

Ramush Haradinaj: Në burgun e Dubravës ndodhi një nga krimet më makabre që pushtuesi serb kreu ndaj shqiptarëve

E enjte, 22.05.2025, 06:54 PM


Ramush Haradinaj:

Nga 19 deri më 22 maj 1999, në burgun e Dubravës ndodhi një nga krimet më makabre që pushtuesi serb kreu ndaj shqiptarëve, mbi 130 të burgosur u vranë dhe mbi 200 të tjerë u plagosën. Masakra e Dubravës zbardhi fytyrën e vërtetë të gjenocidit serb, me një qëllim të vetëm, zhdukjen e qenies shqiptare përmes spastrimit etnik.

22 maji 1999 na rikthen në kujtesë një tjetër akt barbar, masakrën në Vushtrri, ku forcat serbe ekzekutuan burra, gra, pleq e fëmijë, pa dallim. Trupat e 67 nga 68 të vrarët në rrugën “22 Maji” u gjetën më vonë në varrezat masive në Serbi, gjatë viteve 2003-2012.

Rruga jonë drejt lirisë ishte e gjatë, e vështirë dhe e mbushur me sakrifica. Shteti serb, edhe më tutje refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera, e ne vazhdojmë betejën për të vërtetën.

Kosova nuk harron!

Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!

(Foto nga arkivi)

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx