Kerko: a
Bashkim Saliasi: Mendimtarët e heshtur mbeten të pavdekshëm në mendjen e njerëzve
E hene, 28.04.2025, 06:31 PM
MENDIMTARËT E HESHTUR MBETEN TË PA VDEKSHËM NË MENDJEN E NJERËZVE
Nga
Bashkim Saliasi
Veprat e mëdha i qëndrojnë
gjithmonë kohës, për hir të vlerave të tyre të mëdha. Nuk më shkonte mendja që
autori Gjergj Qafoku me profesion ekonomist të na dhuronte një vepër historike
me kaq vlera për klerikun Dervish Iljazi. Kisha dëgjuar pak dhe më kishin
mbetur në mendje disa nga veprat e këtij njeriu me mendje e shpirt të madh që
gjithë jetën e tij ua kushtoi jo vetëm njerëzve të krahinës së vet, por gjithë
Shqipërisë.
Kudo
që shkeli këmba e Dervish Iljazit emri i tij u skalit si një promete që shpërndante
zjarr dhe ky zjarr nuk u shua dhe nuk do shuhet kurrë, se mendimtarë si ai
mbeten të pavdekshëm në mendjet njerëzore.
Shkrimtari
Xhevahir Spahiu e ka quajtur: "Nënë Tereza" i Jugut. Në librin e
dhuruar nga autori Gjergj Qafoku unë gjeta njeriun e ditur dhe të mençur që
autori na e sjell në mendjen tonë duke na treguar për veprat e Dervish Iljazit
mbi bazën e fakteve e dokumentave të kohës.
Libri
përmbledh 24 rubrika, ku autori me një gjuhë të thjeshtë bazuar në dokumentat e
kohës tregon jo vetëm për jetën e klerikut Bektashi Iljaz Qafoku, por dhe për
veprat e tij dhe aktivitetin në krahinën e Skraparit dhe gjithë Shqipërinë. I
arsimuar në Turqi dhe njohës i mirë i gjuhës turke, greke dhe arabe Dervish
Iljazi nuk predikonte asnjëherë në gjuhë të huaj, por vetëm në gjuhën shqipe.
"Libri është një nga çuditë njerëzore,
i cili më jep mundësinë të kuvendoj me njerëzit"- ka thënë Maksim Gorki.
Nëpërmjet këtij libri lexuesi kuvendon me autorin dhe mëson nga ai për veprat
dhe vlerat kulturore të njerëzve të heshtur, por që pas lënë veprat e tyre të
mëdha. Sapo nis të lexosh faqen e parë të këtij libri ndihesh i
mbërthyer pas atyre që janë shkruar me aq mjeshtëri për Dervish Iljazin dhe
veprat e tij. Për Malin e Tomorit dhe historitë që fsheh ai brenda vetes kanë
shkruar shumë autorë që nga Herodoti, Naimi e Sami Frashëri dhe deri te poetët
e rinj si Ismail Kadare, Xhevahir Spahiu etj.
Duke
lexuar librin e Gjergj Qafokut, shkrimtar tashmë i mirënjohur në krahinën e
Skraparit me botimet e tij; "Humor nga Vërzhezha" dhe librin e dytë
"Dervish Iljazi" lexuesi gjen rrugën e vëzhëgimit dhe
hulumtimit të këtij studiuesi të aposionuar të kulturës skraparase pak të
njohur dhe të përshkruar në veprat e artit.
Treva
e Skraparit fsheh në gjirin e saj mjaft hisatori mistike për malin e Tomorrit
dhe veprat e kultit me besim Bektashian. Është detyrë e studjuesëve që mbi
bazën e fakteve dhe kronikave të kohës të sjellin para lexuesit historitë e
groposura ndër shekuj.
Është
nder për çdo lexues, jo vetëm me origjinë nga skrapari, por nga gjithë trevat
ku banojnë banorët me besim Bektashian, të marrin librin e Dervish Iljazit dhe
në biblotekën e tyre do shtohet një thesar me vlera mjaft të rralla. Të
vendosësh në biblotekën tënde librin e Dervish Iljazit në radhë të parë i ke
bërë nder vetes, sepse kur të gjendesh keq merr në dorë veprën e Gjergjit dhe
lodhja e mërzitja do të hiqen si me magji.
Transmetimi i mesazhit të kësaj vepre, përmes ngjarjeve
shumëdimesionale në një udhërrëfyes të ngritjes së vetëdijes së lexuesit, me
njohjen e veprave të kultit të këtij kleriku që la pas veprat e tij, me
qëllimin madhor të së mirës, flet për vizionin e shkrimtarit dhe studiuesit
Gjergj Qafoku. Të tregosh dhe të shkruash, janë dy gjëra të ndryshme.
Ka
njerëz që i tregojnë shumë bukur mbresat dhe kujtimet, por kur vjen puna për
t'i përshkruar, nuk mund të realizojnë as gjysmën e atyre që kanë treguar me
gojë. Gjergji, një njohës i mirë i
dokeve dhe zakoneve skraparase dhe riteve bektashiane dhe me njohjet dhe
kulturën e tij që zotëron arrin të tregojë me një mënyrë të thjeshtë, që
lexuesit nuk i krijon lodhje, por përkundrazi e lumturon dhe i ngjall shpresa
për një jetë më të mirë.
Të lexosh librin do të thotë të hapësh një dritare ku
rrezet e dritës depërtojnë në hapsirat e brendshme të dhomës dhe rrezet e
diellit arrijnë të ndriçojnë faqet e mureve të cilat pasqyrojnë në trurin tonë
bukurinë e ngjyrave të ylberit dhe të krijojnë një ndiesi çlodhje.
Libri
është i mbushur me plot episode që të tërheqin si me magnet, ku spikat një
gjuhë e pastër e shkruar me mjaft mjeshtëri nga shkrimtari Gjergj Qafoku, gjë e
cila flet për ngritjen kulturore dhe artistike të tij.
Autori
me një mjeshtëri artistike arrin që mbi bazën e hulumtimeve të skalitë dhe të
lartojë para lexuesit me një penë të thjeshtë, por mjaft të mprehtë figurën e
klerikut dhe patriotit skraparas Dervish Iljazit, për të cilën dimë shumë pak.
"Asgjë
nuk mbetet në mendjen tonë, po nuk kaluanë më parë nëpër organet e
shqisave", ka thënë dietari i madh grek, Aristoteli.
Leximi
i këtij libri më krijoj ndiesinë sikur edhe unë jam pjestar i këtij studimi
mjaft domethënës për t'u sjell lexuesve vlerat e humbura, të cilat i ka mbuluar
tymi dhe pluhri. I uroj Gjergjit shumë suksese dhe udhëtim të mbarë në rrugën e
letërsisë si studiues, hulumtues dhe tregimtar.