E merkure, 30.04.2025, 09:03 PM (GMT+1)

Kerko: a

Albulena Pllana Breznica: Si e kam Kosovën?

E diele, 27.04.2025, 06:50 PM


Albulena Pllana Breznica

SI E KAM KOSOVËN?

Daja im jeton me decenie në Gjermani

Tani edhe flokët i janë thinjur e rënë,

I kujtohet kur iku në errësirë pa paralajmërim

La në vendlindje farefisin, me lot në sy babë e nënë!!!

I ndalohej të kthehej në vendlindje

Ishte shpallur armik, kërkonte pavarësi

E donte diturinë, flamurin e lirinë

I kaloi jeta në kurbet, ku la djalërinë!

Vendosa t’i bëj një vizitë me nënën

Na priti te dera, me kujtohet edhe sot,

Buzët i dridheshin, këmbët mezi e mbanin

Lotët i mbulonin faqet me rrudha plot.

Na priti me gëzim e na pyeti shumë

Si e kam Kosovën që e lashë dikur,

Ah!

Më ka marrë malli për baltë e çdo breg

Për përroje e fusha zemra me djeg!

E ledhatuam dajën, i treguam shumë gjëra

Kosova ka ecur or dajë, mos u bëj merak,

Ka shpallur Pavarësinë, e njohur nga bota

Përpjekjet e armikut ishin përherë të kota!

Kosova rriti shumë trima e trimëresha

Dhanë betimin para flamurit në gjuhën shqipe,

Trimat dhanë kushtrimin për atdhe e liri

Iku armiku i Karpateve, djemtë tanë në kufi.

Tani valon flamuri, Kosova është e plotë

E tërë Kosova është rindërtuar përsëri,

Bëjmë vizita e pushime kur të duam

Mes Kosovës e Shqipërisë s‘ka më kufi.

BIBLIOTEKA ME 99 KUPOLA

Në bibliotekën tonë me 99 kupola

Mësimet e duhura merren me dashuri,

Rreshti bëhet i gjatë përherë nga lexuesit

Studentët tanë duan të marrin dituri.

Një ditë qëndroja para Bibliotekës

Numërova kupolat, ishin të bardha si bora,

Më dolën plot 99 me numërim

Athua së bashku me librin bëhen njëqind?

Takova inxhinierin e vjetër aty pari

Që kishte punuar nga themeli deri tek kupolat,

Më sqaroi me zemërgjerësi e përpikëri

Se në atë kohë kishin pasur shumë vështirësi!

Kupolat dukeshin shumë krenare

I vrisnin sytë armikut shekullor,

Inxhinier Bashkim Fehmiu, arkitekt

E kishte arsyetuar me orë të tëra këtë projekt.

Kokulur ikën shumë shërbyes të asaj kohe

Inxhinierit i pikën lotët nga gëzimi,

Projekti u realizua në tërësi me nxitim

Ne edhe sot e kujtojmë arkitektin trim.

Në mbrëmje kupolat shndërisin

Edhe gjatë pushimeve verore,

Biblioteka është vend i dijes për lexues

Aty gjej përherë qetësi shpirtërore.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx