| E diele, 27.04.2025, 06:50 PM |
Albulena Pllana Breznica
SI E KAM KOSOVËN?
Daja
im jeton me decenie në Gjermani
Tani
edhe flokët i janë thinjur e rënë,
I
kujtohet kur iku në errësirë pa paralajmërim
La
në vendlindje farefisin, me lot në sy babë e nënë!!!
I
ndalohej të kthehej në vendlindje
Ishte
shpallur armik, kërkonte pavarësi
E
donte diturinë, flamurin e lirinë
I
kaloi jeta në kurbet, ku la djalërinë!
Vendosa
t’i bëj një vizitë me nënën
Na
priti te dera, me kujtohet edhe sot,
Buzët
i dridheshin, këmbët mezi e mbanin
Lotët
i mbulonin faqet me rrudha plot.
Na
priti me gëzim e na pyeti shumë
Si
e kam Kosovën që e lashë dikur,
Ah!
Më
ka marrë malli për baltë e çdo breg
Për
përroje e fusha zemra me djeg!
E
ledhatuam dajën, i treguam shumë gjëra
Kosova
ka ecur or dajë, mos u bëj merak,
Ka
shpallur Pavarësinë, e njohur nga bota
Përpjekjet
e armikut ishin përherë të kota!
Kosova
rriti shumë trima e trimëresha
Dhanë
betimin para flamurit në gjuhën shqipe,
Trimat
dhanë kushtrimin për atdhe e liri
Iku
armiku i Karpateve, djemtë tanë në kufi.
Tani
valon flamuri, Kosova është e plotë
E
tërë Kosova është rindërtuar përsëri,
Bëjmë
vizita e pushime kur të duam
Mes
Kosovës e Shqipërisë s‘ka më kufi.
BIBLIOTEKA ME 99 KUPOLA
Në
bibliotekën tonë me 99 kupola
Mësimet
e duhura merren me dashuri,
Rreshti
bëhet i gjatë përherë nga lexuesit
Studentët
tanë duan të marrin dituri.
Një
ditë qëndroja para Bibliotekës
Numërova
kupolat, ishin të bardha si bora,
Më
dolën plot 99 me numërim
Athua
së bashku me librin bëhen njëqind?
Takova
inxhinierin e vjetër aty pari
Që
kishte punuar nga themeli deri tek kupolat,
Më
sqaroi me zemërgjerësi e përpikëri
Se
në atë kohë kishin pasur shumë vështirësi!
Kupolat
dukeshin shumë krenare
I
vrisnin sytë armikut shekullor,
Inxhinier
Bashkim Fehmiu, arkitekt
E
kishte arsyetuar me orë të tëra këtë projekt.
Kokulur
ikën shumë shërbyes të asaj kohe
Inxhinierit
i pikën lotët nga gëzimi,
Projekti
u realizua në tërësi me nxitim
Ne
edhe sot e kujtojmë arkitektin trim.
Në
mbrëmje kupolat shndërisin
Edhe
gjatë pushimeve verore,
Biblioteka
është vend i dijes për lexues
Aty
gjej përherë qetësi shpirtërore.