E merkure, 30.04.2025, 02:22 PM (GMT+1)

Kerko: a

Albert Vataj: Homazh për Papa Françeskun

E hene, 21.04.2025, 06:59 PM


Homazh për Papa Françeskun, Ati i mëshirës që shtriu dorën e sublimitetit hyjnor drejt shqiptarëve

Nga Albert Vataj

Në mëngjesin e sotëm, qielli hapi portat për të mirëpritur një shërbestar të përulur, një pasardhës të Shën Pjetrit që e përjetoi papatin si një thirrje për të qenë bari i të vegjëlve, i të margjinalizuarve, i atyre që historia shpesh i lë në harresë. Papa Françesku, udhëheqësi i Kishës Katolike dhe zemra e një bote në kërkim të mëshirës, iu dorëzua Atit Qiellor, duke e lënë këtë tokë më të ndriçuar nga përulësia dhe mëshirimi që ai përçoi.

Për shqiptarët, Papa Françesku nuk ishte vetëm një figurë e lartë shpirtërore, por një mik i sinqertë, një dëgjues i dhembjes dhe krenarisë së një populli që mbijetoi përmes besimit. Në vizitën e tij historike në Tiranë, më 21 shtator 2014, Ai nuk erdhi thjesht si Papë, por si një vëlla në Krisht, i cili e ndjeu gjakun e martirëve tanë dhe frymën e bashkëjetesës ndërfetare që përbën krenarinë shqiptare.

Në sheshin “Nënë Tereza”, përballë një populli që e priti me zemër të hapur, Papa Françesku tha:

"Nuk mund të mos përmend vuajtjet e shumta dhe të tmerrshme që keni përjetuar gjatë shekullit të kaluar: përndjekjet dhe shtypjen ndaj fesë, e posaçërisht kundër katolikëve."

Ai i quajti martirët shqiptarë "rrënjë të forta" të një besimi që nuk mund të shfaroset nga diktatura, as nga frika.

Në një akt domethënës, ai zgjodhi që shenjtorja e parë shqiptare, Nënë Tereza, të shpallej Shenjtore në një ceremoni madhështore në Sheshin e Shën Pjetrit më 4 shtator 2016, duke e njësuar shenjtërinë me shqiptarinë në altarin e botës.

Papa Françesku nuk i shikoi shqiptarët vetëm përmes lenten e kujtimeve tragjike, por si një popull me dinjitet shpirtëror dhe kapacitet pajtues. Ai i vlerësoi shqiptarët për modelin e bashkëjetesës ndërfetare, për harmoninë ndërmjet myslimanëve, katolikëve dhe ortodoksëve, duke e përmendur shpesh Shqipërinë si shembull për botën.

Me ndarjen e tij nga kjo botë, nuk kemi humbur vetëm Papën e Kishës Katolike, por një shpirt të krishterë që e mishëroi Ungjillin me jetën e tij, me gjuhën e mëshirës, me heshtjen që lartëson dhe me përulësinë që transformon.

Sot, shqiptarët e nderojnë Papa Françeskun jo vetëm si një At shpirtëror, por si një udhëtar të dritës që la gjurmë në zemrën tonë kolektive. Ai është tashmë ndër yjet e përjetësisë, në atë dritë që Ai vetë na mësoi ta besojmë, edhe kur errësira na përgjon.

U prehsh në paqen e Atit, Papa Françesku!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Paradoksi i lutjes së Jezusit: “Fali, o At, sepse nuk dinë çfarë bëjnë” Albert Vataj: Trashëgimia e dinastisë shkodrane të fotografisë “Marubi” në UNESCO Albert Vataj: Ferid Kola, zashmëria shkodrane e shpirtit krijues, mirësia si shëmbëllim vlerash përfaqësuese Albert Vataj: Simone de Beauvoir, gruaja që i’u imponua botës me modelin e triumfueses Albert Vataj: Historia e një fotoje dhe e vërteta e Kajë Gale - Selmanja, malësores që u shndërrua në legjendë Albert Vataj: Helen Dukas, jo vetëm sekretarja e Ajnshtajnit Albert Vataj: Paja Jovanoviç, një piktor serbo-kroat që skaliti me mjeshtërinë e ngjyrës karakteristikat e shqiptarëve Albert Vataj: Foto nga një foto Albert Vataj: Mirënjohja emblematike në botën e kafshëve, dhe një mesazh për marrëdhëniet e njerëzve Albert Vataj: Kartolina, dritarja e parë drejt bukurisë së gruas dhe veshjes shqiptare Albert Vataj: Fjalimi i Bill Klinton, drejtuar kombit amerikan për sulmin ndaj Jugosllavisë më 24 mars 1999 Albert Vataj: Gëzim Murajza, poeti n’kapërcyellin e shpërfaqjes së një shpirti krijues Albert Vataj: Vjosa Osmani jep përqafimin e mirënjohjes historike të shqiptarëve ndaj Amerikës Albert Vataj: Sabina Chebichi, një talent i atletikës, që nisi këmbëzbathur rrugën drejt legjendës Albert Vataj: Koloseu, ky gur i çmuar në gjeradanin e memories së qytetërimit Albert Vataj: Agatha Christie, rrugëtimi i vështirë një gruaje për t'u bërë novelistja më e njohur në histori Albert Vataj: Marie Tuci, dëshmia më unike e qëndresës së shpirtit të gruas ballë mizorive komuniste Albert Vataj: Sot, në përvjetorin e vdekjes së Martin Camajt Albert Vataj: Letra e Nënë Terezës drejtuar grave në Konferencën IV Botërore të gruas në Pekin Albert Vataj: Pse 8 Marsi është Dita Ndërkombëtare e Gruas?

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx