Kerko: a
Fahri Dahri: Përpjekjet për të dëgjuar zërin e mekur të çamëve!
E hene, 21.04.2025, 06:57 PM
VINI RE!
(VËMËNDJE-PËRQËNDRIM)!
Nga
Fahri Dahri
Duhen afro edhe tre muaj të mbushen
plot 80 vite kur më 18 korrik 1945, doli numuri i parë i gazetës : "Zëri i
Çamërisë".
I- Përpjekjet
për të dëgjuar zërin e mekur të çamëve!
"Si një ndër pionerët e publicistikës shqiptare,
Rilindjes Kombëtare, Musa Demi e vlerësonte shumë rolin që do të luante një
gazetë, për të përcjellé zërin e 25,000 çamëve në emigrim. Madje këtë gazetë ai
e kishte pagëzuar me emrin "Zëri i Çamërisë", ?jë emër kuptimplotë,
që edhe sot, pas më shumë se 50 vjetësh (80 vjet me përditësim. FD) tingëllon
aktual. Musa Demi projektin e tij ua shpalosi fillimisht bashkëpunëtorëve që
bënin pjesë në Komitetin Çam, si Taho Sejkos dhe Kasem Demit, madje e diskutoi
edhe me Kryesinë e Këshillit Çam, dhe në mënyrë të veçantë me Vehip më Demin
dhe Dervish Dajakën. Ai gjeti mbështetje të plotë. Kështu që Musa Demi dhe
Vehip Demi, i pari në funksionin e kryetarit të Komitetit Çam dhe i dyti në
krye të Këshillit Çam iu drejtuan Ministrisë së Shtypit dhe të Propagandës,
shkresën e datës 12 qershor 1945, ku kërkohej dalja e gazetës "Zëri i
Çamërisë" si dhe ndihma nga ajo ministri për letrën e një tirazhi për
4.000 kopje, si dhe shtypjen e saj në shtypshkronjën "Bashkimi".
Komiteti Çam mori përgjigje pozitive për nxjerrjen e gazetës "Zëri i
Çamërisë". Komiteti kishte planifikuar daljen e saj një herë në muaj. Pas
daljes së numrit të parë, më 18 korrik 1945, Këshilli Antifashist Çam nisi
shpërndarjen e gazetës jo vetëm në masën çame, por .... dhe, në redaksinë e
gazetës "Koha e re", 150 copë gazeta "Zëri i Çamërisë". Të
njëjtën gjë bëri duke nisur ekzemplarë edhe në qytetin Gjirokastrës. (Kështu
shkruan historani i njohur Hajredin Isufi, në libbrin Musa demi..)
II- Pak
informim mbi mundësinë e shtypin të kohës për çamët e vetmuar e të braktisur!
GAZETA:"ZËRI I ÇAMËRISË"
Redaksia, e përbërë nga: kryeredaktor Kasem Demi e
redaktorë Vehip Demi, Idriz Halluni, Gjergj Komnino, Njazi Demi dhe Vehip
Sejko, iu përveshën punës për nxjerrjen numrit të dytë. Edhe për daljen e
numrit të ri, Ministria e Shtypit dhe e Propagandës njoftonte Komitetin Çam, më
14 gusht 1945, se për shtypjen e tij ishte udhëzuar shtypshkronja
"Bashkimi".
(Marrë nga libri : "Musa Demi dhe qendresa Çame
1800-1947". fq. 298, 299, autor Profesor Hajredin Isufi).
—------
Vazhdojmë të lexojmë të shprehurit e profesori Hajredin
Isufit:
"Qëndrimi indiferent që mbante Misioni Britanik në
Tiranë e kishte zhgënjyer shumë Musa Demin. Edhe EAM-i ishte shumë kontradiktor
në qëndrimet e tij. Në
mjaft raste, çamë të zënë (kapur-FD) nga EAM-i iu dorëzuan Qeverisë greke. Nga
ana tjetër, lista të gjata me emra çamësh u përcilleshin autoriteteve shqiptare
(nga pala greke -FD) për t'u kapur dhe për t'ia dorëzuar Qeverisë greke. Siç shihet, EAM-i, sipas marrëveshjes së
Varkizës të shkurtit 1945, ishte bërë një mashë e Qeverisë fashiste greke për
të vazhduar luftën shfarosëse kundër minoritetit çam. Musa Demi mendonte se e
vetmja rrugë për nxjerrjen në dritë të së vërtetës për dramën e popullatës çame
dhe dënimin e shkaktarëve të saj do të ishin institucionet ndërkombëtare që,
sipas mendimit të tij, ishin jashtë ndikimit të Qeverisë greke dhe Partisë
Nacionaliste ekstreme, të përfaaësuar nga Napoleon Zerva. (Po aty fq.332).
------
Libri i historianit, bir i denjë i Çamërisë, profesorit
Hajredin Isufi, shpalos me vërtetësi dhe saktësi ngjarjet historike të ndodhura
në një periudhë kohore prej 150 vitesh, mbështetur në dokumentet të
besuara të asaj periudhe. Profesori, me formimin e tij profesional në histori
dhe gjuhë-letërsi, dhe dëshmitar okular i asaj gjëme, na jep një dhuratë të
çmuar e cila me një gjuhë të pastër shqipe, i jep çdo lexuesi informim të
bollshëm historik për një kohë një shekullore e gjysëm, të nxjerra nga gërmimet
e lodhshme, durim të veçantë dhe këmbëngulës, për të mbetur gjallë e për tu
njohur historia e asaj treve, e cila ishte e "vetmuar" nga të gjitha
shtetet, si të fqinjëve dhe të atyre që vendosnin fatin e popujve, duke thithur
purot apo nargjiletë.
-----
Ja ç'farë konkluzionesh na jepen nga profesori, dëshmitari
i masakrave, i gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, të cilat tregojnë
vetminë e trishtë të një komuniteti autokton. Mbi atë komunitet vërshuan
forcërisht mashtrimet, fuqia ushtarake dhe diplomacia e mbrapshtë e "Të
mëdhenjëve" të kohës.
".....?Musa Demi ishte skeptik
ndaj këtij "komision hetimor", dhe që më pas koha i vërtetoi.
"Unë, - shkruan ai (Muusa Demi-FD) në kujtimet e tij, - rreth këtyre
komisioneve kisha një përvojë të
hidhur nga e shkuara jo e largët. Kur vinin në Çamëri komisione nga Lidhja e
Kombeve, në vitin 1924 e më pas, për të verifikuar ankesat tona rreth
keqtrajtimeve që na bënte Qeveria greke, ne, megjithëse vinim (shtronim-FD) në
dispozicion të komisionit fakte dhe dokumente të shumta dhe të
pakundërshtueshme, kur vinte fundi, komisioni, nën ndikimin e qeveritarëve
grekë, e bënte të zezën të bardhë. Prandaj, nga Misioni Britanik dhe nga z.
Palmer nuk prisnim asgjë, përkundrazi mund të na servirej ndonjë shpifje tjetër
e shëmtuar, nga ato që grekët dinë t'i gatuajnë me mjeshtëri në kuzhinat e tyre
dhe në këtë drejtim me të huajt kanë qenë gjithnjë të suksesshëm".
III- Mbi librin për Çamërinë.
Vazhdojmë me vëmëndje leximin e librit të hstorianit
të Çamërisë, z . Hajredin.
"Mbrojtja e çështjes çame nga Qeveria shqiptare në
momentet e krizës në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë, kishte për
qëllim t'u kujtonte qeverive aleate se qeveria greke kishte detyrime të mëdha
ndaj Qeverisë shqiptare dhe problemeve duhej t'u jepej zgjidhje e shpejtë.
Dukej qartë se Enver Hoxha u
mundua ta përdorte çëstjen çame si një armë të fuqishme në fushën diplomatike,
për t'i mbyllur gojën Greqisë për "Vorio Epirin". Ndërkohë Enver Hoxha vendosi të
ndërmarrë veprime të tjera sensibilizuese në opinionin e huaj, në lidhje me
çështjen çame, nëpërmjet botimit të një libri në gjuhën frënge me të dhëna mbi
gjendjen e Çamërisë në Greqi. Në këtë kuadër, ministri i Punëve të Jashtme të
Shqipërisë, më 20 korrik 1945 i rekomandonte Ministrisë së Shtypit dhe të
Propagandës që për problemin çam, vuajtjet dhe persekutimet e tyre të
përgatitej një libër, i cili do të ndikonte në opinionin e jashtëm". Libri
e pa dritën e botimit në vitin 1947 nën titullin :"Actes agressifs du
gouvernement monarcho- fasciste grece contre l'albanie", Tiranë 1947. (Po aty fq. 305, 310).
[Nuk do ishte keq nëse do të bëhej e mundur që ky libër të
dalë nga "sepetet" dhe të njihet nga brezi i sotëm. Sikur të ngadalsohet
propaganda e demagogjia dhe të marrë përparësi shpejësia për njohjen e vërtetë
të masakrave të viteve 1913-1945. Mirë është të veprohet më konkretisht nga
SHPAÇ - FD].
-------
IV.- Për thesprotët/çamët,
e djeshëm dhe të sotëm, ndaj popujve të tjerë, fqinj dhe jo fqinj, është
vërtetuar plotësisht se mbulohen nga një mister i pa spjeguar që vazhdon të
jetë pre e përhershme për 'ta.
Shqiptarët e rajonit etnik shqiptar të Çamërisë, të paktën,
bazuar në hulumtimet historike shumëvjrçare, dëgjimet dhe kontaktet personale
me njerës të shumtë, si dijetarë, intelektualë, të zakonshëm, me profesione të
ndyshëm, të mirëkuptuar dhe jo të mirëkuptuar, më kanë krijuar bindjen se
ata/këta të djeshëm dhe të sotëm, i ka mbuluar një mister historik, gjeografik,
social dhe identik. Në këtë arritje konkludive, më duhet, para shtjellimit, të
ndalem në dy përkufizime:
a)- Ç'farë kuptohet me termin "mister", mistér/i.; diçka
shumë e fshehtë, e panjohur ose e pazbuluar, e pashpjegueshme: misteret e
natyrës; mbeti mister, mbeti pa u zbuluar"; sipas fjalorit shqip).
b)- Po identiteti si përkufizohet në
fjalorin shqip? "Të qenët i veçantë nga të
tjerët dhe i njëjtë vetëm me vetveten në disa veçori e tipare që shërbejnë për
t'u njohur pa vështirësi si i tillë, të qenët po ai". Dhe etniteti
rezulton të jetë "një bashkësi e qëndrueshme njerëzish, e formuar
historikisht në një truall të caktuar, me gjuhë dhe kulturë të njëjtë".
Këto dy përkufizime, shpresoj të na japin zgjidhje për
misterin historik, gjeografik, social e identik të grupnjerëzve, pasardhës të
fisit të lashtë thesprot dhe çamëve të sotëm. (Fis-bërthamë pellazgjike).
Me vëmëndje tepër të kujdesshme, të këtyre dy
përcaktimeve, pa drojë, me bindje, më rezulton se janë saktësisht të krijuar
posaçërisht dhe me përshtatje për tre fiset epirote (kaonë, thesprot, mollos).
Për të mos patur keqkuptime, tema që po trajtoj nuk është për të përjashtuar
fiset e tjera pasardhës të ilirëve. Për të qenë transparent, arritjet e mia në
këto konkluzione, janë produkt i mijëra e mijëra fletëve historike të lexuara,
janë përvojat e viteve të gjyshërve e prindërve me të cilët kam jetuar, është
periudha e të tre moshave ku kam jetuar dhe jetoj. Ky deklarim më shërben për
të vërtetuar pikërisht atë që grupnjerëzit e rajonit të Thesprotisë, kryesisht
nga mesi i shekullit XIX e në vazhdim, i janë nënështruar ngjarjeve më të egra,
më ç'njerëzoret, siç u tha nga fqinjët dhe nga shtete e tjera të fuqishëm
ushtarakisht, ekonomokisht, kulturarisht, forcërisht dhe që na kanë përjashtuar
si qënie sociale!. Njeriu, dihet është qënie sociale dhe që çdo shoqëri të jetë
e zhvilluar, e civilizuar, që të arrijë përparim e zhvillim ekonomiko-
shoqëror, i kërkohet, ose realizohet kur në përbërje të saj gjinden persona
krijues, punëtorë të zellshëm, të kenë marëdhënie të sinqerta ndaj njëri-
tjetrit, të nderojnë, respektojnë, etninë, racën, besimin fetar, kufijtë
tokësorë, etj dhe të tillë az i kanë munguar dhe as i mungojnë këtij grupimi
shoqëror!. Por realiteti 200 vjeçar, ndaj këtyre gjasave, nuk ka qenë prezent
mes banorëve të rajonit të Çamërisë me banorët e fqinjëve të çdo ane. E vërteta
historike tregon se banorët autoktonë të rajonit, janë përballur me shpatat,
dyfekët, mitralozët, tanket, shpifjet, mashtrimet, kurthet, dhunimet, masakrat
dhe dëbimet të shoqëruara me nënvlerësime, poshtrime, me fshehje, fshirje,
burgime, e shfarosje.
Kjo e vërtetë ndikon në ndërgjegjen time, për të zbuluar
misteret që fshihen dhe që të gjithë kanë zënë pozicione luftimi përballë këtij
grupimi shoqëror.
Vallë pse?!
Sinqerisht e kam të vështirë, të konceptueshme të gjej,
qoftë dhe një arësye të vetme, ku të fajësohet ky grupim shoqëror.
Analizoj qendrimet personale, të anëtarëve të familjes
time, të afërmit si dhe sjelljet, marëdhëniet e komunitetit çam me shoqërinë ku
bashkëjeton. Po kështu dhe me familjet e shumta të emigruara në Turqi e gjetkë,
nuk konstatoj asgjë ndryshe. Mirëkuptim, vëllazëri, me karaktere, dashuri,
dhimshuri njerëzore, si gjithë fiset e tjera të etnosit sgqiptar. Atëhere kush duhet fajësuar? Edhe kjo pyetje
ka vështirësi për tu zbuluar! Ndaj them se duhet zbuluar misteri, ose misteret
që fshihen në arësyet e egërsisë së etnosve të tjerë ndaj fisit çam, fis brenda
etnosit shqiptar.
a)- Le të zbresim në terrenin praktik. Për të
zbuluar misterin. Në analizë do përqëndrohemi me pjesën e çamëve që u dëbuan
nga vatani i tyre dhe u strehuan në Shqipëri. Më duhet të përdor sistemin
mathematikor të eliminimit. Dmth
nuk do merremi me qendrimet aspak dashamirës të shtetit shqiptar, sepse janë të
njohura e të provuara (disa pjesë u cituan më lart). Por
do ndalemi tek marëdhëniet e refugjatëve çamë me banorët vendas. Përgjigja është pozitive, u konstatua
pritje vëllazërore si në tërësi ndaj refugjatëve dhe individëve. Këtu nuk ka
vend për zbulime misterioze! Stop.
b)- Në nivelet shtetërore greko- shqiptare. Nga përvoja
dhe realiteti, qendrimet e tyre ndaj shqiptaro- çamëve, ka plot mistere. Të dy
shtetet ndajnë qendrim aspak dashamirës për fisin çam të thesprotëve!?. Ndaj,
për shkak të këtyre qendrimeve kërkohet të gërmohet për të gjetur fshehjen e
mistereve.
Kujdes kërkon gjetja e shkakut të përputhjes në qendrime
të të dy palëve dhe që kanë mbështetje të habitshme edhe nga shtetet e tjera fqinj
dhe jo fqinj. Këtu mendoj se fshihen misteret.
c)- Në
përvojën time më rezulton se një mister real që luan rol të fuqishëm është
misteri i besimit fetar.
Shpesh flitet nga pala greke se çamët tradhëtuan kombin grek dhe u konvertuan
në islam. Mirëpo ky mister i zbuluar nuk ka argument bindës në konceptin e
përcaktimit e kombit sipas etnosit shqiptar. Ky përcaktim ndryshe mes nesh dhe
të tjerëve ështe sepse për ne besimet fetare janë subjektive dhe nuk kanë asgjë
të përbashkët me gjuhën, gjakun, territoret etj. Tregues këta që ekzistojnë
edhe para lindjes së foshnjave. Madje
besimi fetar është produkt i kultivuar tek njerëzit pas një moshe të caktuar
dhe nuk përcaktohet nga vendi i lindjes.
Mendohet se besimi fetar është mister, por i një anshëm
dhe si i tillë mbetet pa vlerë përcaktuese etnikisht dhe në parimet e
demokracisë nuk përbën dhe as pranohet si shkak për kryerje masakrash apo
gjenocide.
?- Nga sa shifet me të tre rastet e sipërme nuk arrihet të
zbulohen misteret e fshehta, për të ndikuar në justifikimin e armiqësive të të
gjithëve kundër çamëve (një grusht i vogël njerëzor).!
Në këto kushte lind nevoja ti drejtohemi veçorive
natyrore që janë: territori dhe dukshmëria e hershmërisë njerëzore në atë
trevë, në Çamëri..
1)- Dukshmëria
historike.
Fiset kaone, thesprote dhe mollose, më pas banorët e
Epirit, kanë dukshmëri historike, siç shkruan edhe profesori i historisë, i
nderuari dhe i vlerësuari ynë Kristo Frashëri: "..aq kohë sa nuk mbahet mënd". Nuk është e re, kur themi se rajoni i
Çamërisë (mirëkuptoni, trajtohet tema për Çamërinë dhe çamët) është në mesin e Mesdheut. Pra del në pah se ky grup njerëzish është
tepër i lashtë.
2)- Mitet, legjendat dhe hershmëria e kulturës. Po edhe këto janë
poseduese në rajonin e Çamërisë!
Në territorin e Thesprotisë gjënden dy të veçanta që, mesa
duket ndikojnë në sulmet armiqësore izoluse e shfarosje të fisit thesprot-çam.
Mendoj se është një mister që egërson egërsirat!.
a).-Thesprotia
ëdhtë vendi ku ka lindur hershmëria e kulturës së
mbidheshme (faltorja e Dodonës);
b).-Kultura
e nëndheshme (me lumin Aheron, lumin Vuv).
Në Thesproti kanë lindur Zotat, atje ndodhet
Hadesi [kur Herakliu i
bëri fli Zeusit në Olimpia, dogji kockat e viktimave mbi drutë e plepit të
bardhë. Herakliu e gjeti plepin e bardhë që rritej në brigjet e Akheronit dhe
për këtë arësye u identifikua me përroin e nëntokës dhe plepi i bardhë ishte
pema e shenjtë e perëndisë Hades (Hadhe)].
Në Thesproti ka plot mite e legjenda. Është plaku (varkëtari) Charon, që me
varkën e tij, çonte të vdekurit në jetën e përtejme, nga njëra anë e lumit
Acheron, në anën tjetër. Qeni me tre koka. [Rojtari skëterrë Cerberus e sheh
Princin e Underworld (nëntokës) me emocione të përziera], Nekromandia, Shtatë
vendbanimet më të hershme të rajonit Mesdhetar me 7 shpellat strehuese.
Këto dy të veçanta të gjendura në atë rajon, ndikojnë në
mendime se krijojnë shkaqe për të lindur zilija dhe ziliqarët keqdashës. Nga ku
arrihet në zbulimin e mistereve, të fshehtave, pasi këto të veçanta me vlera të
çmuara, ziliqarët kërkojnë t'i përvehtësojnë. Kjo vërtetohet edhe me
propagandën greke, e cila shton vend e pa vend prapashtesën "grecee",
si Thesprotia grecee, Arta grecee, Preveza grecee, valle grecee, e të tjera.
Për ta realizuar synimin e tyre kanë ndërtuar strategjinë që ky grupim, mbartës
i trashëgimisë pellazgjike, duhet të asgjësohet, të zhduket nga historia dhe
gjeografia, ashtu siç është vepruar edhe me djeg'jen e Bibliotekës së Madhe të
Aleksandrisë.
De fakto sulmet, gjithçka armiqësore që i bëhet
shqiptaro-çamëve, është lufta kundër kulturës dhe dijeve të lashtësisë, për t'u
zëvëndësuar me kulturën e re!.
Ky është kulmi i egoizmit njerëzor!
???
Të nderuar lexues.
Ky shkrim është një përpjekje për të arritur tek misteret
e fshehta të armiqësisë të të tjerëve ndaj nesh. Le të jetë temë e hapur për të arritur tek
zbulimi i së vërtetës.
Fahri Dahri.
Tiranë, më 20 prill
2025.-
FUND