E merkure, 30.04.2025, 02:33 PM (GMT+1)

Kerko: a

Albulena Pllana Breznica: Te semafori në qendër të qytetit

E premte, 18.04.2025, 06:53 PM


Albulena Pllana Breznica

TE SEMAFORI NË QENDËR TË QYTETIT

Andej kaloj çdo ditë me shoqe e shokë

Marrim mësime çdo ditë në universitet,

Te semafori në qendër pranë Katedrales

Grumbull lypësish, pamje që të vret!

Fëmijë të shëndoshë, fytyrëgjerë me flokë të shprishur

Disa zbathur, të leckosur shtrijnë duart përbri,

E vras mendjen pse të gjorët nuk janë në shkollë

Të lexojnë e mësojnë si ne për ardhmëri...

Pushimin e bëjnë me bukëthatë në duar

Nganjëherë zihen e bëjnë zhurmë pa kujdes,

Ndajnë lëmoshat e fituara në mes veti

Të heshtur e të ndrojtur duken çdo mëngjes!

Po të ishin në shkollë e me çati mbi kokë

Do bëheshin mjekë, pedagogë e inxhinierë,

Sigurisht skamja e mjerimi i detyron

Të dalin tek semafori kur ka diell e erë!!!

Me vjen keq, mendoj për ta kur jam edhe në shtëpi

Me kujtohen disa duke ngritur vetullat, rrotullojnë sytë,

Po shoqëria çfarë bën për lypsarët e të pastrehët

Duke i menduar të gjorët, buka shpesh më ndalet në fyt!

KALIM SHEKUJSH

Shkrimi në argjile ishte i vështirë

Shkrimi në mure plot herioglife

Lëkura regjej me vite

Për të dalë në dritë shkronjat

Mendja e njeriut triumfoi

Para shumë shekujsh doli makina

Shpëtoi shumë duar njerëzish

Shekujt kaluan si rrebesh shiu

U bënë shumë ndryshime

Tani është lehtësuar puna

Janë bërë shumë përparime

Edhe gjyshi bën sehire

Sa shpejt koha iku

Nga një laps e fletore

Ja sot kompjuterë e makina

Me nxitim del gazeta e libri

Për njerëzinë mrekulli...

VLERA

Vlera nuk humbet kurrë

Hedhet në lumë e nuk tretet

Hedhet në zjarr e nuk digjet

Mund të mos kuptohet nga injorantët

Puna e krijuar me djersë e nderë

Qëndron me shekuj

Do të dalë në dritë dikur e mira

Mbi të gjitha harmonia

Fjala e ëmbël e me vlerë

Hap dyer kalashë e zemra njeriu

Puna me vlerë e sinqeriteti

Do të triumfojnë në këtë jetë...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx