| E premte, 18.04.2025, 06:53 PM |
Albulena Pllana Breznica
TE
SEMAFORI NË QENDËR TË QYTETIT
Andej
kaloj çdo ditë me shoqe e shokë
Marrim
mësime çdo ditë në universitet,
Te
semafori në qendër pranë Katedrales
Grumbull
lypësish, pamje që të vret!
Fëmijë
të shëndoshë, fytyrëgjerë me flokë të shprishur
Disa
zbathur, të leckosur shtrijnë duart përbri,
E
vras mendjen pse të gjorët nuk janë në shkollë
Të
lexojnë e mësojnë si ne për ardhmëri...
Pushimin
e bëjnë me bukëthatë në duar
Nganjëherë
zihen e bëjnë zhurmë pa kujdes,
Ndajnë
lëmoshat e fituara në mes veti
Të
heshtur e të ndrojtur duken çdo mëngjes!
Po
të ishin në shkollë e me çati mbi kokë
Do
bëheshin mjekë, pedagogë e inxhinierë,
Sigurisht
skamja e mjerimi i detyron
Të
dalin tek semafori kur ka diell e erë!!!
Me
vjen keq, mendoj për ta kur jam edhe në shtëpi
Me
kujtohen disa duke ngritur vetullat, rrotullojnë sytë,
Po
shoqëria çfarë bën për lypsarët e të pastrehët
Duke
i menduar të gjorët, buka shpesh më ndalet në fyt!
KALIM SHEKUJSH
Shkrimi
në argjile ishte i vështirë
Shkrimi
në mure plot herioglife
Lëkura
regjej me vite
Për
të dalë në dritë shkronjat
Mendja
e njeriut triumfoi
Para
shumë shekujsh doli makina
Shpëtoi
shumë duar njerëzish
Shekujt
kaluan si rrebesh shiu
U
bënë shumë ndryshime
Tani
është lehtësuar puna
Janë
bërë shumë përparime
Edhe
gjyshi bën sehire
Sa
shpejt koha iku
Nga
një laps e fletore
Ja
sot kompjuterë e makina
Me
nxitim del gazeta e libri
Për
njerëzinë mrekulli...
VLERA
Vlera
nuk humbet kurrë
Hedhet
në lumë e nuk tretet
Hedhet
në zjarr e nuk digjet
Mund
të mos kuptohet nga injorantët
Puna
e krijuar me djersë e nderë
Qëndron
me shekuj
Do
të dalë në dritë dikur e mira
Mbi
të gjitha harmonia
Fjala
e ëmbël e me vlerë
Hap
dyer kalashë e zemra njeriu
Puna
me vlerë e sinqeriteti
Do
të triumfojnë në këtë jetë...