E merkure, 30.04.2025, 07:03 PM (GMT+1)

Kerko: a

Klajd Kapinova: Shqipëria dhe shqiptarët shpëtuan 2,265 hebrenj

E enjte, 17.04.2025, 02:54 PM


Shqipëria dhe shqiptarët shpëtuan 2265 hebrenj vendës, të ardhur nga Europa Qendrore dhe Ballkani

Duke punuar këto ditë për një punim modest historik, të mbështetur në literaturën e pasur amerikane dhe botnore, sot ndesha disa rreshta te cuditshme në anglisht, që kanë të bëjnë me “persekutimin” ebrejve në Shqipëri (1939-1944), e cila i humb fatkeqsisht seriozitetin temës së Luftës së Dytë Botërore (L2B).

Nga Klajd Kapinova

A është i vërtetë e i dokumentuar “faji” apo fakti “kriminal” se oficeri Reinhard Kops, një agjent SS i inteligjencës naziste gjermane, ka  “vrarë” mijëra hebrenjve në Shqipëri!?

Unë mendoj, se në këtë pikë apo rast kemi të bëjmë me një hipërbolizim apo mashtrim dhe gënjeshtër të trashë, që nuk besoj se e pranojnë sot as vetë ebrejtë që jëtuan në Shqipëri qysh nga viti 1939 dhe gjatë komunizmit të Dullës së Gjisokatrës (1944-1990). Pse!?

Dihet nga të gjithë se Shqipëria dhe Kosova (pra trojet shqiptare), janë i vetmi vend shembull të dalluar për tolerance dhe zemërgjerësi tipike bujare etnike tipike tradicionale shqiptare me popullsi muslimane, që nuk kanë dorëzuar fatmirësisht tek autoritetet ushtarake naziste ose nuk është vrarë asnjë ebrej gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore (L2B). Shqipëria gjatë këtyre dekadave ka fituar disa cmime vlersimi dhe mirënjohje të thellë nga shteti i Israelit, për këtë gjest vërtetë fisnikërie. Atëherë ku i “vrau” oficeri nazist Reinhard Kops mijëra ebrej!? Në Shqipëri asokohe nuk kishte mijëra ebrej, por saktësisht vetëm 2265 vetë.

Qysh ng viti 1939, kanë ekzistuar projekte ndërkombëtare për krijimin e një etniteti hebraik në Shqipëri dhe Qeveria Mbretërore e Ahmet Zogut, i është përgjigjur pozitivisht këtij vullneti. Hebrenjtë hynë në Shqipëri me dokumente të ligjshme dhe me identitet të fshehur, duke i pajisur me pasaporta shqiptare.

Sikurse dihet në Shqipëri nuk u miratuan kurrë ligje antihebraike dhe nuk ka pasur kampe përqendrimi për hebrenjtë. Shqipëria dhe shqiptarët sikurse dihet botërisht, shpëtuan hebrenj vendës, të ardhur nga Europa Qendrore dhe Ballkani.

Një listë prej 2265 emrash të hebrenjve të ardhur në Shqipëri, para dhe gjatë L2B, gjendet qysh prej muajit gusht të vitit 2005 në Memorial Museum of Holocaust.

Në periudhën naziste qeveria dhe Regjenca e quajtën “çështje të brendshme” dhe pjesë të “pavarësisë relative” mbrojtjen e hebrenjve dhe nuk i dorëzuan listat e tyre (shtator 1943, prill 1944, qershor 1944).

Rajhu u tërhoq përballë refuzimit të Tiranës. Asokoke pati një konvergjencë tërësore të të gjithë krahëve dhe orientimeve: antifashistë dhe profashistë; laikë e klerikë; muslimanë e të krishterë; komunistë e nacionalistë; në veri e jug për të mos lejuar prekjen e hebrenjve të strehuar në Shqipëri.

Po ashtu edhe Divizioni SS “Skanderbeg”, i krijuar në Kosovë, nuk ka marrë pjesë në ushtrimin e holokaustit. Në listën prej 801 personash të shoqëruar prej këtij divizioni në gusht 1944 drejt kampit të Saimište-s, i vetmi kamp shfarosjeje në Ballkan, vetëm 35 janë hebrenj dhe nuk është vërtetuar se këta i janë nënshtruar zhdukjes përfundimtare.

Qëndrimi i shqiptarëve ndaj hebrenjve në Shqipërinë shtetërore dhe në Kosovë ka qenë i njëjtë. Gjatë vitit 1991 shumë familje dhe individë ebrej u riatdhesuan në Israel.

Autori i këtij shkrimi (K.Kapinova), ka një mik të ngushtë me origjinë ebreje, të quajtur Lulzim Jakueli, me të cilin është rritur në fëmijëri në të njëjtën lagje. Ai është riatdhesuar në vendin e tij në Izrael në vitin 1991. Ai gjithashtu është i martuar me një vajzë nga Tepelena dhe jeton e punon në kryqytetin e vendit Jerusalem…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx