E enjte, 01.05.2025, 03:34 AM (GMT+1)

Kerko: a

Jusuf Buxhovi: Pushtimi italian i Shqipërisë - Fillimi I Luftës së Dytë botërore

E hene, 07.04.2025, 06:59 PM


PUSHTIMI ITALIAN I SHQIPËRISË, MË 7 PRILL 1939 - FILLIM I LUFTËS SË DYTË BOTËRORE

Nga Jusuf Buxhovi

"Pushtimi italian i Shqipërisë (7 prill – 12 prill, 1939) ishte një fushatë e shkurtër ushtarake e Mbreterisë së Italisë kundër Mbreterisë së Shqipërisë. Konflikti erdhi si rezultat i politikës imperialiste të diktatorit italian Benito Mussolini. Shqipëria u pushtua në menyrë të shpejtë. Sundimtari i saj, mbreti Zog u detyrua të mërgonte dhe vendi u bë pjesë e Perandorisë Italiane si një protektorat në bashkim personal me Kurorën Italiane."

Në të vërtetë, pushtimi italian i Shqipërisë më 7 - 12 prill 1939, shënon fillimin e Luftës së Dytë botërore dhe jo 9 shtatori i atij viti, kur Gjermania naziste sulmoi Poloninë dhe për disa ditë e detyroi të kapitulojë.

Historiografia botërore ende vazhon ta përhapë këtë diskurs, ngaqë historiografia shqiptare, ende gjithnjë nën diktatin e dogmës ideologjike, nuk ia ka dalë që sulmin e Italisë fashiste, që ishte aleate e Gjermanisë naziste, ta faktojë si të tillë, ngaqë raportet politike dhe ato ekonomike të mbretërisë shqiptare nën udhëheqjen e Mbretit Zogu me Italinë fashiste të Musolinit nga koha e traktatit shtetëror në vitin 1927 e deri në vitin 1937 konsiderohen "veprime antishtetërore të mbretërisë shqitare që çuan te gëlltitja e shtetit shqiptar" dhe jo e një invazioni ushtarak imperialist në përputhje me marrëveshjet nazi-fashishte të Italisë me Rajhun Gjerman për ndarjen e sferave të interesit!

Ky interpretim ideologjik, pamëdyshje sikur lidhet me propagandën e Musolinit dhe aleatëve të tij, se sulmi italian ndaj Shqipërisë nga 7 deri më 9 prill 1939 ishte një veprim në përputhje me aleancat me mbretërinë shqiptare "për bashkim në të njëjtën kurorë", gjë që asokohe ashtu edhe u interpretua edhe nga Britania e Madhe dhe shumë vende të tjera evropiane me të cilat u maskua sakrifikimi i saj si viktimë e parë e nazi-fashizmit!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kalosh Çeliku: Shtetit të 'përbashkët' askush nuk i jep vaksinë Fahri Xharra: Kur lindën prapashtesat 'iç' në Malin e Zi? Fritz Radovani: Kush mendoi per Shqipni?! Themelimi i Federatës dhe Platformës Ndërkombëtare të Krijuesve, Intelektualëve, Afaristëve dhe Diasporës Shqiptare Sabile Basha: Vazhdimësia e Ilegales Shqiptare nga viti 1945 dhe Demonstratat Studentore të vitit 1981 (3) Spartak Ngjela: Edi Rama është një antishqiptar Florim Zeqa: Ndryshimi i ligjit zgjedhor, imperativ i ngutshëm kohor! Fahri Xharra: Romanovët e Rusisë e sllavizuan Malin e Zi Fahri Dahri: Dy megamanipulime me librat e shenjtë kundër etnosit shqiptar Nexhmedin Saqipi: Ndikimi politik në instrumentalizimin e përçarjeve fetare Klajd Kapinova: Nuk ka asnjë provë se Lee Harvey Oswald të ketë vrarë Presidentin amerikan John F. Kennedy Eshref Ymeri: Autopsia e socializmit feudal Florim Zeqa: Të ndalen privilegjet e pamerituara të deputetëve! Kalosh Çeliku: Hajdutët e 'Allahut' Luan Asllan Dibrani: Bojkoti i Festave të Bajramit dhe Braktisja e Islamizmit: Reagimi i Domosdoshëm... Petrit Dibrani: Të çlirohemi nga 'burgu mendor', të dashur shqiptarë Gjon Keka: Ideologjia islamike si ''kali i Trojës'' për Kosovën Shkrimtarja Flutura Açka: Një kartë padijeje dhe pahijeje nga Ministrja e Arsimit Albert Zholi: Përfundoi me sukses Konferenca e 13-të e Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhëse të LANÇ Aurel Dasareti: Timoni i anijes shqiptare kontrollohet nga një bretkosë kënetore

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx