E merkure, 30.04.2025, 05:21 AM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Borxhi i shokut Tito

E diele, 06.04.2025, 02:31 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

Borxhi i shokut Tito

(Mesele nga periudha komuniste)

Dikur Shoku Tito, s’qe në terezi,

Kërkon nga Amerika mall veresi.

Mirëpo, amerikanët i thanë troç:

-Nuk ka ndihmë, jeni me borxh!

Lutje, premtime dhe fjalë shumë,

Më në fund kërkesa hyri në punë:

- Një gjel, një qen dhe një gomar,

Sikur "kapital" për të ecur mbarë.

Por, s’vonoi shumë e gjeli u kthye,

Amerikanët u shtangën, porsi hije!

- Po ti, pse u ktheve, ore këngëtar?

- Kot këndoja, s’ma vënin n’kandar.

Herët në agim e nisja me kikiriku,

Për t’i bërë gati për punë deri diku.

Ngase  nuk e vritnin gjumin te fitimi,

Sepse i pamundur ishte për ta zgjimi!

Pas pak dhe qeni u kthy’ me ngarend,

Nuk ndihej mirë s’e zinte vendi-vend.

- Po ti, more qen, ç’ka pate, ç’u bë?

- Atje, more shokë, nuk ruhej asgjë!

Tërë natën e lume, lehja pa ndërprerë,

Ata vidhnin ditën, me stil si përherë…

S’ma kishin frikën, s’ishin për punë,

Ç’farë kuptimi kishte, roje t’bëja unë?!

Vitet kaluan dhe shpresa na u tret,

Një ditë u kthye dhe gomari vetë!

E pyetën me naze e sjellje komike,

- Po ti, o veshgjatë, çka pate që ike?

Gomari psherëtiu dhe foli me zor,

Pastaj brohoriti me zë madhështor:

- Jugosllavia me ligj e paska caktuar,

Vetëm dy mandate, janë të garantuar!

Qëndrova n’pushtet, tetë vjet kryetar,

Tani nuk më lejohet të jem më i parë.

Atëherë  amerikanët, s’u mbajtën dot,

U shkrinë në hajgare, qeshën me lot!

(Karikatura marrë nga interneti e përpunuar)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx