| E diele, 06.04.2025, 02:31 PM |
Sevdail Hyseni
Satirike
Borxhi
i shokut Tito
(Mesele
nga periudha komuniste)
Dikur
Shoku Tito, s’qe në terezi,
Kërkon
nga Amerika mall veresi.
Mirëpo,
amerikanët i thanë troç:
-Nuk
ka ndihmë, jeni me borxh!
Lutje,
premtime dhe fjalë shumë,
Më
në fund kërkesa hyri në punë:
-
Një gjel, një qen dhe një gomar,
Sikur
"kapital" për të ecur mbarë.
Por,
s’vonoi shumë e gjeli u kthye,
Amerikanët
u shtangën, porsi hije!
-
Po ti, pse u ktheve, ore këngëtar?
-
Kot këndoja, s’ma vënin n’kandar.
Herët
në agim e nisja me kikiriku,
Për
t’i bërë gati për punë deri diku.
Ngase nuk e vritnin gjumin te fitimi,
Sepse
i pamundur ishte për ta zgjimi!
Pas
pak dhe qeni u kthy’ me ngarend,
Nuk
ndihej mirë s’e zinte vendi-vend.
-
Po ti, more qen, ç’ka pate, ç’u bë?
-
Atje, more shokë, nuk ruhej asgjë!
Tërë
natën e lume, lehja pa ndërprerë,
Ata
vidhnin ditën, me stil si përherë…
S’ma
kishin frikën, s’ishin për punë,
Ç’farë
kuptimi kishte, roje t’bëja unë?!
Vitet
kaluan dhe shpresa na u tret,
Një
ditë u kthye dhe gomari vetë!
E
pyetën me naze e sjellje komike,
-
Po ti, o veshgjatë, çka pate që ike?
Gomari
psherëtiu dhe foli me zor,
Pastaj
brohoriti me zë madhështor:
-
Jugosllavia me ligj e paska caktuar,
Vetëm
dy mandate, janë të garantuar!
Qëndrova
n’pushtet, tetë vjet kryetar,
Tani
nuk më lejohet të jem më i parë.
Atëherë amerikanët, s’u mbajtën dot,
U
shkrinë në hajgare, qeshën me lot!
(Karikatura marrë nga interneti
e përpunuar)