Kulturë
Albert Zholi: Lamtumirë e madhërishmja Margarita Xhepa
E shtune, 05.04.2025, 06:59 PM
Lamtumirë e madhërishmja Margarita Xhepa
Flasin Luftar Paja, Mevlan Shanaj, Yllka Mujo, Esat Musliu, Ilir Harxhi, Angjelina Xhara, Kiço Londo, Ilir Çumani
Nga
Albert Z. ZHOLI
Zemra
e një prej ikonave të kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa, pushoi së
rrahuri në orën 3 të mëngjesit të datës 3 prill 2025 vetëm një ditë pasi mbushi
91 vjeç...
Aktorja
e mbi 150 roleve në teatër dhe dhjetërave në filma, u shua në një spital privat
në Tiranë, ku ishte shtruar për shkak të disa problemeve pulmonare. Margarita
Xhepa lindi më 2 prill 1932. Ishte një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit
shqiptar që ka skalitur memorien e publikut shqiptar me role brilante që prej
fillimit të saj, në vitet 60 dhe deri më tani. Në maj të vitit 2004, u rikthye
në skenën e Teatrit Kombëtar për të shkëlqyer në dramën "Streha e të
harruarve", një tjetër sukses në karrierën e saj 60-vjeçare.
Ja
si janë shprehur shumë personalitete, të politikës, artit, shkencës për këtë
figurë të madhe të artit shqiptar.
Luftar Paja "Artist
i Popullit"
Margarita
ishte një aktore shumëdimensionale. Ajo çdo rol e ka gdhendur. Ishte një
intepretuese e shkëlqyer. E thjeshtë në jetë, por gjigande në skenë. Ajo çdo
gjë e fitoi me punë dhe djersë dhe arriti të bëhet një aktore e madhe që
gjithmonë do kujtohet me respekt të veçantë. Ajo kishte një karakter të fortë
dhe çdo rol e luante me përgjegjshmërinë më të madhe. Ajo e zbërthente me
detaje personazhin dhe e sillte në skenë të gjallë.
Mevlan Shanaj-regjisor,
aktor
MARGARITË!
Është rasti që pamja e jashtme shkon sinkron me ndjeshmërinë e brendshme! Kjo
është vërtetuar gjatë gjithë jetës publike të aktores Margaritë! Duket se edhe
emri ka përcaktuar jetën e saj ! Një Margaritë e skenës dhe ekranit, një
Margaritë në udhëtimin tonë artistik prej viteve 60. Unë nuk di ku e kam parë
për herë të parë , një dyshe e përsosur me Naim Frashërin, te roli i Ofelisë?!
Për mua dukej se Shakespeare e kishte shkruar për të atë rol, jo vetëm si pamje
që dalldisi Hamletin, por për shpirtin e dlirë! Më pas kam ndjekur çdo realizim
të saj skenik Esopi, apo edhe recitimet që ndërvite ishin bërë pjesë e jetës së
saj! Kur shikoje Margaritën në skenë, sikur hutoheshe! Te Margarita është rasti
për të theksuar se si dinte që dhuntinë e saj të brendshme ta transferonte me
delikatesë në krijimin e figurës artistike. Dihet që aktori gjatë gjithë jetës
merret me udhëtimin e tij shpirtëror në botën e dramaturgëve. Bukuria e saj
skenike me kalimin e viteve i rriti fisnikërinë dhe besoj se Çimi si aktor i
sukseseve, do jetë i mikluar nga trashëgimia jo e emrit të madh të aktores, por
nga ngjizja e talentit me gjithë ADN, formë përmbajtje. Kujtoj rrugën e saj nga
një brishtësi deri në
karakteret
e gruas së vuajtur deri në dramatike. Është rasti për të thënë : Natyra kur të
do, të do pa hatër, pa mik, të do si model! Kjo foto që gjeta rastësisht më
ktheu te Margarita që fjalën e ëmbël e ka pronë të patjetërsueshme të jetës së
saj! Si nuk dëgjova një fjalë të zakonshme për aktoren e bukur Margarita Xhepa,
veçse fjalën : E PËRSOSUR! Idhulli i publikut shqiptar! Jetë të gjatë! O
Margaritar i aktrimit shqiptar! Si shkojnë disa gjëra në jetë? Emri, pamja,
talenti, kariera! Margaritë , je e dënuar të mbetesh e bukur! Sa bukur që kjo
moshë sot, të ka zaptuar të tërën si një ëndërr!
Yllka Mujo, aktore
Trishtuar
zemra pa ty! Shkove dhe na le zbrazëtirë! Udhëton drejt dritës së bashku me
dritën tënde, me të gjitha ngjyrat e tua, me talentin tënd të rrallë, me
bukurinë e shpirtit, me mënçurinë, me ngrohtësinë, me dashurinë që e dhuroje pa
kushte! Fat dhe nder i madh të qëndroje krah teje! Pushofsh në paqe Margaritar
që do shkëlqesh në përjetësi!
Esat Musliu, regjisor
"Ka
qenë aktore e mrekullueshme, shumë e komunikueshme dhe nuk më lodhte. Ajo me
një të lexuar të skenarit drejt e në xhirim. Kemi punuar në mënyrë të
mrekullueshme. Sidomos në rolet femërore në moshë madhore kanë qenë brenda
karakterit të saj".
Ilir Harxhi, regjisor
Me
Margarita Xhepën kam pasur fatin ta kem aktore në 2 nga filmat e mi. Eshtë një
humbje e madhe për Teatrin dhe Kinemanë shqiptare. Para pak kohësh i dhashë
skenarin për filmin që kam në proces dhe ma pranoi rolin duke më thënë se do ta
bëj patjeter, vetëm të kem shëndet. Me figurat artistike që ka krijuar Ajo, do
të jetoj perjetë dhe kjo është privilegj i Saj.
Kiço Londo, regjisor
"Kudo
ajo vinte shpirtin e saj, energjinë e saj dhe rezultati ishte i ndriçuar, i
arrirë: në kinema, në teatër, në recitimin e poezive, të cilat i bënte aq
bukur. Ishte një aktore që do të na mungojë dhe do të kalojë shumë kohë derisa
t'i vijë në tokë simotra",
Angjelina Xhara,
skenariste
Margarita
e artë po fluturon drejt Universit e shoqëruar nga engjëjt dhe muzika hyjnore e
krijuar vetëm për një artiste të mrekullueshme shqiptare, që me kokën lart me
talentin e mirësinë e saj u ngjit në majat më të larta të artit skenik e
kinematografik si "Artiste e Popullit", "Nderi i
Kombit",...Lamtumirë, Mikja ime më e shtrënjte. Rrugët e Tiranës do
mbushen me dashurinë e madhe për ty, siç u bë në Athinë për Melina Mërkurin.
Mbas emrit tënd me gërma ari, të skalitur në Shqipëri e Kosovë, e përflake edhe
skenën e teatrit grek me rolet e Doruntinës, të nënës së Orestit e Antigonës,
me gruan e Mbretit Priam. Ah, sa histori të bukur skalite, Ti, Zonja e rëndë e
artit të pavdekshëm shqiptar. Lotë pikëllimi janë diamantet shpirtërore që
derdhen për Ty, Margarita jonë e shtrënjtë, simbol i bashkimit të Kombit tonë
të madh.
Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm
i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë
E
deshëm të gjithë, por ajo na donte të gjithëve edhe më shumë, sepse fuqia e
dashurisë dhe e dhembshurisë e një nëne dhe e një gruaje ka përmasa BIBLIKE....