Kerko: a
Sevdail Hyseni: Festat e dyfishta
E diele, 09.03.2025, 07:49 PM
Sevdail Hyseni
Festat
e dyfishta
Satirike
Mësuesi - hero i heshtur
Dita
e Mësuesit, me urime plot,
Lule,
përqafime, fjalë me lot.
Po
mbaron festa, nis realiteti,
Paga
s’mjafton për letra tualeti!
Shkon
në klasë, pa nxënës te dera,
Bankat
boshatisur, fjalët i merr era.
-Ku
janë nxënësit?-pyet me kërshëri:
-Në
Francë, Gjermani, Itali, Angli!..
Drejtori
psherëtin, tund kokën në hall:
–
Shkollat po shuhen, o mësuesi ideal.
Po,
vitin tjetër nuk dihet, në protestë,
A
do të kemi shkolla të mbajmë festë?
Në
fund të ditës, me lule në dorë,
Mësuesi
del i heshtur, në korridor.
Dikush
me ironi i thotë një fjalë:
–
A t’i marrim valixhet dalëngadalë?!
Po,
ku të shkojmë? Nuk ka kuptim,
–
Jo, te shtëpia, nesër kemi mësim.
Sa
të ketë nxënës, sa të ketë dritë,
Deri
sa shkollat të mbyllen një ditë!
Festa e grave
Se
gratë, sot janë, qendër universi,
Me
lule, dhurata e me fjalë interesi.
Me
statuse pompoze në çdo ekran,
Me
premtime bosh, e fjalët pa plan!
Në
zyrë shefi me stil, flet i gëzuar:
-Gratë
meritojnë, vend të nderuar!
U
fal nga një çokollatë me lule-buqetë,
E,
ngritja e rrogës s’është për moment!
Në
parlament, shumë herë e pohon,
Me
fjalë të mëdha, gratë lumturon.
Ndërsa
në praktikë, prapë e mohon,
Një
të drejtë, që vetëm n’letër jeton!
Në
shtëpi, burrat s’janë sipas zamani,
Një
filxhan vetë e çojnë te lavamani,
Një
fshesë marrin, pa u bërë syri vër,
Dhe
presin medalje për punën e bërë!
Oh,
gra të dashura, sot gëzohuni fort,
Është
dita Juaj, me pavarësi të plotë.
E,
nesër kësmet, ktheheni në “paqe”,
Te
burrat, që i keni sa për sy e faqe!
(Karikaturat marrë nga
interneti)