Kerko: a
Gani Qarri: Gëzuar 8 Marsi
E shtune, 08.03.2025, 07:59 PM
Shota - Tringa - Nora - Parashqevi - Teuta - Musine - Xheva
Gëzuar 8 MARSI
Nga Gani
Qarri
Festa e gruas e cila kremtohet me 8 mars dhe
shënohet vetëm pak ditë para fillimit kalendaror të pranverës, na ritroket për
çdo vit, në kujtesën tonë, për ti nderuar me respekt e bërë atyre këtë ditë
edhe më të bukur, duke ua uruar Festën, shprehur vlerësimin e duhur
dhe treguar përkushtimin maksimal që meritojnë, ato që edhe vet janë lulet më
të bukura të kësaj bote.
Femrat janë burim i dashurisë, mirësisë e haresë,
gëzimit dhe ripërtëritjes së jetës mbi tokë.
Ndaj me rastin e kësaj dite të veçantë për të gjitha
femrat, duke qenë se është e pamundur të shprehen me fjalë krejt ato që
meriton çdo ditë, orë e minutë një nënë, një bijë, një motër, një grua, një
femër e vërtetë, të dashura femra, Ju qenia më e bukur e kësaj bote, që me aq
mund e sakrificë, lindni jetë, rritni e edukoni fëmijë, mbani burrë e familje
dhe falni dashuri pa fund, ju lule me të cilat ripërtërihet dhe vazhdon
ekzistenca qenies tonë, urime 8 marsi, dita e veçantë e festës tuaj, juve burim
i mirësisë e gëzimeve më humane, drita e kësaj bote dhe çelësi i mbijetesës së
njerëzimit mbi glob!
Misioni juaj është dhe mbetet përpjekja për
drejtësi, paqe, dashuri dhe barazi, kudo!
Ju burim i vazhdimësisë dhe garancia e vijimësisë
së njerëzimit megjithëse në rrugën tuaj të gjatë e të mundimshme me shumë
sakrifica e përpjekje të vështira, keni shënuar edhe shumë arritje, të drejtat
tuaja ende nuk janë akt i përfunduar, andaj mos dorëzohuni as ndaloni betejën e
shenjtë për barazinë reale me burrat, se do ja dilni, ngase barazia juaj, si në
gjithë botën demokratike, është e domosdoshme dhe dëshmia vendimtare e
emancipimit të mirëfilltë të mbarë shoqërisë shqiptare.
Urime edhe një herë të gjitha femrave, e
veçanërisht femrave shqiptare, kudo ndodhen ato, juve që dini aq bukur të
gëzoheni e festoni, por në rast nevoje edhe të rebelohuni me arsye dhe
protestoni me plot të drejtë!
GËZUAR dhe qoftë dita më e lumtur gjithmonë për çdo
nënë, grua dhe vajzë, për ju që keni mundur urrejtjen me dashuri dhe errësirën
me dritë dhe vijoni ti jepni ngrohtësi shpirtit të njeriut e kuptim të jetuarit
tonë tokësor!"
Bota pa ju, nuk do të ishte kaq e bukur, as
kjo që ne njohim dhe shijojmë sot bashkë! Një botë të cilës ju i falni dashuri
pa kursim, e frymëzim për vazhdimësi dhe dhuroni mbarë njerëzimit shpresë për
të ardhmen.
Ndaj, ashtu si në të kaluarën, vazhdoni edhe tani
dhe në vijimësi të dhuroni dashuri e frymëzim dhe shpërndani sa më shumë
energji pozitive dhe shpresë te fëmijët dhe brezat e së ardhmes, për
mirësjellje e respekt të ndërsjellë dhe një botë më të mirë.
Ju shembulli i mirësisë, që jeni engjëlli i vërtetë
dhe vet Jeta mbi tokë, Gëzuar 8 Marsin, paçi përherë vetëm festa e gëzime dhe
gjithmonë pranverë e hareshme, qoftë Jeta e juaj!
GËZUAR!!!
Gani Qarri Cyrih, 8 mars 2025