Kerko: a
Albert Vataj: Letra e Nënë Terezës drejtuar grave në Konferencën IV Botërore të gruas në Pekin
E diele, 09.03.2025, 07:55 PM
Nënë
Tereza: Dhuratat e Zotit janë të gjitha të mira, por jo domosdoshmërisht të
njëjta
Letra
e Nënë Terezës drejtuar grave në Konferencën IV Botërore të gruas në Pekin, në
gushtin e vitit 1995
Përgatiti:
Albert Vataj
“….Më
duhet të them se nuk arrij të kuptoj se përse disa pohojnë se burri e gruaja
janë saktësisht të barabartë, duke mohuar kështu bukurinë e diversitetit që
ekziston midis burrit e gruas.
Dhuratat
e Zotit janë të gjitha të mira, por jo domosdoshmërisht të njëjta. I përgjigjem
shpesh kujtdo që më thotë se i pëlqen t’i shërbej të varfërve ashtu siç i
shërbej unë: “Atë që bëj unë nuk jeni të aftë ta bëni ju. Atë që bëni ju nuk
jam e aftë ta bëj unë, por ju e unë së bashku, mund të bëjmë diçka të bukur për
Zotin. Kjo vlen dhe për diferencat midis gruas e burrit.
Zoti
krijoi secilin prej nesh, çdo qenie humane, për diçka të madhe: të duash e të
të duan. Përse Zoti i krijoi burrat e gratë? Sepse dashuria e një gruaje është
një nga fytyrat e dashurisë së Zotit. Dashuria e një burri është një tjetër
fytyrë e të njëjtës dashuri.
Burri
e gruaja janë krijuar për të dashuruar, por secili në mënyrë të ndryshme: burri
e gruaja plotësojnë njëri-tjetrin e të dy së bashku shfaqin dashurinë e Zotit
shumë më mirë se sa mund ta bënin të ndarë. Kjo fuqi speciale dashurie që kanë
gratë nuk është kaq evidente se sa kur ato bëhen nëna.
Qenia
nënë është dhurata që Zoti i bën gruas. Sa mirënjohës duhet t’i jemi Zotit për
këtë dhuratë që sjell me vete gëzim të madh për një botë të tërë, si për burra
dhe për gratë. E këtë dhuratë kaq speciale ne mund ta shkatërrojmë me të keqen
e abortit, por dhe me anë të faktit se mendojmë se ka gjëra më të rëndësishme
se sa dashuria.
Asnjë
punë, asnjë program karriere, asnjë zotërim material, asnjë ide “lirie” mund të
zëvendësojë dashurinë. Gjithçka që shkatërron dhuratën e të qenit nënë, që
është një dhuratë e Zotit, shkatërron dhuratën më të çmuar që ky Zot i bën
grave, atë të dashurisë si grua.
Zoti
na ka thënë: “Duaje tjetrit si vetveten”. Por deri sa nuk duam veten si mund të
duam tjetri me të njëjtën mënyrë. Por si mund të dua veten kur nuk pranoj si
Zoti më ka bërë?
Kushdo
që mohon bukurinë e diferencës midis burrit e gruas, nuk pranojnë se si Zoti u
ka bërë e pra nuk mund të duan dot tjetrin. Ata nuk mund të sjellin gjë tjetër
veçse ndarje, hidhërim e të shkatërrojnë paqen në botë. E aborti shkatërron më
shumë se gjithçka paqen në botë sot. E gjithkush që absolutisht kërkon që
gruaja e burri të jenë të njëjtë janë të gjithë të favorshëm ndaj abortit.
Në
vend të dhimbjes e vdekjes le të sjellim paqen e gëzimin në botë. Për këtë
qëllim duhet t’i kërkojmë Zotin dhuratën e paqes e të mësojmë të duhemi e të
pranojmë njëri-tjetrin si vëllezër e motra, bijtë e Zotit.
E
dimë se ambienti më i mirë ku fëmija mëson të dojë e të lutet është familja, ku
babai e nëna është dëshmitari më i mirë i dashurisë e i lutjes. Aty ku ka një
krisje apo një ndarje të familjes, shpesh herë fëmijët rriten pa ditur se ç’do
të thotë dashuri e lutje.
Një
vend me shumë familje të tilla të shkatërruara ka padyshim mjaft probleme.
Shpesh kam qenë dëshmitare e faktit, e veçanërisht në vendet e pasura, se
fëmijët kërkojnë shpëtim tek droga o në gjëra të tjera në momentin kur duhet të
përballojnë indiferencën e familjes.
Nga
ana tjetër, kur familjet janë të forta e të bashkuara, fëmijët janë në gjendje
të shohin në dashurinë e nënës e të babait dashurinë speciale që Zoti ka për ta
e mund të arrijnë ta bëjnë vendin e tyre, një vend ku dashurohet e lutet.
Fëmija
është dhurata më e bukur që Zoti mund t’i bëjë familjes: e ky ka nevojë për
nënë e babanë, pasi si njëri e tjetri i manifeston dashurinë e Zotit në mënyrë
speciale.
Një
familje që lutet së bashku, janë së bashku e kur janë së bashku duan
njëri-tjetrin ashtu si Zoti i ka dashur të gjithë e secilin. E veprat e dashurisë
janë gjithmonë vepra paqeje.
E
le të ruajmë në zemrën tonë gëzimin për të dashuruar e ta ndajmë këtë gëzim me
të gjithë ata që gjenden në rrugën tonë…”