E enjte, 01.05.2025, 10:06 AM (GMT+1)

Kerko: aurel dasareti

Aurel Dasareti: Zgjohuni realisht dhe çlirojeni vendin nga mafia, hajdutët, pedofilët, tradhtarët dhe zagarët

E marte, 18.02.2025, 07:52 PM


Zgjohuni realisht dhe çlirojeni vendin nga mafia, hajdutët, pedofilët, tradhtarët dhe zagarët

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Është e rëndësishme që të merremi me realitete, dhe jo të bëhemi komentues të situatës botërore dhe të gjitha zhvillimeve që vijnë. Duhet ta marrim dhe ta tregojmë situatën ashtu siç është.

Këto krijesa të liga në fakt nuk largohen nga pushteti, ata thjesht ndryshojnë pozicionet në vendet e tyre të “punës”. Qeni kthehet në të vjellat e veta dhe një derr i sapo larë zhytet në baltë.

Si njerëz të lirë, nuk duhet të jeni ata që e përdorni lirinë si pretekst për të keqen, por si shërbëtorë besnik të vendit dhe të popullit.

Ne e dimë që ligji i mirëfilltë është i mirë nëse përdoret ligjërisht.

Të gjithë shqiptarët duhet ta dinë këtë, se ligji nuk është bërë për njeriun e drejtë, por për të paligjshëm dhe të pabindur, për hajdutët dhe tradhtarët, për spekulantët (mashtruesit) dhe gënjeshtarët, për vrasësit dhe rrëmbyesit, për pedofilët dhe kopilët, për të pabesët që bien në kundërshtim me rregullat njerëzore...

Më lejohet të bëj çdo gjë (që nuk është e dëmshme për shoqërinë) - por nuk do të lejoj asgjë të ketë pushtet mbi mua!

I stërzgjaturi i droguar çarmatosi pushtetet dhe autoritetet dhe vazhdon të bëjë një spektakël publik të tyre.

Nuk lodhem të shkruaj të njëjtën gjë pa pushim, dhe për ju është më e sigurt. Kujdes nga qentë me dy këmbë! Kujdes nga punëtorët e këqij! Kujdes nga fëlliqësirat e paturpshëm!

"Ai që dëshiron të ketë shumë të drejta dhe liri të vogla, korr padrejtësinë e madhe dhe mungesën më të madhe të lirisë."

Liria nuk është njësoj si të jesh i vetëvendosur dhe sovran. Liria nuk është që unë të bëj ligjet e mia.

Shumë nga ata që përdorin fjalë madhështore për lirinë janë në të vërtetë skllevër - të një ideologjie, të një frike, ose thjesht janë skllevër të prirjeve të tyre të liga.

Prandaj ia vlen të pyesim nëse vlera e madhe e lirisë në të vërtetë po humbet gjatë rrugës. Liria (që na mungon) është një vlerë që nuk duhet ta humbim. Por fillimisht, ne shqiptarët duhet ta fitojmë (duke hedhur në koshin e plehrave ndyrësirat), dhe më pas ta mbajmë me çdo kusht.

PS: Të dashur bashkatdhetarë, siç e dini, kam lindur dhe jetoj jashtë territorit shqiptar, profesioni im nuk është gazetaria, por meqenëse  dua të jap kontributin tim modest për atdheun e gjyshërve të mi, kam shkruar për shumë gazeta kombëtare që nga viti 2001.

Para se të filloj të shkruaj diçka, rri e vështroj me kujdes nëse rrjedha reale e ngjarjeve (temës) përkon me parashikimet e mia. Nëse nuk përkon, atëherë e kuptoj se jam në rrugë të gabuar, dhe nuk shkarraviti.

Megjithatë, askush nuk është i gjithëdijshëm; mendoj se në aftësitë analitike kam mjaft mangësi, por kam një veti tjetër - një aftësi kritike të fuqishme. “Liria ka emër” - thonë disa, por edhe veteranët e rremë, hajdutët, mafiozët, mashtruesit, spiunët, pedofilët, tradhtarët dhe zagarët (qentë) kanë emër.

Le t'u themi emrat e tyre, le ta kuptojnë njerëzit kush janë ata, dhe jo bla bla bla dhe asgjë nuk tha.

Kam edhe një gjë me dikë që komenton letrat e autorëve të mirëfilltë por që nuk respektojnë rregullat, fyejnë pa asnjë arsyetim:

Përpiquni t'i përmbaheni çështjes (tema e autorit të artikullit që po lexoni dhe komentoni) të tregoni etiketë të përbashkëta dhe të kontribuoni në debat në shqip mjaft korrekt.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Aurel Dasareti: O shqiptar, fitorja të pret, mos u dorëzo! Aurel Dasareti: Atë që i ka mësuar gjyshi, nipërit duhet ta fshehin si një thesar në zemrat e tyre Aurel Dasareti: Heshtja e shqiptarit la të shkreta rrugët dhe qytetet Aurel Dasareti: Fuqia është e keqe, por edhe pafuqia Aurel Dasareti: Krijimi i Asociacionit serbo-çetnik është vdekjeprurëse për shqiptarët e Kosovës Aurel Dasareti: Si mund ta adhurojnë shqiptarët Edvin Kristaq Ramën?! Aurel Dasareti: Ata që dëshirojnë të mos ishim Aurel Dasareti: Mos lejoni që t'ju shpëlahet truri nga propaganda e mediave manipuluese antikombëtare Aurel Dasareti: “Me ty në shtrat, nuk kam më frikë nga vdekja”, -i këndon Rama Vuçiçit Aurel Dasareti: Çfarë është një vend demokratik? Po Shqipëria? Aurel Dasareti: Pushteti okupator serb e kupton vetëm forcën Aurel Dasareti: Liria e shtypit është froni i lirisë! Aurel Dasareti: Kur shqiptarët shikojnë njëri-tjetrin në sy, armiku zhduket Aurel Dasareti: Ngrihu ose zhduku, sepse duket sikur nuk e meriton lirinë Aurel Dasareti: Po ku ka besë Serbia? Aurel Dasareti: Kosova po merr gjithnjë e më shumë kërkesa të çuditshme Aurel Dasareti: Shqipëria e regjimit të «rilindjes», shtet mafioz Aurel Dasareti: A kërcejmë drejt jetës apo kërcejmë prej saj? Aurel Dasareti: Çfarë duhet të bëjmë kur “gjeniu” i Shqipërisë është antishqiptar? Aurel Dasareti: Zuzari më i rrezikshëm i Shqipërisë po kryen spastrimin etnik, shfarosjen e shqiptarëve

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx