E marte, 06.05.2025, 08:39 PM (GMT+1)

Kerko: a

Luan-Asllan Dibrani: Terror dhe Masakër e Harruar

E marte, 11.02.2025, 07:25 PM


Terror dhe Masakër e Harruar: Kufomat Pa Adresë, Eshtrat në Varre Kolektive

Shkruan Luan-Asllan Dibrani

Të tretur në varret kolektive të pa gjurmë,

Nën asfaltet dhe germadhat e Serbisë,

Kufomat e fshehura, pas hijeve, janë të thella,

Si shpirtra të humbur, nën dheun e ftohtë,

Diku, nën shkëmbinj, nën gurë, ato rrinë të ngrira.

Çdo kalim që bëj, shoh fytyra të shndërruara,

Të maskuara në dhimbje, trupat e ndarë,

Të groposura në dhe, në perrojtë e harresës,

Atje ku njeriu nuk e mbërrin, imagjinata s'frymon.

Atje janë eshtrat e tyre, të grumbulluara me dhimbje,

Gjymtyrë të shkatërruara, shpërndarë mes dhunës,

Pa emër, pa varr, pa një gjurmë kujtese,

Në çdo hap, sfidoj të kaluarën dhe të tashmen e trishtë.

Nënat, me sytë e ngujuar nga plaga e humbjes,

Kërkojnë fëmijët e tyre, të zhdukur nën gurë dhe dhe,

Aty, në ato germadha, që janë varrezë dhe kujtim,

Ku pa adresa, shuhen zemra dhe fryma e një kombi.

Nuk ka fjalë, as dritë, as shpresa që lind,

Vetëm dhimbje e thellë që shtrihet në çdo hap,

Për të kujtuar ata që s'kanë më emra,

Për të kujtuar, se nën tokën e Serbisë, është e gjithë vuajtja e harruar.

Aty janë, dhe do të jenë, gjithmonë,

Dhe ndoshta një ditë, ato shpirtra do të flasin,

Për ata që e shkruan këtë histori të errët,

Për ata që s'kanë varr, por që do të jetojnë gjithmonë në kujtesë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx