| E marte, 11.02.2025, 07:25 PM |
Terror dhe Masakër e Harruar: Kufomat Pa Adresë, Eshtrat në Varre Kolektive
Shkruan
Luan-Asllan Dibrani
Të
tretur në varret kolektive të pa gjurmë,
Nën
asfaltet dhe germadhat e Serbisë,
Kufomat
e fshehura, pas hijeve, janë të thella,
Si
shpirtra të humbur, nën dheun e ftohtë,
Diku,
nën shkëmbinj, nën gurë, ato rrinë të ngrira.
Çdo
kalim që bëj, shoh fytyra të shndërruara,
Të
maskuara në dhimbje, trupat e ndarë,
Të
groposura në dhe, në perrojtë e harresës,
Atje
ku njeriu nuk e mbërrin, imagjinata s'frymon.
Atje
janë eshtrat e tyre, të grumbulluara me dhimbje,
Gjymtyrë
të shkatërruara, shpërndarë mes dhunës,
Pa
emër, pa varr, pa një gjurmë kujtese,
Në
çdo hap, sfidoj të kaluarën dhe të tashmen e trishtë.
Nënat,
me sytë e ngujuar nga plaga e humbjes,
Kërkojnë
fëmijët e tyre, të zhdukur nën gurë dhe dhe,
Aty,
në ato germadha, që janë varrezë dhe kujtim,
Ku
pa adresa, shuhen zemra dhe fryma e një kombi.
Nuk
ka fjalë, as dritë, as shpresa që lind,
Vetëm
dhimbje e thellë që shtrihet në çdo hap,
Për
të kujtuar ata që s'kanë më emra,
Për
të kujtuar, se nën tokën e Serbisë, është e gjithë vuajtja e harruar.
Aty
janë, dhe do të jenë, gjithmonë,
Dhe
ndoshta një ditë, ato shpirtra do të flasin,
Për
ata që e shkruan këtë histori të errët,
Për
ata që s'kanë varr, por që do të jetojnë gjithmonë në kujtesë.