Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: O shqiptar, fitorja të pret, mos u dorëzo!
E enjte, 30.01.2025, 07:54 PM
O shqiptar, fitorja të pret, ndaj duro. Ndiqi gjurmët, mos u dorëzo!
Nga
Aurel Dasareti, USA, ekspert i
shkencave ushtarake-psikologjike
Shqipëria është në
duart e krimit. Ai që krijon pasuri të paligjshme ka shumë
për të humbur. Ju mund të merrni gjithçka që dëshironi nëse e dëshironi
mjaftueshëm. Por, ju duhet ta dëshironi atë me aq zjarr, sa të sekretohet
përmes lëkurës dhe të bashkohet me forcën krijuese. Nëse dëshironi t'ju kthehet
liria nga kriminelët që ju shtypin, shfrytëzojnë dhe ju kanë marrë lirinë, atëherë
duhet të veproni sa më shumë që të mundeni, jo vetëm të flisni. Synoni të
arrini hënën. Nëse humbisni, do të përfundoni mes yjeve.
***
Shqiptarët
mbyten ngadalë por me siguri nga të gjitha anët, thjesht sepse lehtësisht i
pranojnë të gjitha teket dhe fëlliqësitë e regjimit mafioz që propagandohen nga
mediat kundërmuese të shkatërruesit të Shqipërisë. Shqiptarët indiferent janë
mësuar me çdo erë të keqe që
kundërmon qelbësirë.
Dhe
njerëz, shumë më keq do të jetë, thjesht, vetëm vazhdoni servilizmin ndaj
qelbësirave.
Qëllimi i çibanit është
shpopullimi i Shqipërisë, copëtimi i Kosovës dhe forcimi i Serbisë. Jugosllavia e re.
Parandaloni këtë krim monstruoz ndaj jush,
ndaj fëmijëve, nipave e mbesave tuaja, ndaj Vendit dhe Kombit.
Zemra e patrembur
dhe shpirti i racës sonë duhet të na bashkojë për jetë e vdekje!
Ata gënjejnë. Dhe ata do të vazhdojnë të
gënjejnë. Nuk më kujtohet të kenë thënë ndonjëherë të vërtetën për ndonjë gjë.
Sapo të bjere kjo qeveri mafioze
antikombëtare, ndiqeni penalisht këtë hajdut antishqiptar dhe pyesni për
origjinën e tij dhe pronës se tij. Sundimi i kreut të organizatës kriminale
bazohet në gënjeshtra dhe manipulime të të gjitha llojeve. Kushdo që mbron
kreun e Organizatës Kriminale që synon zbrazjen e vendit nga shqiptarët etnik,
zëvendësimin e tyre me të huaj (nga Afrika, Azia, Lindja e Mesme, Serbia,
Greqia, Rusia) dhe zhdukjen e Kombit shqiptar, është një figurë e
parëndësishme, kokëmish, tru shpëlarë. Thjesht një tjetër në radhën e këlyshëve
të kriminelit më të famshëm të Shqipërisë.
Ata nuk mund të mashtrojnë më askënd. Tirania dhe shërbëtorët e saj. Ata kanë
frikë kur shohin njëri-tjetrin në pasqyrë, imazhin e tyre, hijet e tyre, sepse
e dinë se janë zuzar, se duart i kanë gjak.
Rrofshin shqiptarët e vërtetë! Përfundojeni tiraninë
e kreut të organizatës kriminale antikombëtare. Asnjë dorëzim!
Jeta nën mafien na ka dhënë pikëllime, guximi
që na mungon mund të na detyrojë të rrëzohemi. Shiu mund të bjerë jashtëzakonisht
shumë dhe bubullima mund të trembë lirinë që nuk e kemi ende.
Rruga e lindjes së diellit zëvendëson
thellësitë e errësirës. Ngjyrat e ndritshme dhe të qarta e bëjnë shpirtin të
ngrohtë dhe të butë. Disa ditë buzëqeshin, zemrat gëzohen. Nga një qiell pa re,
dielli ndriçon rrugën tonë, për ne.
Ju jeni duke luftuar një betejë, secili prej
jush është si një atlet. Për të fituar një çmim fitoreje, ai vrapon.
Por ju nuk luftoni kundër mishit dhe gjakut,
por kundër së keqes, lufta juaj është e ndershme, e domosdoshme, ka të bëjë me
lirinë apo robërinë, jetën apo vdekjen.
Kështu që ngrihuni, përfundoni garën dhe
luftoni me besim të plotë se nëse bashkohuni
do të fitoni.
Ju nuk duhet të dorëzoheni. Nuk mund të
ndalesh tani. Ju keni një mision të rëndësishëm. Për të fundosur mafinë, për të
rifituar lirinë. Për ardhmërinë e fëmijëve dhe të nipërve tuaj. Por, ju nuk
luftoni kundër mishit dhe gjakut, por kundër së keqes, lufta juaj është e
domosdoshme.
Kur guximi është zhdukur dhe forca ka
mbaruar. Kur je shtrirë dhe shpresa është zhdukur. Atëherë mos u tundoni të
thoni se kjo është e fundit. Nëse gjithçka duket e errët, kam diçka për t'ju
thënë: Më e mira është përpara jush. Gara nuk ka mbaruar. Fundi nuk ka ardhur.
Së shpejti vjen një pranverë e re. Një kohë e
re, një fillim krejt i ri. Bora po shkrihet, zogjtë po këndojnë. Gjithçka do të
jetë përsëri e gjelbër. Ditët po bëhen më të ndritshme, më të gjata dhe më të
buta. E ardhmja ju buzëqesh si një mik i dashur.
Do të ketë liri në zemër dhe mendje. Koha e
mrekullive është tani. E vjetra do të kalojë dhe të gjitha gjërat do të bëhen
të reja. Një mundësi e re do të vijë për ju. Një mundësi e re duhet t'ju vijë
tani.
O shqiptar, fitorja të pret, ndaj duro. Ndiqi gjurmët, shkatërrojeni
armikun, mos u dorëzo!