Mendime
Fahri Dahri: Çfarë përfaqësojnë fuqitë e mëdha
E enjte, 31.10.2024, 07:52 PM
Ç'FARË PËRFAQËSOJNË FUQITË E MËDHA
(Një
vështrim retrospektiv, drejt rrugës së
prosperitetit)
Nga
Fahri Dahri
Për
ata që na kanë coptuar nga vitet 1877 deri në vitin 1913,
Zotërinj
dhe zonja. Shumë drama të mëdha janë kryer. Janë lejuar të kryhen krime të
rënda e gjenocide tejet të tmershme ndaj kombit shqiptar.
Kanë
coptuar arbitrarisht hapësirën territoriale të Shqipërisë etnike. Kanë lejuar
vrasje makabre, dëbime të dhunshme, tjetërsim të gjësë më të shenjtë të
njerëzimit, të drejtën e pronësisë. Fuqitë e Mëdha kanë rënë në kurthin famëkeq
të parësisë së subjektives duke shkelmuar parësinë hyjnore, atë objektive. Nuk
mbajnë parasysh kriterin shqiptar të përcaktimit të kombit bazuar në gjakun,
gjuhën, gjeografinë, traditat, zakonet, antropologjinë.
Dhe
të gjitha këto veprime të shëmtuara ndaj kombit shqiptar, janë kryer me
gjakftohtësi, me zjarr e hekur, me laps e letër, krejt të pa argumentuara,
aspak ndërgjegjshmëri.
Është
mohuar dhe ndërhyrë në tjetërsimin e kulturës së lashtësisë, për të plotësuar
egon e pa justifikuar të së resë ndaj antikitetit, lashtësisë historike. Dhe
kjo është vendosur me djegjen e Bibliotekës së Aleksandrisë, nga e cila janë
vjedhur dijet, përvojat, arritjet e mëdha njerëzore, për ti përvehtësuar si të
arrira të fuqive të mëdha.
Një
nga shembujt e këtyre tjetërsimeve në realizim të strategjive mohuese të
lashtësisë, veç të tjerave na e dëshmon krijimi i shteti Grek, sajesa e fuqive
të mëdha, e vitit 1830.
Njerëzimi
i sotëm është i vetëdijshëm për këto plagjiatura të turpshme, ndaj kërkohet:
Të
pranohen e të korigjohen të gjitha
strategjitë e shëmtuara që i janë krijuar shoqërive njerëzore. Ato kanë
penguar rëndshëm zhvillimin ekonomiko-shoqëror të mbarë njerëzimit; kanë
shembur shtyllat mbajtëse të urave për miqësinë dhe paqen ndërkombëtare të
popujve; janë zhvilluar dhe vazhdojnë luftëra të tmerrshme mes popujve në të
gjitha kohërat me fillesë romako-greke; është shënjtëruar forca dhe
nënvlerësuar dituria; janë krijuar kampe të shtwtërore të kundërta mbi baza
fetare, ideologjike, dhe rracore; u kanë krijuar gara për përsosjen e
armatimeve për shkatërrimin e popujve më pak të fuqishëm. Pse jo armatime të
fuqishme me pasoja katastrofike deri në shkatërrimin e planetit dhe më tej.
Zotërinj!
Ndofta është arritur e kthesës së Madhe, ku të ndërrohet kahja botërore duke i
dhënë përparësi diturisë dhe përdorimit të forcës nën kujdesin e të shënjtës
mënçuri-dituri.
Të
shmangen propagandat, demagogjitë, nga çdo strategji egoiste, qofshin këto
individuale, të grupimeve të caktuara apo kolektive dhe ndërshtetërore.
Le
të drejtohemi nga poziviteti, të shtohet vigjilenca për frenimin e
negativitetit.
Zotërinj,
të zgjedhur apo të emëruar! Detyra, misioni i juaj, të kthehet në shërbim të
njerëzimit, duke e drejtuar atë me dituri në ndërthurje të kujdesshme me
forcën.
Tashmë
është mëse e qartë se "Fuqitë e
Madhe", janë mbështetur tek ligësia e forcës dhe rezultatatet kanë sjellë
vrasje, mizori, lëvizje demokratike therëse, pengesa në progres, shkatërrime të
shumëllojshme.
Fuqitë
e Mëdha, gjoja me argumentin e ekuilibrave botëror, kanë krijuar humnera të
tmerrshme ndaj popujve të ndryshëm. E
vërteta dhe e drejta janë shumë të vështira, ato sulmohen egërsisht dhe
mbrojtja e tyre do shumë argumente, vendosmëri e mënçuri!
Të
gjithë e ndjejmë dhe e përjetojmë se dekadat e fundit janë mbërthyer nga
zullumi dhe zullumqarët. Në kohët e lashta, historia na tregon se ata popuj që
ishin pushtuar nga zullumi e zullumqarët, me që kapërcyen kufijt e limituar, u
ndëshkuan rëndshëm nga fenomenet e rralla natyrore. Trupat e njerëzve
vërviteshin në ajër, ktheheshin në kufoma si kërma, si copa leckash të pista. Të nderuar miq, tashmë ëdhtë kuptuar e
vërtetuari me faktin ku Fuqitë e Mëdha mbështeten tek forca. Ndaj kundërvënia e
popujve duhet të ndërtohet mbi baza të
forta mënçurie, dipllomacie, tepër të kujdesëshme dhe me vizion të qartë.
Mendoj se kështu duhet të synohet që Bota të ndryshojë për mirë! Ndryshe
njerëzimi do të vazhdojë përballjen me egërsitë konfliktuale.
Shënim: Artikulli, në
këndvështrimin tim, është bazuar në realitetin historik të kombit tonë!.
Fahri Dahri
31 Tetor 2024