E shtune, 27.04.2024, 11:21 AM (GMT+1)

Mendime

Kolec Traboini: Një kujtesë për Shkodrën - Mos e mohoni vetveten!

E hene, 18.03.2024, 08:53 PM


Një kujtesë për Shkodrën:

MOS E MOHONI VETVETEN!

Nga Kolec Traboini

Është vështirë të krijohet një traditë. Do ndoshta shekuj. Por kur e ke dhe mendjelehtësisht e harron,  apo e braktis, ke bërë një krim ndaj vetvetes sepse tradita është pjesë e indentitetit tënd dhe ti pjesë e një populli që po shpërftyrohet.

-Çfarë ka ba për Shkodrën Evlia Çelebiu, kallamari i sulltanit vrasës, që i keni vu emrin një rruge?)

-Hasan Rizaja ka në Shkodër monumentin më gjigant në trojet shqiptare si person....a përfaqëson ai Shkodrën që është rrethuar edhe në vitet 1468-1478 dhe ka bërë një qendrese heroike 10 vjeçare.

-Kol Idromeno në Rrmaj me varr të përçudnuar.

-Mbrojtësit e Shkodres për 10 vjet 1468-1479, pa asnjë shenjë.

-Teuta, Bato, Genti, mbretërit e Shkodrës që bënë histori duke përballuar perandorinë më të madhe në historinë e botës, pa asnjë nishan.

-300 djemt e kalasë së Drishtit që pas një qendrese heroike u dorëzuan në besën e osmanëve, u sollën para mureve të Rozafës e ua prenë kokat një e nga një.

Askush nuk i kujton. Ju dhimbset një pllakë bronzi.Turp!

A ju thotë gjë kjo tragjedi ju filoosmanëve të rinj të dalë menç. Asnjë nishan as për këta. Por rroftë baba Sulltani.

Faqja e zezë e juaj por jo e historisë.

Ndaj ju kanë vënë ca tuba çeliku në mes të qytetit për tju poshtruar e për tju thënë

ju shkodranët jeni fyl, nuk keni histori.

Mjer qytetrimi i lashtë i kthyer në byk e myk modern!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora