Mendime
Nue Oroshi: Kisha e Deçanit është marrë me dhunë e terror
E shtune, 16.03.2024, 08:56 PM
Kisha e Deçanit është marrë me dhunë e terror në mes të viteve 1911-1913
Nga
Nue Oroshi
Fillimisht
dua të them se me këtë vendim Kryeministri Kurti është renditur në radhën e
kryeministrave paraprak që tash e me shumë se dy dekada po bëjnë pazare të
dhimshme në dëm të shtetit të ri të Kosovës. Kisha e Deçanit e jo Manastiri i
Deçanit është kishë katolike shqiptare. Atë kishë si dhe kishën e Deviçit deri
në fillim te shekullit XX, i kanë ruajtur fisi i Gashit dhe aty në meshë kanë
shkuar shqiptarët me plisa të bardhë. Kjo kishë është marrë më dhunë në mes të
viteve 1911- 1913 ku nga nëntori i vitit 1912 e deri në fund mars të vitit 1913
u vranë dhe u masakruan nga Serbia 25.000 shqiptarë , ku u djegën edhe në turra
drush, kjo masakër ndodhi në teritorin e
Kosovës së sotme, Maqedonisë së sotme, Malit të Zi, Lumës, Mirditës, Dibrës e deri në Durrës për
të realizuar planët dhe ëndrrat e vjetra serbe për të pas dalje në detin
shqiptarë. Vlenë të theksohët se këto masakra kanë ardhur edhe më përkrahjen e
Perandorisë Osmane ku pas rënies se Konstantinopojës 1454 bëhet një marrëveshje
në mes të perandorisë osmane dhe kishës ortodokse ruse për të drejtat e
ortodoksve mbrenda Perendorisë Osmane. Kjo marrëveshje e ka dëmtuar
historikisht çështjen shqiptare sepse turqit dhe rusët i ndanë sferat e interesit
për ti asimiluar shqiptarët. Hapi i parë ishte kthimi me dhunë ne islam dhe në
ortodoks. Po e përmendim vetëm një fakt ku më 7 mars të vitit 1913 mbytët me
bajonetë atdhetari At Luigj Palaj në Janosh të Gjakovës ku ishin të lidhur edhe
qindra shqiptarë katolikë që me anë të presionit dhe vrasjeve të kalojnë në
ortodoksizem dhe të asimilohën në serb. Fati i zi është se asnjë parlament dhe
qeveri deri tash në Kosovën e pasluftës nuk ka arritur që të shfuqizoj vendimët
e kriminelit Millosheviq të marra gjatë viteve 1989-1999. Është e dhimshme se
si në këtë drejtim Akademia e Shkencave të Kosovës nuk e ka asnjë projekt të
gatshëm kombtar për Kosovën. Në anën tjetër Kryeministri Kurti është dashtë të
konsulltohet më historianët e Mesjetës
në Kosovë ku kemi katër apo pesë historianë brilantë që kishin mujtë më e
këshillu kryeministrin në këtë drejtim. Është detyrë e Parlamentit të
Republikës se Kosovës që të mblidhet urgjent dhe ti shfuqizoj të gjitha
vendimët që i ka marrë pushteti i
kriminelit Millosheviq gjatë viteve 1989-1999 në dem të Kosovës. Kurse Qeveria
e Kosovës duhet ta përgadisë një projekt dhe të bashkpunon ngushtë me
Historianët e Mesjetës Shqiptare që ti
kthej kishat e uzurpuara nga Serbia Ipeshkvnisë së Kosovës. Në të
kundërten nese nuk bëhen këto gjëra atëherë politikanët tanë vetëm se do të
jenë shërbyes të marrëveshjeve të hershme në mes të perandorisë osmane dhe
kishës ortodokse ruse për demtimin e çështjes shqiptare duke ju falë kishat
tona katolike serbeve dhe më këtë ata të argumentojnë të drejtën historike të
tyre në Kosovë që është një gënjeshtër e
sërbeve, ku në faktë është e drejtë historike që serbët e kanë
vjedhur dhe grabitur prej shqiptareve.Kam edhe një vërejtje në formë të
këshillës për të gjitha mediumet shqiptare,që tash e tutje mos të quhet
Manastiri i Deçanit por Kisha e Deçanit.Nuk kanë thënë kot të parët tanë se
mallin e shkretë e hanë kuajt e vërbërt.