| E hene, 18.03.2024, 08:53 PM |
Një kujtesë për Shkodrën:
MOS
E MOHONI VETVETEN!
Nga
Kolec Traboini
Është
vështirë të krijohet një traditë. Do ndoshta shekuj. Por kur e ke dhe
mendjelehtësisht e harron, apo e
braktis, ke bërë një krim ndaj vetvetes sepse tradita është pjesë e
indentitetit tënd dhe ti pjesë e një populli që po shpërftyrohet.
-Çfarë
ka ba për Shkodrën Evlia Çelebiu, kallamari i sulltanit vrasës, që i keni vu
emrin një rruge?)
-Hasan
Rizaja ka në Shkodër monumentin më gjigant në trojet shqiptare si person....a
përfaqëson ai Shkodrën që është rrethuar edhe në vitet 1468-1478 dhe ka bërë
një qendrese heroike 10 vjeçare.
-Kol
Idromeno në Rrmaj me varr të përçudnuar.
-Mbrojtësit
e Shkodres për 10 vjet 1468-1479, pa asnjë shenjë.
-Teuta,
Bato, Genti, mbretërit e Shkodrës që bënë histori duke përballuar perandorinë
më të madhe në historinë e botës, pa asnjë nishan.
-300
djemt e kalasë së Drishtit që pas një qendrese heroike u dorëzuan në besën e
osmanëve, u sollën para mureve të Rozafës e ua prenë kokat një e nga një.
Askush
nuk i kujton. Ju dhimbset një pllakë bronzi.Turp!
A
ju thotë gjë kjo tragjedi ju filoosmanëve të rinj të dalë menç. Asnjë nishan as
për këta. Por rroftë baba Sulltani.
Faqja
e zezë e juaj por jo e historisë.
Ndaj
ju kanë vënë ca tuba çeliku në mes të qytetit për tju poshtruar e për tju thënë
ju
shkodranët jeni fyl, nuk keni histori.
Mjer
qytetrimi i lashtë i kthyer në byk e myk modern!