E premte, 25.06.2021, 04:58 AM (GMT+1)

Mendime

Halit Elshani: Intervistë me Muharrem Hajdinin

E hene, 12.01.2009, 08:00 PM


Zoti Muharrem, kjo ështê intervista e tretë me ju, por tani kësaj rradhe në Prishtinë, dhe gjithnjë po e shifni se unë jam në dispozicion tê juajn dhe tê sejcilit intervistues, sepse mendoj se duhët rrespektue palën në funksion tê vertetes dhe ndriqimit të një epke qe ka lênë gjurmë për popullin shqiptar dhe ështê një dhunti e zotit se si pas 100 vjetve përseritet historia, në rrugën e Shqiperisë nr.23, vjen e vedoset Enver Hadri, aty ku kishte veprue Faik Konica.Koicindencë, por edhe mrekulli...
-Me Enver Hadrin jam njoftue qe nga viti 1984,dmth. një vit pas imigrimit tim.Si në çdo ved t'Evropës, edhe në Bruksel, flitej më paragjykime, gjë qe jepte frigë për arritjën e kontakteve me njerëz në diasporê.
Reputacioni qe ai kishte në Bruksel ishte për ne me dyeshime !.
Ca thonini se është shpiun, ca thonin se ështê antikomunist, e ca se është patriot.Ne si mërgatë e re qe ende nuk i njihnim mirë dreqnit e mërgatës n'Evropë, me theks të veçantë nê Bruksel hamendeshim, andaj edhe bashkêpunimi me Enverin ishte me paragjykime e dyeshime.
Nuk e mohoj, ne si adhurues tê xhaxhajt nuk e shiffnim shtruet kontributin e tij për qeshtjen shqiptare jasht politikës shqiptare, edhe pse problemi ynë ishte thjesht me ish Jugosllavinë.
Jo vetëm qe flitej, por e'dhe shkruhej në formë të Komunikatës denigruese nê të njatat valë me shtypin jugosllav qe për ne grupin e tê rinjëve, deshte apo nuk deshte rreflektohej ajo atmosferë jo e këndshme.
Për Enverin tê gjithë ata qe vinin nga Kosova sidomos ata politikê hyejshin në fushëveprimtarinë e Tij.Mendonte qe t'i inkorporoi në veprimtarinë e tij, duke berë çmos qe të njohë opinionin nderkombetar për dhunën qe ushtrohej ndaj popullit shqiptar në Kosovë e sidomos pas demostratave të studentve me 1981.
Për ne si fillestar bie fjala ishte e quditshme, se si në një mbramje letrare në klubin "Idriz Seferi", për shkaqe kontradiktore dhe politike, Enver Hadrit nuk i'u lejue qe t'i lexonte punimet e veta! Ky gjest të ne shkaktoi një kurreshtje se për çka veprohej asisojt !?
Andaj edhe filluem t'i ofrohemi sa do pak.
Ndal ngadal ne kuptuem se kishim tê benim vertet më një veprimtar të përkushtuuar me shpirt për qeshtjên shqiptare.Ishte Enveri qe na lutke të inkuadrohemi në aktivitetet e tij.Unë përsonalisht kuptova tê ai njeri se ishte një politikant i mirëfillt dhe arçitekt n'organizimin e mërgatês në një luftë tê pêrbashkët, në një bashkim të vertet.Por fatkeqesisht nuk ia arrijti dot.
Me një rast në Komesariatin e Lartë për të Huaj, gjatë deklaratave tê mija, ku ai ishte si përkthyes, u mahnita me rrespektin qe ia benin dhe bisedën qe zhvilloi më disa funksionar, qe kêrkonin hollesi më të mëdha rreth emigracionit politik shqiptar.
Enveri me një rast tha:se ne duhët tê formojmë një Komitet gjithë shqiptar për shtetet e Evropës, në mënyrë qe të veprojmë si një trup dhe pse ai e dinte se një gjë e tillë ishte fare e pa mundshme, shique rrethanat dhe përçarjëtqe ekzistinin në Bruksel, nga çarqet e ndryeshme e posaqerisht supverziteti i ambasadës Jug.
fatkeqesisht mërgata kurr nuk e kuptoi sa duhët vizionin e Enver Hadrit.Nuk i kuptoi lidhjët dhe miqet qe i kishte në çarqet më të larta, qe për ne ishin sa të pa njohura aq edhe të pa mundëshme qe t'i kemi ato mundësi.Qe një strateg i tillë t'ia hapin rrugën njohjës më të mirë të problemit të Kosovës.Të tjeret nuk kanë pasê vizion as mundësi të benin në mënyrë institucionale si ai.Dhe për habi, ne jo vetëm qe nuk ju bashkuem por edhe e penguem aktivitetin e tij.
Dallimet shtoheshin nga propaganda nder shqiptare e sidomos nga pro Jug.
Edhe pse kishte radijen lokale"Ilyria", ai shkonte më lartê qe të bejê një gjysem ore emisijon shqip nê RTBF, gjë qe nuk e kishte as një minoritet nê Bruksel.
Ai ishte i pari qe hapi dyert e Parlamentit në Strazburg, duke i sponzorue ca Rezoluta, ku demaskohej politika represiv e ish Jug.
Ai ishte një kalibër  i rrallë në mergatë qe pas Konicës nuk e kishte parë Evropa.
Po mjerisht si gjithnjë nder shqiptar, njerzit e mëdhej se pari nê njê mënyrê i kemi mbyet ne,e pastaj armiku e ka pasë më lehtë.
Le të jetë në ndergjegjejên e sejcilit qe ka pasê mundêsi me e ndihmue në rrugên e tij të ndritshme, qe ishte pa dyeshim n'interes tê qeshtjës kombetare, por ja u dashka qe të hargjojmë më shumë kohë dhe lot pas vdekjës se tij, gjë qe nuk ia vlen qe në këso raste tê gênjem vetvehtën dhe opinionin.Për një njeri parasegjithash human, është e logjikshme të jemi rreal duke e thenê tê verteten njiherë se paku nê jetê, sa do qoftë e hidhur pêr ne e shoqerin.
Gjith at mundje qe bemë pas vdekjës se tij, duhet të pyesim pse nuk e bemë sa ishte gjallë.Por si dukët po na përseritet historia qe i vrajmë pêr se gjalli dhe i qajmë se vdekuri !?

Prishtinë, 26.06.06

Intervistoi                                                     I intervistueri,
Halit Elshani                                                Muharrem Hajdini



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora