E premte, 29.03.2024, 10:24 AM (GMT)

Mendime

The Economist: Konvertimet në Kosovë

E hene, 12.01.2009, 06:16 PM


Konvertimet në Kosovë

Numri i myslimanëve kosovarë të konvertuar në krishterim është duke u shtuar. Gazeta prestigjioze, The Economist, përmes artikullit të saj lidhur me fetë në Kosovë, tregon se të konvertuarit e fundit janë 38 banorët e Klinës. Ata u pagëzuan natën e Krishtlindjeve të fundit.

Nga The Economist

Një bredh krishtlindjesh duket në qendër të Prishtinës. Pak më tutje, po ndërtohet një katedrale katolike, shumë e madhe. Më larg qëndrojnë statujat e dy heronjve shqiptarë: Nëna Tereze e Kalkutës, një murgeshë katolike dhe Skënderbeu, princi mesjetar, i cili hoqi dorë nga islami për shkak të katolicizmit. Ende 95 për qind e shqiptarëve etnikë, prej popullatës 2-milionëshe që ka Kosova, janë myslimanë. Ndërkaq, Don Shan Zefi, një klerik katolik, tregon se janë vetëm 65 mijë katolikë në Kosovë.

Nëse Don Zefi ka të drejtë, në të ardhmen do të ketë shumë më shumë. Në natën e Krishtlindjeve, 38 banorë të Klinës janë pagëzuar. Konvertimet në krishterim janë bërë të shpeshta (edhe pse kisha katolike nuk jep shifra të sakta lidhur me këtë). Don Zefi thotë se ai e di për një numër të madh, “më shumë se dhjetë fshatra”, të cilat dëshirojnë të konvertohen.

Paraardhësit e tyre mund të jenë konvertuar në islam, pasi që ishin nën diktatit otoman, por, prapa dyerve të mbyllura ata i kanë mbajtur traditat katolike. Jahja Drançolli, një historian, shton se “religjioni gjithmonë ka qenë sekondar” për shqiptarët. Ai thotë se të konvertuarit dëshirojnë t’i kthehen fesë që besojnë se e kanë pasur dhe të tregojnë se ata janë “pjesë e trendit euroamerikan”.
Nuk është aktive në Kosovë vetëm kisha katolike. Sipas Artur Krasniqit, prift protestant, që prej vitit 1985, më shumë se 15 mijë kosovarë janë kthyer në fenë protestante, ku 2 mijë prej tyre rregullisht shkojnë në kishë. Ai thotë se Kosova, përkundër faktit që shquhet për numër më të madh të myslimanëve, ajo nuk ka “identitet fetar”. Por ai shpreh shqetësim për rritjen e ndikimit të myslimanëve radikalë. Si ankohet se protestantët nuk mund ta kenë parcelën e tyre të veçantë në varreza, pasi që autoritetet nuk dëshirojnë të provokojnë grindje me myslimanët lokalë.

Rreth ortodoksizmit? Afër zyrës së priftit Artur, qëndron Katedralja ortodokse serbe, e papërfunduar dhe e lënë pas dore. Serbët e Kosovës, të cilët janë ortodoksë, përbëjnë grupin më të madh të të krishterëve në Kosovë. Ata nuk jetojnë më në kryeqytet, por në veri të vendit, ose në enklavat dhe fshatrat e shpërndara. Që prej luftës së vitit 1999, shumë prej kishave të tyre janë shkatërruar. Edhe më keq, kisha ortodokse serbe është copëtuar nga ndasitë politike që ka bërë murgjit të grinden dhe të luftojnë në mes vete. Në Beograd, patriarku ortodoks serb, 94-vjeçari Pavle ka qenë i sëmurë rëndë dhe lufta vicioze është zhvilluar pandërprerë. Për momentin, format e tjera të krishterimit duken më shumë paqësore.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora