E shtune, 27.04.2024, 09:52 PM (GMT+1)

Faleminderit

Gjon Neçaj: Poeti i Bjeshkëve të Nemuna

E hene, 05.01.2009, 09:52 PM


Gjon Neçaj
POETI I BJESHKËVE TË NEMUNA
 
(Kushtim në vitin e 80-të të lindjes së Din Mehmetit: 1929-2009)

Nga Gjon Neçaj
 
Në majin e sivjetëm, Din Mehmeti, poeti i Bjeshkëve të Nemuna, mbush 80 vjet. Qysh herët,në rininë e tij, Bacaloku,e  pat dhënë premtimin se do këndojë për malësorët e tij, për bjeshkët, për Kosovën.E bash për këto shkroi tërë jetën,duke u falur jo vetëm vargjet,por edhe zemrën.Premtimin e dhënë ai edhe e ka përmbushur në krjimet e veta të deritanishme,duke kënduar për ekzistencën dhe jetën njerëzore.Malësori i Din Mehmetit,të Mehmet Dinës,të cilit do t'i këndojë deri në amshim, ishte i varfër, por krenar,sepse shijoi helmin e dhimbjes duke ëndërruar gëzimin, mbajti besën, por u tradhëtua dhe përseri askush nuk ia shoi shpirtin kryengritës,sepse edhe kur shkoi në zgrip të zhdukjes,la pas zhurmën e mospërkuljes...
Këto tipare me të cilat janë mishëruar malësorët e Din Mehmetit, i kanë ndikuar ata të mbrohen dhe t'i shpëtojnë pra edhe zhdukjes. Din Mehmeti lindi në vargmalet e Bjeshkëve të Nemuna në vitin 1929. Katër vjet më parë kishte lindur po në Bjeshkët e Nemuna një korife tjetër i letrave shqipe, Martin Camaj, ku zallamahia e jetës i solli të studionin në një universitet vite e vite më vonë, ndonëse Martini i "hupun" e "larg atyne që flasin si unë",por edhe Din Mehmeti i "hupun" për një pjesë të trungut të tij,Malësisë së Gjakovës,Tropojës.Bacaloku,siç ka dëshirë ta thërrasin,u lind në Gjocaj të Junikut, Gjakovë. Mësimet e para i mori në vendlindje,kurse studimet e mesme në Gjakovë,për të vijuar degën e Albanologjisë në Beograd,ku ka kryer edhe studimet pasuniversitare. Merret kryesisht me poezi,por ka shkruar edhe prozë, kritikë e drama.Pas studimeve, Dini ka qënë mësimdhënës në Shkollën Normale të Gjakovës,ku ka ligjëruar teorinë e letërsisë dhe folklorin,e në 10 vjeçarin e fundit të pensionimit në Shkollën e Lartë Pedagogjike,po në vdndlindjen e tij,Gjakovë.Ai ka shkruar që në moshë të re.Përmbledhjen e parë poetike me titull "N'krah të shkrepave", e botoi në vitin 1961.Që nga ajo kohë e deri më tani,ka botuar mbi 20 libra ,kryesisht me poezi,çka e rendit Din Mehmetin ne plejadën e poetëve më përfaqësues klasik të gjallë të letërsisë shqipe në Kosovë e në trojet shqiptare.
Tregimet,legjendat,përrallat,fjalët e urta që dëgjonte nga prindërit e tij atje në Gjocaj,në fëmijërinë e hershme,janë shkolla e vërtetë e letërsisë,e veçanarisht poezia e tij,e këtij këngëtari zëëmbël,që përmbi një gjysëm shekulli s'pushoi së kënduari.E siç kujton vetë Bacaloku,në shtëpinë e tij atëbotë nuk kishte libra,por legjendat,përrallat,këngët e kreshnikëve që i këndonte netëve të gjata të dimrit të ashpër babai i tij,ndihen kudo në vargjet e Din Mehmetit.Pra poezia e poetit Din Mehmeti ka lindur në mjedisin malësor,është përkundur në djepin e luginave të bjeshkëve,po nga ai truall "mbi krahët e shkrepave",ku ajo ka nisur të fluturojë për te zemrat e lexuesve të shumtë.Trolli i gjyshërve ku janë shtrirë rrënjët e frymëzimit të poetit,i kanë dhënë poezisë së tij imazhin e gjallë plot ngjyra e hapësirë,ku bjeshka,mali,shkëmbi,kulla,sofra,era,dielli,etj.,janë elementët bazë që janë shkrirë me fjalën poetike.
Din Mehmeti,edhe tani në pleqërinë e thellë,i kthehet vendlindjes së tij, e bashkefshatarëve të tij,me librin me poezi "Zjarri i këngës",veças në poezitë "Me shokun e fëmijërisë","Binaku të don me

Din Mehmeti
Din Mehmeti
shpirt","Po të flas pa të keq","Jam gur i ngulur në tokë që s'luan",etj.,etj.Poezia e Din Mehmetit është poezi e simboleve të fuqishme,poezi e freskët si era e maleve në Bjeshkët e Nemuna dhe e ngrohtë si fusha e Dukagjinit.Din Mehmeti jeton e punon në Gjakovën e tij.Ai kalon vitet e pleqërisë aty,në vendlindjen e tij,por që flet shumë për njërin nga bijtë e saj më të shquar të Gjakovës e Kosovës,i entuziasmuar nga realizimi i ëndrrës shekullore për Kosovën e lirë,të pavarur dhe demokratike.E kur bisedon për Kosovën,Dinit i rrjedhin pika loti të artë faqeve të  rrudhura nga vitet.Din Mehmeti është "...qiell i brejtur nga mjegullat/ erë e leckosur nepër drunj....Fatin s'e nënshkruaj..."
E ky është bash Din Mehmeti i Mehmet Dinës,në prag të 80 viteve të jetës së tij mbi supe,me peshën e 80 bjeshkëve,80 maleve dhe 80 kujtimeve,sië shprehet për Bacalokun një tjetër krijues nga Gjakova, Besim Muhadri.
E të gjitha nën një emër: Din Mehmeti i Mehmet Dinës nga Gjocaj i Junikut, poeti i Bjeshkëve të Nemuna.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora