Kulturë
Përparim Hysi: Pse dallëndyshja e bën folenë tek"koka e njeriut"?
E merkure, 02.08.2023, 06:47 PM
Pse dallëndyshja e bën folenë tek"koka e njeriut"?
 (tregim)
(tregim)
Nga
Përparim Hysi
Sivjet
nuk kam parë dallëndyshe.Duket i ka"vrarë" betoni dhe zhdukja e
pemëve e gjelëbrimi rreth e qark. Dallëndyshja nga shpendët dhe bleta nga
insektet,  jo vetëm janë miqtë tanë,  por në një"studim serioz e
shkencor" janë dëshmi që ndikojnë në jetën e  njerëzve.
*     *   
*
Sot
do tregoj një tregim për dallëndyshet që është paksa si përrallë. Përrallë që
përkon me një realitet të prekshëm nga gjithë njerëzit në botë. Është një fakt
shumë domethënës:dallëndyshet i bëjnë foletë në shtëpitë tona. Dhe kurrë s'e
kemi vrarë mendjen:-Pse ndodh kështu?
Sidoqoftë,  ka ardhur gojë pas goje,  përmjet të moshuarëve që tregojnë pse ndodh
kështu?
*       *    
*
Udhëtonin
me një vapor shumë pasagjerë. Veç njerëzve, 
- tregojnë që në vapor,  ishte një
dallëndyshe,  një mushkonjë dhe një
gjarpër. Kur vapori ish mes ujërave, 
befas përson një  avari. Hapet një
vrimë rrethore që,  sado e vogël,  duhej mbyllur menjëherë,  se ndryshe vapori,  me gjithë pasagjerë do mbytej. Kapiteni i
vaporit dha alarmin dhe kish vetëm një alternativë:o të mbyllej vrima,  o 
humbnin me gjithësej. Në këtë kohë, 
foli gjarpëri:-Vrimën e zë unë, 
por dua  si shpërblim që të pi
gjakun më të ëmbël! Gjakun vete e kërkoj unë, 
- tha  mushkonja dhe u nis
fluturim. Gjarpëri u mblodh "kutullac" dhe e zuri vrimën. Mushkonja u
vu në kërkim të gjakut më të ëmbël dhe, 
pasi pickoi kafshë,  shpezë e
njerëz,  vuri re që gjakun më të ëmbël e
kishte njeriu. U kthye në vapor dhe klithi:- O gjarpër,  gjakun më të ëmbëj e ka nj...,  dallëndyshja, 
pas kësaj "nj" tak dhe ia preu gjuhën mushkonjës.Mushkonja
vetëm bënte"cëz". Gjarpëri nuk e mori dot vesh për gjakun më të
ëmbël,  por veprimin e dallëndyshes e pa
dhe iu lëshua me inat dallëndyshes:- Moj dallëndyshe ti që i preve gjuhën
mushkonjës,  nuk do shpëtosh nga mallkimi
im. Unë nuk do të lë qoftë dhe një zok tëndin në fole.
Mua,  - foli dallëndyshja,  - ti do më marrësh të keqen,  se unë folenë time do ta bëj mu "tek
koka e njeriut". Dhe prej asaj kohe.dallëndyshet foletë i bëjnë në
shtëpitë tona dhe kurrë ne nuk i prishim foletë e dallëndysheve.Ato janë aq të
dashura për njerëzit,  sa ç'është buka.
Mushkonjat vazhdojnë e bëjnë"cëz" dhe gjarpëri nuk sulmom veç
njerëzit.
Kjo
vërtet është përrallë,  po sa të vërteta
ka brenda. Unë e shkrova në këtë vapë, 
se janë shtuar mushkonjat dhe, 
për fat të keq,  nuk kam parë
dallëndyshe këtej pari.
Tiranë,   1 gusht  
2023

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










