Kulturë
Albert Vataj: Arthur Schopenhauer - Gruaja është qenia, tek e cila krijuesi më i lartë ka dashur të paraqesë sa më mirë
E hene, 24.07.2023, 06:55 PM
Arthur Schopenhauer: Gruaja është qenia, tek e cila krijuesi më i lartë ka dashur të paraqesë sa më mirë anën e paparashikueshme të natyrës së saj misterioze
Nga
Albert Vataj
Që
nga kohët e lashta marrëdhëniet ndërmjet filozofëve dhe grave kanë qenë
karakterizuar nga një “misalliance” (martesë e pabarabartë) e pandreqshme. Duke
vështruar historinë e mendimit filozofik në këtë perspektivë, të krijohet aty
për aty përshtypja, se filozofia gjithmonë ka qenë e do të jetë një çështje
vetëm e meshkujve.
Në
qoftë se bota ka lindur nga një trill i Zotit, atëherë gruaja është qenia, tek
e cila krijuesi më i lartë ka dashur të paraqesë sa më mirë anën e
paparashikueshme të natyrës së saj misterioze.
Marrëdhëniet
e vështira me figurën amnore janë, me sa duket, në zanafillë të urrejtjes së
grave dhe të përfytyrimit të pambrojtshëm, gati grotesk të gruas që Shopenhaur
mëton.
“E
marrin martesën vetëm si institute asistence. Kur im atë, i mjerë e i sëmurë
përfundoi i paralizuar në karrige, do të qe braktisur fare sikur për të nuk do
të ishte kujdesur me dashuri një shërbëtore plakë. Zonja e madhe, nëna ime,
jepte pritje, kur ai po shuhej në vetmi, ajo dëfrente kur ai vuante si mos më
keq. Ja kjo është dashuria e grave”, do të kushtonte shpirti i drobitur i
filozofit.
Për
tu mbrojtur nga të ftohtit e dimrit, disa iriq shtrëngohen fort pas
njëri-tjetrit që të ngroheshin. Mirëpo kur e bënin këtë shpohen nga gjembat e
tyre, prandaj largoheshin, e njëjta gjë ndodh edhe me qëniet njerëzore.
Në
njërën gjysmë të jetës së tyre burrat janë kurvarë, ndërsa gjysmën tjetër atyre
u vënë brirë, për rrjedhojë, gratë ndahen në të tradhtuara dhe tradhtare.
Të
martohesh dhe ky akt të jetë i suksesshëm, kishte pohuar Shopenhaur, do të
thotë të fusësh dorën në një thes, me sy të mbyllur dhe të shpresosh të
nxjerrësh që andej ngjalën e vetme mes atij grumbulli gjarpërinjsh. Veç kësaj
edhe kur shkon mirë martesa, ti përgjysmon të drejtat tuaja, e dyfishon
detyrimet.
Për
gratë se kam thënë ende fjalën time të fundit, besoj se gruaja kur arrin të
shkëputet nga shumica, ose më mirë kur ngihet mbi të, zhvillohet pa ndërprerje
më shumë se burri, për të cilin mosha shënon një kufi, ndërsa gruaja rritet
gjithnjë e më shumë.
Ja
sepse sentence, në vend të përshkrimeve asnjanëse, kthehen më shumë një serë
këshillash për ti hapur sytë seksit mashkullor nga gracka fatale dhe konflikti
rraskapitës që në mënyrë të pashmangshme fshihen në marrëdhënie me gratë.
Është
në natyrën e grave që ata ta shohim çdo gjë vetëm si një mjet për të shtënë në
dorë mashkullin dhe interesi i tyre për diçka tjetër është gjithmonë vetëm
shtirje, një dredhi fund e krye, pra ai kthehet në ojna e majmunëri.
Prandaj
natyra i ka dhënë gruas, ashtu si çdo krijese tjetër, ca armë e ca mjete që i
duhen për mbrojtjen e ekzistencës së vet dhe për të gjithë periudhën kur ajo ka
nevojë, edhe në këtë rast ajo ka parashikuar gjithçka me nikoqirllëkun e saj të
zakontë.
Me
gratë natyra ka kryer një goditje mjeshtërore: ka bashkuar në to, një kohë të
caktuar të rinisë, të gjithë bukuritë dhe yshtjet për të tërhequr fort
vështrimet e përhumbur të burrave, për ti shtyrë ato në tundim, ua mpin çdo
mendim dhe i çon në rrënim.
Sa
më shumë një gjë është fisnike dhe e përsosur, aq më me vonesë dhe më ngadalë
arrin pjekuria. Mashkulli me vështirësi arrin pjekurinë e arsyes dhe të forcës
së intelektit para se të bëhet 28 vjeç, ndërsa gruaja që në moshën 18-vjeçare,
por arsyeja e saj, pikërisht për këtë është mjaft e kufizuar. Prandaj gratë
mbeten fëmijë për tërë jetën, shohin gjithmonë dhe vetëm çfarë është më afër,
mbeten të lidhura me të tashmen, ngatërrojnë paraqitjen e gjërave me thelbin e
tyre dhe parapëlqejnë çikërrimat ndaj çështjeve më të rëndësishme.
Bukuria
e djemve me atë të vajzave është si piktura në vaj e krahasuar me atë në
pastel.
Gruaja
njësohet më shumë me të tashmen, prandaj di ta gëzojë atë më mirë, mjafton të
jetë e durueshme; nga kjo kushtëzohet ajo qetësi karakteristike e gruas që e
bën atë të përshtatshme për ti dhuruar orë të këndshme çlodhjeje burrit, të
mbytur në telashe.
Gruaja
e shlyen fajin e jetës jo duke vepruar, por duke vuajtur dhëmbiet e lindjes, me
përkujdesjen për fëmijët, me nënshtrimin ndaj burrit, për të cilin duhet të
jetë një shoqe e durueshme dhe e qetë.
Në
fshehtësinë e zemrës së tyre, vajzat i quajnë punët shtëpiake ose profesionale,
diçka të dorës së dytë, mbase edhe një zbavitje të thjeshtë, ata mendojnë se i vetmi profesion i tyre
serioz është dashuria dhe gjithçka ka lidhje me të, që tek veshja, flokët,
zbukurimi, surprizat, dhurata, aventurat, etj.
Padyshim
që gratë janë më prozaike se burrat prandaj tek gjërat nuk shohin më shumë se
çfarë ndodh në to realisht, ndërsa burri, nëse pasionet e tij janë të trazuara,
është i prirura t’i zmadhojë gjërat reale, ose ti shtojë element imagjinarë.
Gratë
duke qenë më të dobëta janë të detyruara nga natyra të mos përdorin forcën, por
dinakërinë, që këtej rrjedh dinakëria e tyre instinktive dhe prirja e
papërmbajtur për të gënjyer. Si sepia, gruaja mbështillet në maskim dhe noton
në rehati brenda gënjeshtrës.
Është
e pamundur të takosh një grua me të vërtetë të sinqertë, e cila të mos shtiret.
po për të njëjtën arsye, gratë zbulojnë pa vështirësi hipokrizinë e të tjerëve
dhe për këtë nuk është e këshillueshme që ne të përpiqemi ta përdorim me to.
Të
gjithë gratë, me përjashtime të rralla, janë të prirura për të qenë
dorëlëshuara. Prandaj çdo pasuri, veç rasteve kur e kanë vënë vetë, duhet të
ruhet mirë nga budallallëku i tyre.
Askush
nuk do të shkruante kurrë një Iliadë po të kishte pasur për nënë një bibë dhe
për baba një gjumash, madje as në rastin kur ai do të studionte në shtatë
universitete.
Duke
dashuruar ju besoni se ushtroni kultin e bukurisë dhe se futeni në një ujdi
qiellore. Mos u dehni nga fjalët, jo, ju do të zgjidhni pa e kuptuar një problem
të harmonisë fiziologjike.
Është
një iluzion i epshit për të gënjyer burrin, duke e bërë të besojë se do të
gjejë në krahët e një gruaje mrekullinë...