Kulturë
Jahja Drançolli: Një pllakë varri i vitit 1531 për Leonik Nikollë Tomeun në Padova
E hene, 17.07.2023, 06:54 PM
Një pllakë varri i vitit 1531 për Leonik Nikollë Tomeun në Padova kushtim nga Pietro Bembo, poeti i madh venedikas i Rilindjes Europiane!
Nga
Jahja Drançolli
Nga
vargu shumë i gjatë i gjurmëve të pashlyeshme të arbërve brenda dhe jashtë
vendit, që mbajnë vulën e epokës së Skënderbeut, në këtë rast do të veçoja
pllakën e varrit nga mermeri që ruan datën e vitit 1531 (datë e vdekjes),
kushtim ky i Pietro Bembos, Leonik
Nikollë Tomeut, i cili edhe sot e gjithë ditën ruhet në kishën e Shën
Françeskut në Padova, pothuajse ngjitur me pallatin Bo të Universitetit të
Padovës. Përballë kishës së përmendur ndodhet edhe shtëpia e Leonik Nikollë Tomeut (In la contrada de S.
Francesco in casa de M. Leonico Tomeo).
Përmbajtja
e gurit të varrit ruan disa rreshta në një gjuhë elegante latine që vetëm Pitro
Bembo ka mundur të përmbledhë mrekullisht gjithë veprimtarinë, ndershmërinë dhe
thjeshtësinë e jetës së mendimtarit dhe profesorit Leonik Tomeo. Dhe si
përfundim i një përshkrimi të tillë mbi gurin e varrit, Bemboja dëshiron
veçanërisht të shënojë vargje në gjuhën greke, të shkruara sa ishte gjallë vetë
Nikollë LeonikTomeu.
Kush
ishte Nikollë Leonik Tomeo(1456 -1531)?!
Dihet se babai i tij ka lindur në Arbëri ("Nicolaus Tomaeus Epirota patre
Venetiis genitus, aetatem a primis unguiculis omnem egit Patavii, quamobrem,
prout occasio tulit, Epirotam se, Venetum, Patavnium, ex gente, ex natali solo,
ex domicilio jactat."). Ka migruar nga Atdheu në kohën e sulmeve osmane
dhe u vendos në Venedik (shek. XV). Vitet e fëmijërisë së bashku me vëllezërit
i kaloi në lagunat venedikase dhe në Padova. Fillimisht studioi greqisht në
Padova, më pas në Firence dhe Milano. Dy letra të shkruara në greqisht
vërtetojnë se Tomeu dhe vëllai i tij Bartolomeu ("orator e poeta")
kanë punuar në Roma dhe Firence gjatë viteve 1485-1488. Tomeu, kishte mbaruar
studimet në Universitetin e Padovës (1485), ku u diplomua edhe për "in
artibus" ("filozofi dhe mjekësi"). Shumë studiues mendojnë me të
drejtë se origjina e familjes së Tomeu është nga zona bregdetare e Arbërisë,
përkatësisht nga Durrësi. Studiuesi i madh M. E. Cosenza e shpjegon mbiemrin e
Tomeu sipas malit të njohur Tomor (Tomarus), që përmendet në Epir (Arbrëri).
Leonik, ndërkaq është një anagram jo i plotë i emrit Nicolò-Nikollë. Në
Venecia, me sa duket, Tomeu ka kaluar edhe familjen e tij.
Foto
e realizuar në vitin 1987!