Kulturë
Illo Foto: Dukuri të fillimit të Shtetit të Arbërit
E shtune, 12.02.2022, 07:05 PM
DUKURI TË FILLIMIT TË SHTETIT TË ARBËRIT

Mbi
romanin “Andrea Topia dhe princesha Helena” të autorit Resmi Osmani
Nga
Illo Foto
Historia  ka provuar 
se  shqiptaret, janë nga
banorët  e parë të   Europes. Bëjnë pjesë    në vendet  
shtetformuse, krejt  ndryshe    sa na kanë 
akuzuar   fqinjët, që janë
mysafirë  ne siujdhesën   Ballkanike.
Veprimtareinë   e gjithanshme të   shtetit 
arbnor, e  ka përshkruar  romancieri, tashmë i zëshëm,   Resmi 
Osmani.  Resmiu  ma dërgoi 
dhe  e lexova dorshkrimin në   interrnet. Pa hyrë ende në  analizë 
të romanit, duhet t’i  them
lexusit, se për mendimin tim, romani i  
Resmi Osmanit “Andrea dhe Helena “, është romani   historik, më 
i  arrirë  i letërsisë shqipe, që unë njoh. Këtë  do 
rrekem ta provoj në këtë   shkrim
modest. Nuk e  shof të  udhës, të  
tregoj  që  jam një  
lexus i rregullt  i letërsise romanciere,
këtë  e kam provuar  me 
shumë  rencensa dhe shënime
kritike  në këtë  zhanër letrar.
Dinastia
princore  Topia dhe perfaqesusi i saj,
Tanushi, përshkruhet   hollësisht në  romanin e 
Osmanit. Periudha  e sundimit
të   familjes princore   dhe  
princit, Kont i Arbrit, Tanush Topia i përket  viteve 1335-1350. Kjo  fabul, 
është  shtjelluar  me një përgjegjësi sa historike, po kaq
dhe  artistike- letrare, nga  romancieri ynë. Në sfondin historik, rëndësia  lidhet 
me faktin   se  në 
mesjetën e  hershme  edhe përpara 
shtetit të  Kastriotit,
feudalët   shqiptarë kishin   krijuar 
dinasti  dhe  princër, që 
mundën të qeverisnin popullsinë 
brenda kodeve zakonore . Këto kode, 
janë vlerësuar   nga shkenca, për
kohën, që kanë  pasur mungesë  të 
shtetit ligjor .
Principata  Autonome, e 
Arbërit, pas luftrave ne Karl D”Anzhu, mbret i Napolit,kishte pranuar
vasalitetin nga   Mbreteria e   Napolit, që ishte   një nga 
shtetet me të   fuqishme të   Europës. Mbreti i Napolit, kontrollonte  vasalitetin 
me një nënmbret dhe një garnizon, që kishte  selinë në 
Durrës, qytet nën administrim të Mbreterisë Napolitane.  Principata kishte  qeverisje 
zyrtarisht   të pjesëshme, por
faktikisht  vepronte  si principatë 
autonome,pa dashur t’ia dijë shumë për vasalitetin,  me administratë,  kështjellat dhe ushtrinë  e saj.
Tanush
Topia, kryezot katolik, i njohur nga papati dhe mbreti si ”Kont i Arbërit”  qeveriste  
pricipatën. Kishte   dy djem   dhe një vajzë. Gruaja e  Tanushit rrithte nga   gjak mbretëror. Qeverisja  i ecte mirë. Kishte  financa dhe 
ekonomi të qëndrushme. Autoriteti i tij ishte ne rritje   dhe fqinjët 
nuk e godisnin, megjithse e lakmonin pricipatën e  shëndeteshme dhe produktive.
Vajza
e  mbretit te Napolit, Robert
D’Anjou(Anzhu) Helena, e lindur  nga
një  mardhënie jashtmartesore, do të
udhëtonte me  nje   anije te 
sigurtë, për  t’u martuar me  princin 
franko –gjerman Filip de Qurtenay, që qeveriste   Morenë dhe ishujt e  Egjeut. Gjatë lundrimit, stuhia në  det, 
shkatërroi  anijen  napolitane 
dhe  Helena, me   një grusht 
shoqërusish  u    gjend 
në   breg të   Rodonit, që administrohej  nga 
principata  e   Arbërit . Aty   vjen  
Andrea  Topia  një djale 
azgan   dhe u jep   ndihmën e 
duhur  fatkeqve .  Shpejt 
e mësuan  se kush ishin.
Andrea
dhe Helena  u dashuruan në  çast. 
As Mbreti Robert, as Tanushi  nuk
e miratuan këtë  dashuri, që cënonte  rëndë mardheniet midis  mbretërisë dhe principatës autonome të   Arbërit, që zotëronte   shumicën e 
territoreve te   Shqiperisë së
sotme, nga lumi Mat deri në Shkumbin. Lufta 
hakmarrëse për këtë turpërim, ishte në prag, por nga ndërhyrjet
diplomatike  u evitua.   Mbreti, pranoi  një tërheqje paqësore, që lejonte  të 
zhvillohej  normalisht  jeta 
e   të rinjve dhe  jeta, në gjithë   principatën . Pas kësaj martese, brenda
një  dhjetvjeçari  u zhvilluan shumë ngjarje të    gëzushme . Plaga kishte  zënë kore.
Çifti
u  shtua me  dy djem, që gëzonin  emrat 
e paraardhësve mbretërorë. Në ndërkohë, asgjë nga ati-mbret nuk u
harrua. Pabesia mbretërore, inati shtazarak, u kultivua   në pallatin mbretëror napolitan. Mbreti dhe
mëkembësit  mendojnë ndryshe  nga ç’flasin.   Dështoi 
një    përpjekje tinzare,
organizuar nga nënmbreti,  për  helmim të Helenës së  bukur. Dhe më pas për të vrarë Andrean.
Mbreti,
një  Makbeth i fshehur,   i thirri në rezidencën mbretërore  çiftin arbëroro-napolitan, për tu pajtuar.  Mbreti, preku    kulmin e  
jetës së tij kriminale, kur në pallatin-kështjellë    i arrestoi  
Helenën  dhe  Andrean, duke 
zbatuar   sovranitetin e  pushtetit 
të pa kufizuar mbretëror . Pas 
një  limiti kohor, nga  gjiotina dolën   dy arkëmorte 
dhe u varrosën, pa ceremoni 
në  vorrezat publike. Ishin
trupat  e 
Helenës dhe të   Andreas.
Ky
është kreu dhe fundi i romanit.
Si
në ç’do roman  historik, edhe në këtë, që
po analizojmë fabula është e  
shtjelluar  nga  historia. Rruga   dhe përfundimi i    personazheve  gjithashtu . Ç’do roman   serioz 
ngërthen në vetvete  një
periudhë  historike dhe  gjithsesi 
fundi  i personazheve nuk mund të
vendoset apriori, nga vullneti i  
autorit. Çështia  është   sa 
harmonizohet   jeta reale, me
atë  të përshkruar  ne romanin 
e   zakonshëm.
Romancieri  Resmi 
Osmani, ka  dhënë prova, që  i zbërthen fabulat  historike 
me atë vërtetësi, besueshmëri dhe ritëm, që rrjedh jeta . Te gjithë
personazhet, gjejnë  pozicionin natyral,
pa u hallakatur dhe pa parazituar në 
jetë. Shkrimtari, si autoritet i vetëm, që ballafaqohet me  personazhet, nuk mund  t’u ndryshojë 
jetën   atyre, por i  vlerëson me kandar  farmacisti 
, të tëra  bëmat   dhe 
gjëmat, që  sjellin  ata në jetë. Kjo është   e thënë, një herë  e mirë, për të  gjithë personazhet  me vlerë historike, ose jo .
Ne
romanin  e Osmanit, të tërë personazhet
gjejnë pozicionin e  volitshëm,   ku i shërbejnë  zhvillimit të    fabulës romanciere. Po  analizojmë një nga  personazhet e   sërës së dytë, Dom Domenik, vëllai i Tanush
Topisë.Domenik nuk   mund të  bëhej princ sundimtar, në asnje rast. Ai
ishte shuguruar si klerik i sërës së lartë. Brenda  njerut sundimtar,   hedh rrënjë 
me shpjtësi  ambicja e çfernuar.  Mbreti dhe xhelati janë aliazhi  i natyrshëm i 
rracës mbretërore, që kanë kaluar një fëmijëri si të gjithe
bashkkohësit, por  e kanë harruar të  kaluarën. Dom Domenik arberori  është ndryshe, jo se  qëlloi 
prift, por  eshte  brumë  
i tipit human e  paqësor . Ky
famulltar  i mençur  dhe i ditur, 
i shërbeu  familjes  princore 
Topia, në  Arbëri, në të mirë e në
të keq, në hall e në nevojë, në hidhërime dhe gëzime. Këtu  filloi  
jeta  e  tij reale. 
Arriti të  bëhej  jo vetem prift, por  dijetar, këshilltar  i 
sundimtarit Arbënor. Për interesa të 
principatës, u  bë pjesë  e 
nivelit të lartë në oborrin mbretëror të Napolit, si këshillëtar dhe
ambasador i mbretit Robert. Kur ndodhi 
gjëma e madhe ne pallatin mbretëror, Dom Domenik  gjeti mënyrën   dhe u kthye , pranë  bonjakëve  
të viktimave,  në Krujën  arbërore duke vijuar jetën, që kishte
nisur.  Ai ishte  dhe mbeti misionar,   jasht 
priviligjeve, që  i siguronte  detyra  
e  fituar në   kryeqytetin, Napoli. Domenik,  për nga 
volumi   jetësor, si personazh,
kishte   disa  rrugë, për 
autorin  Osmani.Ta  ruante si  
personazh  princor, ashtu siç
ishte në realitet,  duke   e lënë të  
zhytur ne  lluks, në Napoli. Një  jetë  e
lakmushme, nga   shumica e njerzve. Kjo
ishte më  e mundëshmja, për një plak të  rëgjuar, 
kopetent  vetem  i 
kanonizmit fetar. Mund ta  
kthente në  një   vajtoc të fatit të viktimave, e të
tjera  rrugë të mundëshme, natyrale  Zhvillimi 
natyral i ngjarjeve, ja ndalonte  
autorit  të  bënte 
arbitraritete , sado të vogla. 
Mund ta kthente   në një personazh
krejt episodik, që dhe vetë  lexusi  nuk kishte për ta kujtuar   kurrë. Romancieri  u kujdes, për këtë  personazh 
dhe   ja riciklioi  jetën. E solli në Krujë, pranë   bonjakëve të   çiftit 
viktimë mbretërore. Na i bëri Domenikun, 
ne  dhe   njerëzisë 
një   personazh të dashur    dhe të pa zëvëndesushëm, për mënyrën si
rrodhën ngjarjet e zhvillimit të 
familjes  Topia,  një 
Domenik  tjetër,  nuk do të 
ishte i përbuzur  nga lexusi
i  ç’do niveli. Romancieri i regjur,
voton  me publikun, me lexusin  e gjerë. 
Autokracia  kultivohet   dhe 
në  metodën e   shkrimtarit 
dhe shprehet, kur nuk i vendos  personazhet  në vendin e merituar.  Domenik dhe ne lexusit, ndjehemi mirë, me
pozicionin njerezor të tij.
E
kam lexuar   romanin me tendencë, për
të  gjetur ndonjë personazh, që  devijon rrugën natyrale. Personazhe  episodike 
ka plot, por janë në vendin e tyre, me detyrat dhe rolet e tyre, si
individë të spikatur dhe tipizuar, pasi jeta nuk zhvillohet  normalisht pa 
ata.  Një prej tyre  është Shambellani, prezantusi mbreteror. Nuk
besohet se  ka nomeklaturë më të  ulët. Megjithatë  roli i 
tij  vizatohet, me ngjyra realiste
. Edhe kur  e harrojmë, na e kujton  trokitja e 
spektrit, tri herë,  në dysheme.
Të vërtetë, të besueshëm e të veçantë, që mbahen mend, janë edhe personazhet
nga populli, burra e gra, malësorë, ushtarë, bujq e barinj.
Gjithnjë  e më shpesh 
dëgjojmë sot, autorë të letërsisë, që rrahin  gjoksin, duke thënë  se i 
sjellin lexusit   ngjarje reale,
të  shkëputura nga jeta  dhe për to, nuk ka kritik dhe   lexus, që i kritikon. Te këta   autorë, duhet ndalur  seriozisht, duke i bindur  se  
autori letrar, nuk është kronist 
i ngjarjeve.
Secili
mund të  shkruajë, ç’do temë, që  e ndjen 
se i duhet  shoqerisë.  Lertërsia është  tjetër  
fushë. Ështe  fushë  ku luhet 
artistikisht, ku jeta  dhe
fjala  kthehen në art, pa i bërë reklamë
vetes  dhe personazhit.
Ç’do
roman ka brenda vetes   jetën normale,
sepse  edhe ato, që nuk kanë ndodhur, do
të ndodhin. Romancieri  dallohet, në se  ai  
arrin ta veshi  personazhin
me  artin e mjeshterisë  të fjales, 
të  dialogut  dhe te solucionit  jetësor.
Romani
i  R. Osmanit, që është i shtati në
serinë e kolanës ”Libri i mbretërve”, përbën 
kulmin  e një romani historik, që
nuk çfryn, në asnjë nga karakteristikat 
e një romani të përsosur. Nuk ka pse të mos më besoni, por  do të 
bindeni, si unë, kur ta lexoni këtë roman historik   shqiptar, me vlera  të 
pashoqe, brënda këtij zhanri. Vepra 
e  Resmiut, është  roman i nivelit të lartë. Nuk ka rendesi
numuri   faqeve. Rrok  një diapazon të gjerë  jetësor, me ngjarje   të rënda 
dhe të gezushme, që të mbajnë  të
mberthyer, si lexus. Ka  zgjidhje të
mëdha, të kontradiktave, qe krijon 
shoqëria. Në fund të  fundit,  vepra e 
Osmanit, është  guri kilometrik,
ku fillon të ngrihet  shteti  shqiptar, nga 
Topiajt, që u zhvillua  dhe bëri
emrin e madh  ne Europe me  shtetin e 
Gjergj Kastriotit. Gjergji pranonte se ishte pasardhës i topiajve.
Nga  kjo, që spjeguam  dhe mënyra e kompozimit  letrar, romani  i 
Osmanit, mbetet një  roman i   përsosur, për zhanrin, të cilit i perket.
Nuk ka  fqinj  romancier 
dhe  “akademik “, që mund të
ndërmarri  sulm kritik ndaj kësaj  vepre, që e  
quaj të  shquar.
E
nisëm me   personazhet   sekondare, për të dalë te personazhet, që i
kanë dhënë  emrin  romanit. Menyra   si i ka pershkruar  autori, Helena  dhe Andrea, na  bëhen pjesë 
e njerzve të  dashur, që kemi  takuar në jetë, ose që  jetojmë, për ditë  me ta. Gezohemi  dhe hidhërohemi, kur   bëjnë kështu 
këta  dy personazhe, që kanë  zenë vend 
meritor , ne panteonin e 
historise   shqiptare.
Bukuria
e tyre  trupore, përshkruar me pathos
të   spikatur, nga mjeshtri Osmani,  na i shlyen provizorisht nga mendja, të
tëra   bukurite njerezore, që kemi
njohur. Të tëra  ato bukuri,  janë   
pjese e  indit   te 
Elenes dhe  Andreas. Pasi të   keni lexuar këtë  roman, kam bindje, se  bukuritë  
njerëzore   do t’i masni  me  
kutin  sa i ngjan  Andreas, për djemtë dhe  sa i ngjan 
Helenës, per   vajzat.  Kjo 
është  ana  sipërfaqësore, por  ata 
përfaqësojne  botën e
brendëshme  të  dy njerzve, që  hyjnë 
në jetën e  njeri - tjetrit
spontanisht. I ka krijuar natyra, dy gjysma të barabarta  të 
një   të tëre, që ështe  çifti, 
që  mban të lidhur  shoqërinë 
dhe e çon përpara  atë, pa   e vën re 
ata vetë. Ata kanë lindur  që
të  kryejnë vepra të mëdha, duke i  dhëne  
shoqërise, pjesë nga dituria, puna mirësia dhe dashuria e tyre  e dlire. Përshkrimi  i ndërlidhur, për cilësitë   e këtij çifti, duke na  afruar  
afër tyre, na bën krenar, për racen tonë 
ariane të    trashëguar nga
Topiajt, te  Gjergji  dhe e tërë historia  e kombit, nga me të lashtët  në 
Europe. Asgjë   axhitative, asnjë
reklame!
Bota
dhe pasuria  rrokullisen  natyralisht. Në të tërë galerinë  e personazheve  shqiptarët   
shquhen per bukuri   dhe shpirt
te  gjerë, sepse janë rritur në klimën më
të mirë të  Globit, dhe  e kanë nxjerrë bukën me vështirësi, pothuaj
nga  guri, prandaj shkelqejnë  midis 
bashkëshokëve dhe   shoqeve   të kombeve të tjerë. Autori, po t’i
përshkruante ndryshe, do të bënte gabim te pafalshëm, duke rënë  në mediokritet. Në Pallat, autori na
përshkruan  personazhe me veti  të spikatura 
njerëzore, por pallatet mbretërore, si gjithnjë  edhe në këtë rast, e  mbajtën të 
fshehur   qëllimin e  errët, që perfundoi me tragjedinë makbethjane  ndaj 
çiftit, që  mishëronte kampionin
e   bukurisë, të    dashurisë 
dhe të harmonisë  njerëzore.
Themelet  e  
pallateve  mbretërore, ngrihen mbi
kufoma  dhe gjak njeriu. Pallati i   Robert  
D’Anzhu nuk ka pse të  bënte
përjashtim. Ndryshonte vetëm  në një   pikë : Giotina  mbretërore, nuk kishte prerë koka më të  bukura 
se  Helena dhe  Andrea Topija, nga Kruja e Arberise.
Për
të  qenë  
në pajtim me ndërgjegjen  dhe me
ju, që me lexoni, po paraqes  disa  episode, ku 
jam ndalur  gjat  leximit të romanit. Ne faqen  6,  
gjendet një bashkëbisedim i 
Mbretit, Robert me të  bijën
Helenë. Është  nje monolog  i babait, qe 
të kujton bisedat   më të  çmuara, që keni dëgjuar, midis prindit  dhe të bijës, por që i përket realisht vitit
1330. Dashuria prindërore  i  kapercen shekujt  dhe këtu mësojmë  se kariera 
e  ben pluhur   dashurinë  
prinderore. Ketë handikap, nuk e shpjegojnë dot  gjenetistët.
Kantjeri
i anijeve në Ishëm,  pershkruhet  ne faqen 111. Behet fjalë, për vitin 1340.
Thirrni kujtesës  dhe ndërgjegjes tuaj :
Ne Ishëm kantjer  ndertimi per anije !
Sot nuk ka nje te  tille, jo në Ishem,
por  as ne Durrës, as në Vlore .
Ne
faqen 18  pershkruhet momenti, kur
Andrea, merr dorën e  Helenes   në 
pallat. Gëzimi  është  i atyre përmasave, sa të duket se  flasin edhe muret, dritaret,  dyshemeja. Gjithçka  bëhet 
pjesë  e këtij gezimi  sublim.
Ne
faqen 26, përshkruhet  zyra dhe  vete Tanush 
Topia në punë  e sipër.
Autoritetin e   kësaj zyre, vështirë
se  e has edhe sot, pas   mbi 
700 vjet. Eshte një event, që  na
nderon si komb dhe i bën pluhur 
pretndimet, se   ne nuk kemi   histori shtetformuse. Nuk ka as një fraze,
që  e thotë këtë fakt. E thotë  zyra,kancelaria, arkiva, biblioteka, noteria,
i zoti i saj, Tanush Topia  dhe puna,
që  kryhet në zyrën shteterore . Këtë
aspekt, autori, Osmani, është  një
person, që e monitoron nga larg, por me hollësi, që na i përcjell në mënyren më
të  përpiktë të mundëshme. Ne faqen  29, kur pershkruhen momente lufte shumë
intensive bashkëbisedusi  psherëtin  : Përseri 
Troje, përseri   Helene  !  Kjo
shprehje instiktive, na   çon në një  konkluzion 
historik, se trojanët, janë paraardhës, të   Topiajve 
arbnorë. Këtë po e vërteton  edhe
historia  moderne dokumentare. Unë  e kam fjalën te fakti, që dhe një psherëtimë
në gjuhën romancjere, kthehet ne oshëtime historike.
Një
përshkrim, që zgjon ç’do  lloj
imagjinate  është  dasma në keshtjellë, ku Helena  u   be
nuse. Këtë  pershkrim mjeshtëror, nuk ka
komentus  ta  rigjenerojë. E gjeni ne faqet  33 deri ne 
37. Me epizëm, me gjëmë e kuje sipas zakonit arbëror, jepet pikëllimi,
gjëma dhe zia për vdekjen dhe varrimin e princit-kont Tanush Topisë. Në të dy
rastet shoqëruar jo vetëm me traditën zakonore, por edhe me filozofinë dhe
domethënien e gëzimit dhe hidhërimit, jetës dhe vdekjes.
Po  paraqes një shprehje, nga më të zakonshmet ne
roman. Ne faqen 41    shkruhet : “
Ne  Petrele çatite  kuqeronin nga   tjegullat.” 
Nenkuptohet  se në një qytezë të
zakonshme të  Arbërise, kultura e
jetesës, ishte  e nivilet  europjan, jo 
ajo jetë  vetëm baritore, që  pretendojnë pseudoshkencëtarët  fqinj, deri te vete Krushovi. Shtëpitë  e Topiasve ishin  vila, ose te ngjashme  me to.
Merr
rëndësi të   dorës parë  , koloriti 
gjuhesor, në paraqitjen e tablove të gjera e të përmasave të mëdha. Ja
nje shembull: Përshkrimi  i Beratit, me
shtëpitë e bardha një-mbi një, kalanë, kishat, me kodikët e famshëm, murgjërit
shkrues dhe piktorë ne faqen 91, eshte një perlë stilistikore, që ta sjell
Beratin  dhe kulturën e hershme arbërore
ne  tavolinen tende të   studimit. Në këtë rast  nuk mund të le pa permendur atë  që përjetoi 
Helena napolitane, kur  vizitoi
Beratin, qytetin  e dashur dhe
karakteristik të  Arbërisë  dhe të 
Shqiperisë së sotme. “ U bë shkak 
ardhja ne  Berat, shkruan autori i
romnit, që princesha Helene, perveç 
bukurive natyrore të vendit, te njihte një anë  tjetër të 
Arberisë, botën shpirtërore, që shtriheshin thellë në histori  dhe për të ishte burim  krenarie “ ( F 92 )       Helena 
nuk i dha Arbërise  vetëm
dashurinë  e pastër , por u bë pjesë  e  pa
ndarë   e Arbërise, atdheut të saj
të  dytë, për të cilin u be fli. Në se
kjo  përtërti Helenën trojane, këtë  ja diktonte dashuria, për  bashkëshortin, për femijët, për  banorët 
e papërsëritshem arbënorë.
Romani
i  Osmanit, nuk  është një shumicë panoramash historike,
patriotike, dashurore. Autori   nxjerr në
pah   shumë veti  të kulturs, sjelljes dhe etiketes, qe nuk
lidhen  me  pallatet, kurthet, intrigat, luftrat.Ai na
sjell tabllotë tërësore, të Arbërisë para skënderbejane, atë ngjallje dhe zgjim
të frymës së vetëdijës kombëtare, e cila do të çonte më von në Lidhjen e Lezhës
dhe epopesë së ndritur të qëndresës kundër turqve otomanë.
Ne
faqen 106 , shkruhet : “Mbreti, pas fitores së luftës, në  Piemonte, ja lejoi vetes luksin e  nje dite  
zbavitje gjuetie, me bekimin e 
Papës  Benedikt  i 12 “. Këtu kemi të bëjmë me një  rast domethënës, për punën,  për edukatën, për etiketën, që shoqëria  i imponon ç’do kujt, por jo të  gjithë i njohin si kod të  jetesës .Ne këtë rast, ç’do koment nga unë,
merr karakter skolastik.  Le ta
komentojnë dhe të nxjerrin mësime, 
shtetarët,eprorët, shërbestarët  
e popullit. Hierarkitë  nuk
janë  tirani, por  jane  
gardjane  te institucionit,  te punës me rendiment .  As një lloj 
demokracie nuk mund te çvleftesojë 
punën, institucionin  e jetës
njerezore.
Duhet
të jesh   pa ndjenja, që mos  bëhesh bashkë me   Helenën dhe 
Andrean, kur  zbritën, në Napoli,
për  të takuar   babanë-mbret biollogjik të  Helenës, Robertin D’Anzhu. “Bukuria e natës
në det, qe e pa parë, shkruan   autori ne
faqen 114 të  romanit.  Hëna derdhte 
shkelqimin e zbetë. Deti merrte frymë 
dhe psherëtinte  me të gjithë
gjoksin dhe vijon :  Ata të dy, jetonin
të tashmen, kujtonin të  shkuarën  dhe 
dyshonin, për të  ardhmen “. Në
këtë  ditë të takimit, Mbrei
kriminel  dhe  Babai hipokrit, ju drejtua   Helenës :“ Ke mbi krye  dhe në pamje breoren e  dritës dhe të hirit mbretëror” Askush nuk  do të besonte, se  një ditë pas këtyre  fjalëve, dhe gostisë madhështore në pallatin
mbretëror, do ta  dergonte  çiftin, në giotinë. Këtë krim makabër  mund ta 
bëjë  vetëm një Baba-mbret, i  ardhur 
nga  katakombet e pallateve  të intrigës, hanxharëve  krimit, që fshihet pas perdeve  të mëndafshta, ashtu siç do t’i jepte
Shekspiri në tragjeditë e tij.
Këtë  pabesi, autori na i  përmbledh me një fraze të shkurter : “ Nën
vezullimin e stolive, fshihet varfëria e shpirtit “. (f 122 )  dhe më von na   jep këtë frazë :“ Fishekzjarret e bënë
qiellin e  Napolit, sikur po binin   yje shumëngjyresh “ ( F 125 ). Cila  është pjesa e nënkuptuar  e këtyre frazave ? Gjithnjë natyra  bëhet pjesë e   gjëndjes shpirtërore të njerzve, qoftë në të
mirë, qoftë në të keq. Kjo është  
arsyeja, që  auorët  përshkruajnë mjedisin   e gjerë, ku ndodh  një njgjarje e  caketuar. Pse 
e  qysh ndodh kjo, nuk eshtë pjesë
e  këtij shkrimi, me   objektiv 
më të ngushtë.
E
kam vene re  dhe ne romane te  tjera, Resmiu, nuk i merr për dore  dhe  
t’u tregoi  rrugen personazheve,
ose  ti vizatojë me ngjyrat, që do  ai. I le të ndjekin rrugën e tyre, të
veprojnë dhe të flasin ashtu si dinë vetë ata Na i ka përshkruar   ashtu siç janë  personazhet e oborrit mbreteror, ne
jeten  e tyre  te lluksit 
dhe te begatise. Asnjë nuk ka përçmuar, ose ta   veri ne pozita, për  veprime  
të shëmtuara.  Madje  dhe 
xhelatët, që  shërbejnë në  gjiotinën 
mbretërore . Ata bëjnë punën, për të jetuar. Lënda  e parë 
e punës së tyre  është krimi. Në
pallat  jetojnë vërtet  midis lluksit, por  kanë vetinë e   vetpërmbajtjes dhe  e  të
çmuarit  objektiv të pasurisë dhe të
lirisë së kufizuar, në të cilën u ka rënë fati të jetojnë .
Dihet,
që kama, helmi  dhe pushka  ndodhet pas perdeve të rënda të  sallave, ku derdhet   hareja  
dhe lluksi i praruar, si lumë i vrullshëm  malor. Afër 
ndodhet  giotina mbretërore, që i
bën hije vetes  dhe  klasës së lartë   mbretërore. Ekzekutimi tragjik, që  ju bë çiftit, Helena  dhe Andrea, autori   Osmani, i ka kushtuar  vetem  
paragrafin e  fundit të    romanit. Eshtë   skena më e 
dhimbshme dhe më makabre. Në se  
kjo skenë do të  shkruhej, më
përpara, do  të  krijonte 
një sensibilitet të lartë te 
lexusi, që  do  të  
ndihej keq, për të  vijuar  leximet e mëtejshme. Gjithsesi  urrejtja , per   Mbretin – baba, na mbetet   në mendje dhe na regjistrohet në   ndërgjegje 
.
Liria
e njerzve  nga   zakonet 
prapanike, të martesës, të 
gjakmarrjes  dhe të tjera të
ngjashme, përbën, në të gjitha kohrat 
detyrë parësore, ne emancipimin e shoqerisë  dhe krijimin e klimës bashkëpunuse   të 
shëndetshme  në shoqeri.
Ne
momentin e   ekzekutimit, Andrea nuk pranoi  t’i lidhin sytë.  Ju shkreh 
xhelatëve : “ Dua ta shoh  vdekjen
në sy ! “ ( 130 )  Kjo deshire e
Andreas  është  ftesë për brezat, që  të mos kursejnë asgjë, qoftë  dhe jetën, për lirine  e vërtetë të 
njerëzimit, që fillon nga liria  e   gruas, riprodhuse e   njerëzimit.
Per
stilin dhe gjuhen  e perdorur  të 
romancierit   Osmani, mbetet   ajo, që kam pohuar  dhe në shkrimet para ardhes: shqipe e pastër
e pasur dhe fjala e zgjedhur dhe e gjetur në vendin e saj.Në këtë  roman 
gjuha është   më  e 
stërholluar, sepse, në përshtatje me kohën për të cilën shkruhet,  gjënden 
fjaleformime, të krijura  nga   dukuritë 
fonetike  dhe sintaktore. Kjo  gjuhë 
e   struguar , i ka sherbyer
një   stili të ri, që  e ka bërë prozën, më të  rrjedhshme. 
Ka faqe të tëra shkruar me prozë 
poetike.  Gjuha e larmishme  e   
shprehjes në tema kaq të komplikuara, siç jane temat historike,
mundëson  ndriçimin    e plotë të 
enigmës  së thurur  nga romancieri . Kësaj, ja ka  arritur 
ta realizojë R. Osmani, në të tërë kompleksitetin  e 
punës   të një romani, si ky që
analizuam.
E
vetmja  vrejtje, që kam për autorin është
kjo : shumë shpesh   Helena  i 
shpreh  fjalë të nxehta  dashurie Andreas. Mendoj të  eliminohet kjo skenë, kur    mjekon plaget e tij, pas ditës së gjuetisë.
Kjo do të varet  tërësisht  nga vullneti i  autorit, në se  nuk prishet 
konteksi i përshkrimit  në
këtë  kre dhe në të tërë  veprën .
Në
mbyllje duke uruar romancierin  Resmi
osmani për këtë roman cilsor e dinjitoz që u shtohet romaneve të tjerë
historikë, shpresoj që romani të gjejë rrugën për te lexuesi, veçanërisht te të
rinjtë dhe, duke qënë roman historik më i realizuar në tërë pikpamjet,  të perfshihet nga Ministria e Kulturës, për
vlerësim per çmimin e vitit që jepet për veprën letrare më të mirë. Illo Foto –
Studjus, NY.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










