E premte, 25.07.2025, 08:50 AM (GMT+1)

Kerko: gjon keka

Gjon Keka: Dy telegrame - nga Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi

E hene, 29.11.2021, 09:43 PM


Dy telegrame - nga Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi

Nga Gjon Keka

Me rastin e 28 nëntorit, këtu po i paraqes dy telegrame sipas shtypit austriak të kohës ,të dërguar njërin nga Ismail Qemali dhe tjetrin nga Sekretari Luigj Gurakuqi të cilët njoftuan shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 1912.

Sikur që dihet Austria është vendi i parë që e njohu pavarësinë e Shqipërisë dhe mbështeti forcimin e shtetit të ri në Europë,madje ishte Austro-Hungaria ajo që e mbrojti dhe e mbajti në këmbë shtetin e sapo lindur.

Kombi shqiptar duhet t'i jetë mirënjohës Austro-Hungarisë për mbështetjen e pakursyer të saj në bërjen e shtetit të Shqipërisë.

Telegramet janë këto si vijon:

Ismail Qemal njofton kontin Berchtlod për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë

Presidenti i Qeverisë së Përkohshme Ismail Qemali i dërgoi një depeshe Ministrit të Kontit të Jashtëm Berchtold, ku thuhej se Asambleja Kombëtare, e përbërë nga delegatë nga të gjitha trevat e Shqipërisë, pa dallim feje, të mbledhur sot në Vlorë, shpalli pavarësinë e Shqipëria dhe formoi një qeverie të përkohshme.

Prandaj Ismail Qemali kërkon që Austro-Hungaria të njoh ndryshimin e jetës politike të kombit shqiptar. Shqiptarët janë të bindur se qeveria austriake, ashtu si e gjithë bota e qytetëruar, do t'u bëjë një mirëseardhje dashamirëse duke i mbrojtur nga çdo ndërhyrje në ekzistencën e tyre kombëtare dhe kundër çdo copëtimi të territorit të tyre.

_________________________________

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

“Reichspost” ka marrë telegramin e mëposhtëm në frëngjisht nga Vlora:

Vlorë, 29 Nëntor

Asambleja Kombëtare e përbërë nga delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, pa dallim feje, u mblodh sot në Vlorë, shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe formoi një qeveri provizore, president i së cilës është Ismail Qemal Beu.

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit

Luigj Gurakuqi



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjon Keka: 578 vite nga ngritja e flamurit arbëror dhe shpalljes së pavarësisë Gjon Keka: Të shkruash histori në kurriz të tjetrit nuk mund të jetë profesionalizëm Gjon Keka: Garibaldi për Arbërorët Gjon Keka: A ia helmuan jetën Skënderbeut ata që gjoja i silleshin si mbështetës të tij?! Gjon Keka: 28 Nëntor 1912, zgjim i ëndrrës Kastriotiane për lirinë, flamurin dhe pavarësinë Gjon Keka: Formula e Pagëzimit, dëshmi e të folmes së gjuhës Arbërore Gjon Keka: Harta e vitit 476, shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve Gjon Keka: Arbëria ishte një vend me civilizim të hershëm Gjon Keka: Gjergj Kastrioti e nxirrte të keqen me rrënjë Gjon Keka: A e punoi dhe e ruajti simbolin e flamurit të pavarësisë nëna e Gjergj Kastriotit?! Gjon Keka: Gjergj Kastrioti dhe nëntori arbëror Gjon Keka: Gjergj Fishta në shtypin austriak, 1917 Gjon Keka: Arbërori (Shqiptari) i lashtë dhe Shqiponja me krahët e saj madhështore Gjon Keka: Mesjeta – epoka e artë e Skënderbeut dëshmon lidhjen me antikitetin Gjon Keka: Gravurë e rrallë e Gjergj Kastriotit, 1507 Gjon Keka: Hartë e rrallë me emrin e kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit Gjon Keka: Ja se si janë shkruar e folur më parë ditët e javës, numrat dhe shumë fjalë të tjera shqipe Gjon Keka: Nxjerrja e dokumenteve historike nga arkivat dhe bibliotekat e shteteve europiane Gjon Keka: Gjergj Kastrioti apologjet i parë i mbrojtjes së prejardhjes së tij iliro-arbërore Gjon Keka: Ideali dhe Patriotizmi - Gjergj Kastrioti shembull i përhershëm për brezat

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx