Kulturë » Keka
Gjon Keka: Ja se si janë shkruar e folur më parë ditët e javës, numrat dhe shumë fjalë të tjera shqipe
E merkure, 29.09.2021, 06:46 PM
Ja se si janë shkruar e folur më parë ditët e javës, numrat dhe shumë fjalë të tjera shqipe
Nga
Gjon Keka
Kur
shkruajmë e flasim për gjuhë tonë arbërore(shqipe), duhet ditur se ne po flasim për një gjuhë e
cila është vëshur me mistere, por edhe
që ka në brendësinë e saj sikur që kanë shkruar dhe dokumentuar shumë autor e
studiues se kjo gjuhë i ka rrënjët e lashta për nga epokat e saj dhe lindjes së
gjuhëve në vijim.
Se
a është gjuha arbërore(shqipe) gjuhë që rrjedh nga Ilirët e lashtë këtë e thonë
dokumentet dhe etnogjeografia si dhe emërtimet e saj në shumë vendbanime e
vende të veçanta.
Sidoqoftë
këtu bashkëngjitur gjejmë për çudi shumë fjalë të shkruara e të folura të
gjuhës shqipe që edhe sot në i flasim dhe i shkruajm, dhe kur i krahasojmë këto
mund të themi se shumë pakë ndryshime janë bërë gjerë më sot, edhe përkundër
pushtimeve të shumta nga armiqtë dhe tendencat e tyre për ta zhdukur këtë gjuhë
dhe këtë komb nga faqja e dheut.
Për
mua si një arbëror ishte interesant kur gjeta këto fjalë në gjuhën tonë e që
janë ruajtur e folur në vazhdimësi që tregon në fakt një dëshmi se si në mënyrë
heroike ky popull edhe përkundër trysnisë nga armiqët ata prapë e kanë ruajtur,
shkruar dhe folur këtë gjuhë të lashtë të këtij kontinenti poashtu të lashtë.
Këtu
gjejmë se si janë folur e shkruar numrat, fjalët të ndryshme si Ditët e
javës, pijet si Vera, Birra, , Uji
etj, pastaj Shtëpia, dera etj, etj, sikur që mund t'i shihni aty të nënvizuara.
Këto dokumente historike mbi gjuhën tonë dhe burimet e datat e vitet i ruaj në
arkivin tim personal.