E premte, 01.11.2024, 12:02 AM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: 'Kisha'

E hene, 06.09.2021, 12:51 PM


"KISHA"

(tregim)

Nga Përparim HYSI

Valter F...,burrë gati 80-vjeçar,si zakonisht,aty rreth orës 7.00  të mëngjesit,del nga shtëpia dhe bën intenerarin  e përditshëm: nga shtëpia që e ka afër"21 dhjetorit" dhe ku ta çojnë këmbët. U bie  kryq e tërthor rrugëve të Tiranës dhe asnjëherë nuk hipën në autobuz. Del nga shtëpia në ora 7.00 dhe e shumta,aty nga ora 10.00,kthehet në shtëpi.

Për tri orë të mira është "valencë e lirë" apo ku rafsha,mos u vrafsha. Sado"valencë e lirë",por, në të njëjtën kohë, është paksa i programuar: kurrë nuk e pi kafenë vetëm dhe,pak a shumë,me të ndodhë si me atë thënien:"ku leh qen e ku del tym; ku ia bën daullja"bym". Me shokët e miqtë që pi kafenë,komunikon me telefon dhe u thotë:" Më merr që mbasdite se"axhendën" e kam të ngarkuar. Ka 10-vjet kështu dhe ka formuar një stereotip. Stereotip që,po e theu qoftë dhe njëherë,duket sikur dikush i ka cënuar "kodin e sjelljes së përditshme".

*      *     *

Tek i  tha të shoqes mirë u pafshim dhe,pasi fiksoj në kujtesë"detyrat e shtëpisë, tërhoqi derën dhe,pa e mbyllur mirë,dëgjoi zërin e së shoqes:- Harrove plehrat,Valter!

U kthye,mori qeskën me plehra dhe zbriti nga kati i katërt i një pallati 5-katësh.Pallati  është bërë aty nga vitet '50-të dhe është pa ashensor. Për t'u ngjitur deri në kat të katërt dhe sidomos ngarkuar me"detyrat e shtëpisë"( bidon me ujë 5-litrosh dhe psonisje të përditshme),është pak vështirë për moshën e tij dhe sidomos për të shoqen që vuan nga këmbët, por kur thonë andej nga anët tona: "kërcen prifti nga belaja". Me qeskën në dorë,Valter F... iu afrua kazanëve dhe,sa e hodhi nga dora qeskën,pa dhe një zonjë,mu ngjitur me të,që

hodhi qeskën e saj.Valter F... qendroi në këmbë dhe priti që zonja të largohej. Ajo u kthye me fytyrë nga ai dhe,siç dukej, do ikte në drejtim të kundërt. Për një fragment sekonde qenë përballë dhe Valter F...,sa e pa, bëri kryq. Zonja qe goxha më e re dhe aq e bukur sa të ikte mendja nga koka. Sado i moshuar,por Valter F... nuk e ka humbur instiktin e "gjuetarit". Zonja jo vetëm qe e bukur,por dhe brisk nga goja:- Avash-avash,- i foli të panjohurit,- nuk je në kishë që po bën kryq. Po ku e ha bukën thatë Valter F...? - Jo vetëm jam në "kishë",-tha,por tani e kuptoj pse u ngjall KRISHTI. KRISHTI u ngjall nga një"kishë"si ti. E panjohura (epo kush nuk i pëlqen lëvdatat dhe sidomos një grua) sikur u përkëdhel paksa dhe syri"vigjilent"vuri re një përskuqje kofidente dhe po ky sy e ndoqi"Kishën" tek hyri në pallat.

Sa vuri re,Valter F...,"kisha" banonte në të njëjtin pallat me të,por tek hyrja nr.1. Valter F... është tek hyrja nr.4. E ndoqi me sy dhe,ngaqë e di që të gjitha hyrjet kanë ballkone, qendroi një copëherë me shpresë se"Kisha" mund të rrëfehej atje,tek ballkoni i saj. Vërtet që sot do e pijë kafen tek rruga"HIM KOLLI",por Valter F... nuk është nga ata që të lërë"dasmën e të shkojë për shkarpa". E,sa për mikun e tij që e pret tek Rruga"HIM KOLLI" si hazerxhevap që është nga goja,Valter F... do i thotë:- E di se si më ndodhi? Kur Napoleoni sulmoi Rusinë e Car Aleksandrit,ambasadorët e Evropës shkuan për takim me Carin. Cari qe veshur e ngjeshur për gjah dhe,kur i thanë për takimin,tha:"EVROPA të presë! Cari do shkojë për gjah!". Dhe ja tek është me sy nga ballkoni. Shpresa doli e bardhë."Kisha" jo vetëm banonte në kat të dytë,po u rrëfye tek ballkoni. U rrëfye dhe sytë i hodhi këtej nga Valteri.

Këtë paraqitje,Valter F... e mori si "audiencë" dhe e zgjati paksa minutazhin e pritjes. Për t'i bërë qejfin vetes,tha:" Po sikur të gjejë një sebep e të vijë prapë këtu?". Tek hamendësonte me veten dhe e "ngiste anijen në detin plot shpresë",pa që"Kisha" doli me një qeskë në dorë. E pa"karakollin" pa luajtur nga vendi dhe ia përplasi:-Paske pasur sy të bardhë dhe më more në qafë:m'u thye vazoja ku kisha një tulipan të bardhë! Tjetri,pa e prishur terezinë ia pat:- Ah,të isha unë ajo"vazoja" dhe le të bëhesha dyzet copa veç të më kapnit ato duar! Tani ajo e kuptoi që,i panjohuri kish nevojë për fre dhe jo për ngasje. Qendroi pak,si  për t'u mbushur me frymë, dhe,tek e pa që ai nuk ia hiqte sytë,tha:- Kështu sillesh me të gjitha femrat,se,siç e shoh,je në moshë të atij poetit hokatar të GREQISË së Lashtë,ANAKREONTIT dhe sikur ke marrë huqet e tij.

-ZONJË,- foli Valter F...,unë nuk sillem kështu me të gjithë femrat,por,ZOTI të më ndjejë nëse rashë në gjunjë e bëra kryq, se ZOTI ka"punuar me hile" dhe unë u dorëzova rob i gjallë.Kështu hidh e prit,- tha zonja,- nuk kemi për të mbaruar kurrë. Klubi nga këtu nuk është as 50 metra larg,të ulemi e të njihemi më mirë.

Valter F... u bë me krah dhe,pasi e la" Kishën" të printe para,hynë në klub.

"KISHË",- tha Valteri,- çfarë do pini?-Një ujë pa gas dhe një expres.-Bëj dy,- i tha kamerierit,VALTERI.

Dhe u  ulën,dhe shkëmbyen "kredencialet". Qenë dy hapa larg dhe nuk njiheshin."Kisha" banonte vetëm.Qe mesogrua, por tregonte më e re se ç'ishte. Ai,tek  dëgjonte seç logoriste ajo për jetën e saj, mendonte"betejën e afërt". Mirë syri,- thoshte Valteri,- që bën hatanë,por a je i gatshëm të"ndeshesh" trup më trup me të? Dhe iu kujtua HYGOI që i njihte deri në moshën që ka sot VALTERI,të tilla beteja. HYGOI ka thënë me të drejtë:"Një femër e zhveshur,është e armatosur". Sa kujtoj këtë thënie, Valter F... tha me vete:-Ajo e armatosur dhe unë i çarmatosur!

Ç't'u desh që do të lërosh arën me tre qe/ o Valter-be? Dhe po vet tha:"Po u qethe me shelege, të zë grëshëra!".

Ndërkaq "KISHA" i kish dhënë fund fjalës së saj dhe Valteri hapi " tefterët"  e tij. U bënë "konfidentë" dhe shkëmbyen numrat e celularëve. U ndanë aq ngrohtë,sa të qenë të njohur të vjetër. "KISHA" do shkonte në ITALI ku kish vajzën të martuar.

E mira pret,- tha Valteri,kur u ndanë.

*    *   *

"KIShA" qendroi një muaj në ITALI dhe,sa u kthye, e mori në telefon. Takimin e lanë tek "TAIVANI". Ka më tepër hapësirë dhe është kohë covidi. Vaxinat i kemi bërë,por dhe ZOTI që është lart,- tha KISHA,-thotë:"Ruhu,të të ruaj!". Tërë natën VALTER F... nuk fjeti gjumë. U nis,si zakonisht,në orën 7.00 dhe në 7.30 mbrriti tek "Taivani".  KISHA kish mbrritur para tij. Sa e pa Valterin,iu hodh në qafë dhe e puthi. Ata që e shihnin,mendonin se një"mbesë"po  puth gjyshin e saj."Audienca" vërtet qe e ngrohtë,por VALTERI (ndoshta dhe ajo),mendonte se ç'do ndodhte më tej. Ndënjën aty,gati një orë dhe të dy bashkë u kthyen në shtëpi. Qenë afër dhe,kur do ndaheshin,KISHA i tha:- Hajde ngjitemi tek unë. Jo vetëm i tha,por priu përpara dhe ai si"ogiç" i ra pas. Hynë brenda dhe,pasi e uli në një nga divanët e saj, shkoi diku. Me sa duket,- tha Valteri,- është futur në banjë.  Kur dha ballë,kish veshur një rrobëdeshamb të hollë dhe,sa u afrua tek Valteri,i dha tutje nga supet dhe u shfaq nudo,e tëra siç qe. I vështroi si i trullosur të gjitha nishanet.Valter F... ndalon tek buzët. Dua që t'i prek ato buzë me të miat. DHe ashtu dhe bëri.

Jo kështu,- foli KISHA,- pa hajde,zhvishu dhe ti.

Valter F... sikur u godit nga rrufeja. Trupi i tij,tani.në këtë moshë, i ngjan një dordoleci nga ata që vënë fshatarët në kopshtet e tyre për të trembur zogjtë. Iu kujtua ajo thënia:-Jep një grosh dhe hyn  në valle,jep pesëqind e nuk del dot. U zhvesh dhe vuri re se trupi që u afrua qe aq i ngrohtë si përvëlim. Lëkura e saj qe e butë dhe,kur gjinjët e saj i futi në gojë,mendoi se do vdiste. Kishte një aromë ndjellëse dhe trullosëse. Atje,mbi shtratin e saj ku qenë shtrirë,ai qe robi dhe ajo "zoti" që kish hipur lart dhe lozte "arushë" me të. Sado i trullosur,VALTER F... mendoi për një çast:këtu takohet toka me qiellin. Sa sensuale që është! Duket e ka këtë sensualitet me tepricë.E vetmja dëshirë që ka tani është:të qëndrojë sa më gjatë pranë këtij sensualitetit.

Kur u "kthiellëm",vështruam njëri-tjetrin sikur të çmonin ç'kishin bërë dhe  VALTER F... u ngrit,ia mori fytyrën me të dy duarët dhe e puthi gjatë dhe pa ndërprerje. Lëshoi fytyrën dhe zbriti tek gjoksi dhe,sakaq,aroma që vinte nga trupi i saj,u bë sunduese dhe kish fuqi tunduese.

Dhe,mjerisht,kjo"betejë" nuk mund të zgjaste pafundësisht. Aromën e saj sikur e mori me vete dhe,tek shkruan,është nën efektin e asaj mbrese  aq gjallëruese.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora